Pse jemi në prag të një reagimi të ashpër amerikan

Pse jemi në prag të një reagimi të ashpër amerikan

Nga Bledi Kasmi - 31/07/2018

Ai mund të bëjë gjithçka tani, por kupa është mbushur.

Mediat më të drejtë u morën me deklaratat e forta të Departamentit të Shtetit për korrupsionin e qeverisë, për paligjshmërinë e koncesioneve, por kanë harruar tre rreshta të këtij raporti që ndonëse në gjuhë diplomatike janë thelbi

i qëndrimit politik amerikan pasi e shpallin Ramën një person që punon kundër interesave amerikane në Shqipëri.

Zyrtarisht ai është shpallur non grata ndonëse me një gjuhë diplomatike.

Konkretisht në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “sistemi ligjor shqiptar presupozon që të mos ketë diskriminim ndaj investitorëve të huaj. Traktati i Investimeve Dypalëshe me SHBA, i cili hyri në fuqi më 1998, garanton që investitorët e SHBA të kenë trajtimin e vendit më të favorizuar”.

Si duhen komentuar këto tre rreshta që ndoshta përbëjnë deklaratën më të fortë të Shteteve të Bashkuara kundër Ramës gjatë këtyre viteve.

E para,

duhet të kuptojmë se Presidenti amerikan Trump, ndryshe nga paraardhësit e tij, ka në qendër të politikës së tij ekonominë dhe ekspansionin ekonomik dhe për këtë ai është i gatshëm të reagojë ashpër ndaj çdo vendi kur preken interesat ekonomike dhe gjeostrategjike amerikane dhe këtë e ka treguar qartë gjatë dy javëve të fundit.

E dyta,

në tre rreshtat e mësipërme i thuhet drejtpërdrejt Ramës se ai nuk ka respektuar Traktatin e Investimeve Dypalëshe me SHBA, i cili hyri në fuqi më 1998 dhe që duhet të garantonte që investitorët e SHBA të kenë trajtimin e vendit më të favorizuar. Kjo nuk ka ndodhur.

Kryetari i Dhomës amerikane të Tregtisë në Shqipëri është një nga kritikët më të ashpër të qeverisë për shkak të politikave korruptive dhe klienteliste dhe në shumë raste ai është sulmuar direkt nga Rama.

Croëford ka bërë të qartë se jo vetëm që nuk ka investime të reja amerikane në Shqipëri, por ka paralajmëruar se politikat e qeverisë Rama po i detyrojnë edhe ata investitorë amerikanë që janë, të shikojnë mundësitë të shpërngulen në vende të tjera në rajon.

E treta,

Investimet amerikane në rajon janë përqendruar në drejtim të Maqedonisë. Numri i të pujnësuarve atje nga projektet amerikane pritet të arrijë në 25 mijë gjatë tre viteve të ardhshme. Në zonat e lira ekonomike të Maqedonisë, 40 për qind e kompanive të huaja janë me kapital amerikan. Investimi i fundit është ai i kompanisë DURA”, e cila do të prodhojë pjesë këmbimi për makinat dhe investimi do të kapë vlerën e 38 milionë dollarëve.

E katërta,

Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë të qartë me deklaratën e djeshme se e ka kuptuar strategjinë e Ramës, që kërkon që Shqipërinë t’ia dorëzojë oligarkëve ruse dhe biznesit kinez dhe të largojë ato amerikane dhe se këtë nuk ka ndër mend që ta tolerojë. Jemi në prag të një reagimi të ashpër. Kur Trump i shpall luftë tregtare Kinës, kuptohet se sa vlen për të një Kryeministër antiamerikan në Shqipëri.

Një fishekzjarre dhe pastaj do ti këndohet; ‘e ra Faja prej fiku’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vlonjati01/08/2018 22:36

O Someone se paske dhe emer hibrid .Rama eshte armik i popullit te tij me keq se Sali Berisha .Ka rrenuar kete popull deri ne sfilitje ,e ka futur ne depresion total.I ka heq shpresat se mundet te jetoje normalisht .Eshte mashtrues i lindur nga ata njerez qe kurre se mbajne fjalen dhe u ben gropen shokeve miqve dhe bashkepunetoreve te tij .Ai njeri do e pesoje me keq se chavezi do zvarritet rrugeve nga sasia e droges qe ka ne trup .Ky popull ja ka dhene mallkimin .Ndersa Trump nuk do ti shikoje surratin ketij katili qe shan vjell vrer pastaj kerkon mbeshtetje sikur ska ndodh asgje.Eshte tipi i servilit ,frikacakut ben rolin e gangsterit me taskat e shqiptareve dhe nuk ka kuraje te fus asnje politikan ne burg vec popullin e thjeshte qe ja morri shpirtin.Mallkuar qofte ne emer te popullit shqiptar jo ne emer te atryre servilave qe zene rradhen per ta pritur ata jane njerez te zhveshur si vete rama.

Cimi01/08/2018 11:07

Traktati i Investimeve Dypaleshe te vitit 1998??? Por kur nuk ka investime si mund te flitet per mosrespektim?
Po mire themi qe Qeveria ka qene skandal qe kur mori pushtetin. Sa kompani dhe investime Amerikane ka patur ne Shqiperi qe prej vitit 1990? Pra edhe kur ishte PD ne fuqi sa kishte? 3 kompani. Sa ka tani? Ndoshta 2? Artikull brockull me fryme partiake model propagande se nuk lexon njeri gjate veres. Per sa kohe je nje pike e vogel ne oqean nuk ja ndjen Amerikes per investime ne Shqiperi kur nuk ke stabilitet politiko-ekonomik dhe monopole.

githbo01/08/2018 10:23

keto analizat ku me fjalet e dikujt parashikohet moti per 4 vitet ne vazhdim, te bejne me dal bark.

Nebil01/08/2018 06:26

Konferenca per shtypin e perkethyesit Ahmetaj qe ka garabitur postin e ministrit te financave, dhe pergjigjia e SOMEONE me siper me bind qe Analisti Kasmi ka goditur ne shenje.

albert01/08/2018 02:10

trumpi ka urdheruar ramen qe te fus ruset ne shqiperi
te tjerat jane perralla

someone31/07/2018 22:26

Crawford qe ju e permendni si kundershtar te Rames ne fakt eshte i zhytur ne mut bashke me te. E kuptoj qe doni ne cdo menyre ta sulmoni qeverine por duhet te jeni te besueshem dhe jo te flisni budalliqe

Shto koment

Denonco