Informacion...drejtuar Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë

Informacion...drejtuar Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë

Nga Agim Xhafka - 30/07/2018

I nderuar kryeministër,

Duke qenë se në vitin 2019 zhvillohen zgjedhjet lokale për kryetarë bashkish, po ju informoj se ç’punë ka bërë Erion Veliaj për bllokun tim të banesave gjatë mandatit të tij.

-Dy kazanë plehrash që kishim, ata kemi prapë. Nuk u ndërruan dhe nuk iu vu atyre kapak siç na u premtua.

-Plehrat tërhiqeshin paradreke, ashtu vazhdon edhe sot. Ndonjëherë ndodh që rrinë kapicë edhe dy ditë.

-Te oborri mes pallateve kishim tre gropa dhe këto vite ato jo vetëm nuk u mbuluan, por u shtuan. Tani kemi plot pesë gropa. Që kur mbushen me ujë jemi merak mos na mbyten kalamajtë.

-Më parë paguanim 700 lekë në muaj për ashensor dhe pastrim. Tani, që kur Veliaj na vendosi një administrator, paguajmë 1.000 lekë dhe nuk shohim as administrator e as pastruese.

-Para katër vitesh në pallat uji vinte tre herë në ditë dhe paguanim 120 lekë. Tani vjen dy herë dhe paguajmë 680 lekë. Pa folur për tre taksa të shtuara dhe sidomos ajo e arsimit, pra fatura e ujit+taksa na shkon deri 1.500 /muaj.

-Kishim depozita të gjithë mbi tarracë. I kemi prapë,por unë e zëvendësova me një më të madhe se na ndodhi disa herë që turbullohej Bovilla e ncuk ujë në rubineta për disa ditë.

-Te katet e para në vitet e Lali Erit janë hapur disa lokale ditë-nate. Se punojnë ditën e nuk u pushon zhurma deri në mëngjes. Kemi bërë plot ankesa,por pirdh o prift ne prill na ka ardhur përgjigja.

Siç po ta vërtetoj del se kryetari i bashkisë në Tiranë mund të ketë punuar në mbjellje pemësh,në dhënie çelësash njerëzve të shquar, në selfie para e mbrapa,në puthje fëmijësh, ama asnjë çast nuk ka kryer funksionin e tij në shërbim të kryeqytetasve.

Ndaj të propozoj që partia jote ta ketë në konsideratë këtë informacion. Pra gjeni një kandidaturë të mirë që të mos ndjehet mirë me kryetarin vetëm presor Gazi, por edhe ne qytetarët.

Në fakt jam i lumtur që po bëj këtë informacion të zi. Se nuk e votova ketë njeri se qysh larg kuptohet që është manipulator e njeri shterpë në ide e realizim.

Me shpresë se mund të korrigjohet një gabim që na hëngri katër vjet.

Agim Xhafka, rruga ‘Sami Frashëri’, Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku31/07/2018 18:03

Keni harruar ore miq cilësinë e veçantë të KTBT (jo LGBT, atë e di vetë ai). Cilësia për të qenë holografik, për të transpirtuar imazhin e tij, për të qenë i kudondodhur njëkohësisht, me diferencë kohe 0, sikurse grimca e Zotit, sikurse Zoti në Univers. Ndodhet njëkohësisht duke mbjellur pemë e shkurre për 31 ditë të muajit në Tiranë, në të njejtën kohë ndodhet në bordello meshkujsh në Brazil, në Kolumbi për kontrata "miell" bananesh dhe aty ku nuk i vete mendja njerëzve të vdekshëm të zakonshëm. Aq i zoti është sa që mund të bëjë njëkohësisht kryeministër, president, kryetar bashkie i Tiranës, i urës vajgurore, i Pekinit, i Peqinit, i gjithë qyteteve të botës, nuk ka frikë nga askush, as nga Zoti vetë, meqenëse e ka zëvëndësuar mbi Tokë.

Kastriot 31/07/2018 12:46

Per te shkruar e ke shkruar bukur Z Xhafka, por Tirana nuk mund te behet per nje dite e as per 4 vjet, mijra qytetare te tjere mund te deshmojne te kunderten e kesaj qe keni shkruar Ju, Tirana ka ndryshuar aq shume dhe vazhdon te ndyshoje çdo dite edhe se pengesat artificiale jane shume te medha, natyrisht qe ka shume per te bere per tu bere nje qytet me standarte te larta perendimore. Deshira dhe vullneti i Z Veliaj i duhet dhe do ta kete Tirana dhe kater vjet te jera dhe lagja ku jetoni Ju do te behet sigurisht shume me e mire se sot.

Sait 31/07/2018 11:29

I nderuar Z. Kryeminister,

Duke qenë se në vitin 2019 zhvillohen zgjedhjet lokale për kryetarë bashkish, po ju informoj se ç’punë ka bërë Erion Veliaj për bllokun tim të banesave gjatë mandatit të tij.

-Dy kazanë plehrash që kishim, ata kemi prapë, por më të bukur dhe më të pastër. Ka ndryshuar vetëm mbledhja e plehrave. 4 vjecarin perpara Erion Velise, plehrat vinin ere te keqe se nuk pastroheshin rregullisht.

-Ne kohen tende Z. Kryeminister, kur ishiT ne Bashki, plehrat tërhiqeshin mbasdreke, ashtu vazhdon edhe sot. Ne kohen e Bashes rrinin kapicë edhe nga 4 ditë.

-Te oborri mes pallateve trasheguam nga Basha tre gropa te medha dhe këto vite ato jo vetëm u mbuluan, por u shtuan edhe ambjentet me bar dhe lulishte si dhe rruget e asfaltuara.

-Më parë paguanim 700 lekë në muaj për ashensor dhe pastrim dhe nuk punonte as ashensori as pastruesja. Tani, që kur Veliaj na vendosi një administrator, paguajmë 1.000 lekë dhe jemi shendoshur pak ngaqe ashensori punon dhe vijne shkallet era ilac sepse pastrohen.

-Para katër vitesh në pallat uji vinte nje herë në ditë dhe paguanim 800 lekë. Tani vjen tre herë dhe paguajmë 680 lekë.

-Kishim depozita të gjithë mbi tarracë. i hoqem sepse vendosem pompe dhe jemi te gjithe te kenaqur.

-Te katet e para në vitet e Bashes janë hapur disa lokale ditë-nate. Lali Eri nuk i le me te punojne mbas ores 11:00 dhe shyqyr Zotit qe po fleme gjume. Edhe ata tregtaret zhulca qe na vijne poshte pallatit duke na pjek misra, qe i gjithe tymi na vinte larte saqe nuk hapnim dot penxheret, jane larguar fale Lali Erit. Edhe ata fshataret qe na sillnin gjithe mizat e lopeve dhe gomereve te fshatit te tyre duke na shit presh e qep, domate e kastraveca te prodhuara ne Turqi, jane larguar fale Lali Erit.

Siç po ta vërtetoj del se kryetari i bashkisë në Tiranë ka punuar 100 here me mire sasa ai gjumashi i PD-se, pa llogaritur ketu mbjelljet e pemeve pa fund, koncertet argetuese per qytetaret ne sheshin me te bukur te Europes per 2018, bulevardin e ri te papare, Pazarin e Ri aq te bukur e te paster, etj.

Ndaj te them qe as mos e rruaj fare per kandidatin e PD-se, kushdo qofte ai, se per vota kane per te marre duart e Tironcave te koqet.

Fale edhe zgjuarsise popullore shume perceptive dhe vizionare te Tironcave qe e votuan Lali Erin qe ne fillim dhe nuk jane zhgenjyer aspak, thuaj Bashes me sms qe te perqendrohet fort ne Kukes dhe Shkoder se edhe ato te dyja mund ti humbase me menyren sesi po drejton PD-ne.

Sait Xhufka, rruga ‘Durresit’, Tiranë.

coli31/07/2018 10:08

Më e bukura është se si Xhafka, ashtu edhe komentuesit, po i "luten" Ramës që të mos kandidojë Erionin për kryetar bashkie.

krasasi tp30/07/2018 18:16

Informacion....Z.Rama kryeminister i Shqiperise.Z.Rama me indinjate po ndjek rritjen e vrejtjeve dhe kontestimet jo vetem te profesorve , artisteve, por edhe te qytetareve per punen "fantastike"te K/K te B.T. Z Velija.Qe t'ua mbyllim gojen te gjithve, une te rekomandoj modestisht qe me fillimin e sesionit te ri parlamentar te kaloni nje ligj qe Z.Velija te kaloj ne Veting per te tre komponentet,pasuri,figure dhe ate te aftesive teatrale- e akrobatike.Te shpresojme qe Z.Velija te dal i paster Qe dasmat i ka bere me parat e mamit.qe kompjuterin e "Mjaftit" nuk e theu dhe as e degdisi me shoket e tij se ashtu ishte nje pune.Se nuk ka shkelur premtimet ne 70% te tyre., se takimet dhe lidhjet me prokuror te caktuar nuk kane lidhje me favorizime me kulla, me leje ndertimi korruptive ,me tendera pa gare e ne shkelje te ligjit.Mos mi mere per keq as ju dhe as z.Velija.Keto po mos ti permendja une do ti permendin te tjere dita dites ,bile shume e me shume.Pa shiko qe edhe po qendruan keto ,masi i mbulojne ata te vetingut. Mos me thuaj qe nuk ke njeri atje e nuk influencon dot.Nga nje mik qe ta do te miren Juve dhe vecanerisht Z.Velija.

kaci30/07/2018 16:32

Shume bukur e ke shkruar!

Balo Bna 30/07/2018 16:20

Edhe Luftari ka qene servil,spiun i Sigurimit dhe burre kurve qe ne rini!
Ska faj presor Gazi...

Aqifi30/07/2018 16:16

Bashkohem me mendimin e parafolesit, dhe per gropat, dhe per plehrat, dhe per te gjitha...me perjashtim te ca stolave qe kemi para pallatit. Vjet kur erdhi Lali, ne te njejten dite me te erdhen dhe ata cunat e bashkise dhe stolat u rregulluan e u lyen e u bene drite. Tani presim ndonje "vizite" perseri te Lalit, qe mbase do Zoti dhe kujtohet dhe per ne, se ka pune te medha ai ore, me Teatrin Kombetar (qe ligjerisht, nuk ka pune fare) qe te vije ti rregulloje stolat perseri, te mbylli kanalet qe kane hapur neper rruge bizneset private, pa asnje leje apo miratim, te shofi se c'leje kane dhene qe vila tre kateshe qe ishte bere para pallatit, eshte bere kater kateshe, qe ka zene dhe gjithe lulishten ku loznin kalamajte me preteksin se ka ka mblere nga pronari i meparshem, qe ngjitur me katerkateshen po ben dhe nje njekateshe, e.t.j., e.t.j.
Po mbase nuk ka kohe i ziu, se mezi po mbledh leket ti fusi ne thase, me P.P.P-te.... Duhet me ne fund ta mirekuptojme, se eshte shume i zene...... Nese keni kohe ju, jepini nje dore e ndihmojeni......

Shto koment

Denonco