Faleminderit për aq sa bëtë për ne!

Faleminderit për aq sa bëtë për ne!

Nga Jamarbër Malltezi - 28/07/2018

Mirënjohje artistëve që na ndërgjegjësuan për vjedhjen ashiqare, dhe shkatërrimin e trashëgimisë kur ne si shoqëri po flinim.

Nuk janë heronj, por as batakçinj nuk janë, janë thjesht hallexhinj qe ju ra për hise të përballen me pushtat e shtetit.

Batakçinj dhe Monstra janë pushtetarët që korruprojnë gjithkënd dhe gjithçka me para të pista droge dhe vjedhje qindra milionëshe të tenderave.

Nuk mund tu kërkojmë artistëve atë që nuk e bën dot shoqëria mbarë. Si shoqëri kemi detyrime ndaj artistëve që nuk janë persona të lirë ekonomikisht që të përballen siç duhet me pushtetin korruptues që i bleu dikë me një vend pune për vajzën, dike me një pension special, dikë me ca honorare dhe dikë me ndonjë projekt 30,000 eurosh që është sa një pikë uji nga oqeani i ‘Toyotave Yaris’ të derrkucëve të pushtetit.

Nuk mundën artistët të përballen me pushtat e shtetit që korruptojnë gjithçka dhe ndotin gjithkënd. Ndaj ti vlerësojmë për aq sa bënë për shoqërinë (që gjithsesi ishte diçka serioze sidomos në javët e para të përballjes) pa dashur t’i hyjnizojmë apo ca me keq t’u kërkojmë të martirizohen për atë që nuk reagojmë dot siç duhet si shoqëri.

Në thelb kjo ngjarje me kujtoi poezinë e Kadaresë (Fluturimi i patave të egra) në 1990 kur si shoqëri donim ndryshim dhe simbolin ‘V’ me dy gishta:

“E krijuan germën

E vetme që dinë:

V-ne superbe

Dhe u nisen fluturim....

Faleminderit pata,

Për aq sa bëtë për ne.”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

altini28/07/2018 23:20

E shkruajtur bukur dhe me llogjike.

Shto koment

Denonco