Vrasësit po vrasës mbeten!

Vrasësit po vrasës mbeten!

Nga Sali Berisha - 31/07/2018

Të dashur miq, më 2 prill të vitit 1991 hanxharët e krimit, me urdhër të Ramiz Aliseë dhe xhelatëve të tjerë bllokmenë, ekzekutuan Arben Brocin, anëtarin e kryesisë së PDSH për fajin e vetëm sepse po protestonte paqësisht kundër vjedhjes se votës nga partia terroriste e Enver Hoxhës.

Sot pas 27 vitesh, me datën 31 korrik, banda kriminale e neo-bllokmeneve me në krye Edvin Kristaq Ramën dhe ish-ministrin e sigurimit të shtetit, autorin direkt të masakrës së 2 prillit 1991, Gramoz Ruçi, ekzekutoi politikisht si armik klase vëllain e Arben Brocit, gjykatësin e mirënjohur, anëtarin e Gjykatës së Lartë, Arben Broci duke përdorur vetingun si hanxhar të luftës së klasave!

Kundër Arben Borcit, me porosi direkt të Edi Ramës u mobilizuan të gjitha levat e narkoshtetit si narkopolicia, narko-DSIK, xhelatët e ish-policisë sekrete te Enver Hoxhës në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ish-gjykatësit Artan Broci, me urdhër të Ramës iu kontrolluan në selinë e narko-Partisë Siçiliste me dhjetëra e dhjetëra dosje gjyqësore dhe pasi nuk gjeten asnjë defekt, por vetëm zbatim me ndershmëri dhe kompetence te ligjit, atëherë në një akt banditesk ju refuzuan 250 dokumente autentike, me të cilat ai provonte plotësisht të ligjshme çdo qindarkë të pasurive të tij.

Sot Edvin Kristaq Rama dha vendimin e tij kriminal për të ndërprerë karrierën dhe ekzekutuar politikisht një nga gjykatësit më me reputacion dhe më me integritet të drejtësisë shqiptare.

Dukë dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të Edvin Kristaq Rames, që vazhdon qëndrimin prej xhelati të etërve të tij mizorë, shtoj se vrasësit po vrasës mbeten dhe bej thirrje për flakjen e tyre sa më shpejtë nga pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho01/08/2018 22:27

Kujt ja ben thirrjen ti o Sali! Rama ke pese vjet qe po vjedh e shkaterron Shqiperine dhe ju vetem flisni ne ere . mjaft me u bete bajate. Rama ben e ç'ben ate qe do sepse ju, te opozites e keni trdhetuar shqiptaret, jeni edhe ju ne tepsine e kryebastardit! Heshjtja ose veprimi konkret ndoshta ju nderon nje dite. Nuk genjehen me shiptaret me politiken e llumit qe beni ju klasa politike pabese! Turp e faqja e zeze ! Mos u tallni me popullin, se do hani koken!,

Bubrreci01/08/2018 11:35

Po ata dhe ato bukuroshet e bukuroshet e KPK-se a e kane kaluar VETINGUN??? Ne punet e ture te meparshme perfliten per mitmarrje dhe shkelje te ligjit. Edhe per grabitjen e pasurive te niperve te tyre e shume pislleqe te tjera. KJO PUNE ESHTE KESHTU: KUSH ESHTE I JONI ( i PS) E KALON VETINGUN , TE TJERET MBETEN NE KLASE. DHE NUK KA BURRE NENE E BIR KURVE QE HETON ME QEVERISJEN DHE KORRUPSIONIN GALOPANT TE RILINDJES.
RROFTE REFORMA NE DREJTESI.
IK PIRDHUNI ME VETINGUN DHE ONM QE DO MBUSHE DUART ME RRYSHFET ME PARET E DROGES. TA GEZOJME "KOMUNIZMIN E SHEK XXI".

krasasi tp01/08/2018 07:41

ONM ,Komisioneri Publik dhe KPA te rishikojne vendimin e KPK dhe te bejne nje analize krahasuese per te tre komponentet, per tre gjyqtar te kontestuar nga partite dhe opinioni publik. Z.Broci-ZDvorani dhe Z.Zaganjori.

Balo Bna 01/08/2018 05:56

Perfundimisht Sali...
Je per pluralizem mendimi apo per pluralizem politik....?

FAX31/07/2018 23:47

ORE; Asd; ku eshiko ti se ka drejtesi tek mos drejtesia? A ke veshe, sy, e mendim se cpo na bejne keta qe gjykojne drejtesine. Po keta kuash i kaloi qe jane kaq qelibar sa na dalin te paster, e vendosin per drejtesine,,,,a e din ti,,,, ata i vendos vetem diktatori i ri, zaptuesi i tere organeve shteterore, duke emeruarbije komunistesh, trashegimtare te se kaluares, bijte e kurvit, keta po e bejne drejtesine qe po e shkermoqin, vetem, e vetem qe psikopati te realizoi qellimet e tija ogurzeza. Ja pra tek i ke, shihi e shkruaj me objektivitet, se me kete veting, e drejtesi te shkermoqur vetem diktatoret jetojne.

Loran shehu31/07/2018 21:21

Dr Berisha ka tmerrsisht te dret

Asd31/07/2018 21:00

Rama ka te vetat, por as ti as Rama mos u perzjeni me vetingun. Sa me shume koka te pastroje vetingu aq me mire eshte per shqiptaret. Te kishte qene i mire broci nuk do kish arritur ne kete pike drejtesia.

Shto koment

Denonco