Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kasta shqiptare. Shkëlqimi dhe rënia e afërt e KM-së…

Kasta shqiptare. Shkëlqimi dhe rënia e afërt e KM-së…

Nga Artur Zheji - 25/07/2018

Është ‘Kasta’ një koncept që unë, për së pari e kam ndeshur në Itali dhe ka të bëjë me një shtresë njerëzish, dhe gjithmonë e më shumë me një shtresë apo grup familjesh të pasura apo të stërpasura, që kanë një pushtet të veçantë, në një shoqëri të pa zhvilluar mirë ose të zhvilluar keq.

Kasta, është një grupim, përtej të Majtës dhe të Djathtës dhe që përfshin edhe të Majtën, edhe të Djathtën e klasës politike dhe ekonomike të një Vendi.

Kasta, përbashkohet dhe bën marrëveshje ndërmjet nëngrupeve të fuqishme politike dhe ekonomike, nga e cila përbëhet, të cilat udhëhiqen sëpari nga Paraja dhe Pushteti i duhur, për ta mbrojtur dhe për të shtuar atë, Paranë pra. Ajo hiqet, por nuk është një Borgjezi e mirëfilltë kombëtare.

Në vendet e mëdha, Kasta, organizohet edhe në shoqata sekrete masonike, ku në mënyrë sekrete pra, përfaqësuesit më të spikatur, takohen, për të përcaktuar zonat e influencës, për mbështetjen përcaktuese të aksh force politike që ju intereson më shumë, për rekrutimet në sistemin qeverisës, në prodhimin e ligjeve të veçanta sipas nevojave të tyre ekonomike, për rekrutimet në sistemin e Drejtësisë, të Shërbimeve Inteligjente dhe në Forcat Ushtarake.

Madje Kastat e Vendeve të mëdha e të zhvilluara, krijojnë edhe lidhje ndërkombëtare të fuqishme, që janë përcaktuese në territore, shpesh shumë të mëdha. Në përgjithësi, këto prirje kombëtare dhe ndërkombëtare të Kastave, luftohen nga Shteti, që përfaqson organizimin klasik të shoqërisë, ku edhe populli, është i përfaqësuar dhe gëzon mbrojtje dhe ndihmë.

Rasti shqiptar, ku mbizotëron qesharakja dhe grabitqarllëku primitiv, është pothuajse krejt i përmbysur në prirjen e vet për të krijuar Kastë, sepse Kasta dhe Shteti, janë Ortakë dhe aspak konkurrentë.

Falsifikimi i madh, që ndodhi në vitet ’90, që pasoi rrëzimin e sistemit diktatorial, që edhe ay, kontrollohej nga disa familje të fuqishme përreth Enver Hoxhës, ndërroi Sistemin e marrëdhënieve me pronën dhe teorikisht, i hoqi Partisë së Punës, monopolin politik që zotëronte, por, partitë e reja që u krijuan, u “sulmuan”, nga ish agjentë të Sigurimit, që infiltruan dhe morën poste kyçe, në çdo qelizë të shoqërisë së re politike dhe ekonomike, që po krijohej.

Qëllimi u bë i qartë me kalimin e kohës, kishte Dy Faza kryesore:

– Shndërrimin e ish pushtetit absolut politik, në një pushtet të ri ekonomik, në përputhje me modelin ekonomik kapitalist.

– Konservimin e familjeve të mëdha, pjesë të ish Kupolës Komuniste, në pritje të ditëve më të mira dhe të favorshme për riciklimin e nesërm.

Gjithë kjo skemë, nuk kishte më asgjë ideologjike, që lidhej me të Majtën klasike, nga ku edhe lindën komunistët e parë, idealistë shqiptarë, por kishte thjesht një prirje klanore dhe fisi, që filloi si mbijetesë dhe sot është pushteti më i fortë që kontrollon Shqipërinë.

Pikërisht ky pushtet ekonomik dhe politik, vepron sot, më shumë se asnjëherë si një Kastë, e cila ka zgjatimet e veta, në të gjitha qelizat shqiptare, ku prodhohet para, ku ka pasuri kombëtare për tu thithur dhe zhvatur, në të gjitha qelizat strategjike të kontrollit.

Kasta, gjithsesi nuk është një objekt, nuk është pra një dollap apo një magazinë, nuk është një makinë apo një fushë me misër, por është krijuar dhe mbahet në këmbë, si një Marrëdhënie njerëzish, ku të paktën, zotësia individuale e personit, luan një rol të rëndësishëm.

Të paktën kështu ka funksionuar deri dje, Kasta shqiptare rrokopujë dhe anadollake, deri në marrjen e pushtetit nga KM-ja i sotëm.

I cili bëri një grusht shteti në zemër të Kastës politike dhe ekonomike, duke e etiketuar “Rilindja”, që është thjesht një kod identifikimi dhe ska asgjë ideologjikisht të veçantë dhe të respektueshme.

Në të vërtetë, KM-ja i sotëm, për të qenë padron i gjithëfuqishëm i Kastës së sotme, riktheu në pushtet të drejtpërdrejtë, të gjithë pinjollët e Familjeve të Mëdha Komuniste, tashmë në brezin e tyre të dytë apo të tretë, duke synuar një aleancë të domosdoshme me strukturat e ish Sigurimit të Shtetit.

Mirëpo ay, KM-ja, e “demokratizoi” Kastën, duke futur në shërbim të saj, shumë djem nga populli, që për fat të keq, janë shumica dërmuese, banditë (kuptohet e kemi fjalën për Kapo dhe për Shefa Bandash), në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës dhe që kanë si referencë direkte KM-në, shpesh herë pa ndërmjetës.

Synimi është i qartë, herët a vonë, Grushti i Shtetit, i KM-së ambicioz dhe zbuluar si virtuoz në këtë drejtim, po shkon drejt pushtetit absolut të Individit të tij, sepse padyshim, Absolutizmi, shkakton një furtunë orgazmash mendore dhe psikologjike, një tundim ky, për të cilin KM-ja nuk mund të jetë fajtor, është natyra njerëzore e njerëzve sidoqoftë me prirje të veçanta, që nuk rresht së kërkuari këtë “drogë”, emocionesh të forta.

Kasta që kishim më parë, kishte shumë më tepër të çara dhe shumë më tepër hapësira të lira, edhe për djemtë e vajzat e popullit, që jo detyrimisht ishin banditë dhe votambledhës në të njëjtën kohë, kurse kjo që po kolaudohet sot, është për nga natyra, shumë afër diktaturës, sidomos mbas kapjes së vendosur të sistemit të drejtësisë.

Një sistem i korruptuar deri në palcë, por që, në emër të Reformimit, po shndërrohet në një Agjenci Shërbimesh, të Dhunës politike, në shërbim të një force të vetme politike e, rrjedhimisht në shërbim të drejtpërdrejtë të celularit të KM-së dhe kupolës së tij, personale dhe jo partiake.

Kjo e ka tronditur Kastën e mëparshme dhe tashmë lufta ka filluar.

Ashtu si ndodh me diktatorët e kohëve moderne, sistemi kapitalist, me të gjitha të metat e tija antihumane, e refuzon Diktaturën dhe Diktatorin dhe përkëdhelja qindramilionëshe euro, që KM-ja u bën bizneseve të mëdha, pjesë e Kastës së Vjetër, është e pamjaftueshme për të bërë “Paqen e Diktatorit” me kapitalizmin.

Kështuqë KM-ja, sa më shumë e rrit suksesshëm Pushtetin e tij personal, me Iluzionin se po mbërrin realizimin e ëndrrës së tij, aq më shumë i afrohet në të vërtetë, përplasjes që mund të shënojë fundin dramatik të tij.

Në kapitalizëm, Diktatura është e pamundur ose krejt jetëshkurtër, prandaj dhe Bota, e ruan me xhelozi dhe vetëdije këtë sistem ekonomik.

Por këto KM-ja, krejt profan në njohjen e doktrinave dhe filozofisë politike, dehur me të drejtë nga sukseset e deritashme, rrethuar nga “pronarë të hapësirës dhe të influencës së trurit dhe të pushtetit të tij”, nuk ka se si ti dijë dhe nuk ka se si ti fusë në ekuacionin e vet të përditshëm.

/360grade.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar26/07/2018 10:53

I është afruar Zheji mjafte të vërtetave të politikës shqiptare, por meqe vetë ka qenë i rrjeshtuar në të majtën duke e quajtur këtë rrjeshtim si idealizëm, nuk ka mundur t'ju shkojë të vërtetave deri në fund. Sa i është futur legjendës se Masonerisë si një teori konspirative, nuk do të bënte keq që të fliste për Soroizmin që është një lëvizje e bërë publike e me personazhe realë.
Do të bënte mirë Zheji që si edhe Lubonja, të mos bënin krahasime me Italinë apo me "kastat" përkatëse.
Ku Shqipëria e ku Italia.
Italia vuajti nga një diktaturë fashiste e Musolinin italianët vetë e varën të gjallë nga këmbët.
Shqipëria vuajti nga një diktator komunist akoma më kriminel për popullin e tij, si Enveri e që krimet e tij vazhduan për 4 dekada.
Në Itali, si partitë e majta ashtu edhe të djathta, kanë alergji si ndaj fashizmit edhe ndaj socializmit si sistem, prandaj nuk gjen më në Itali ndonjë parti që ta quaj veten fashiste apo socialiste.
Në Shqipëri, në vendin që vuajti më shumë se të gjithë popujt e lindjes me sistem socialist të modelit stalinist, sot në pushtet ka riardhur partia socialiste po me ate strukturë partiake të ish PPSH. Ndryshimi është se si "sistem", këta socialistë "europianiste të moderuar" janë bërë flamurtarë të kapitalizmit të egër primitiv të para 300 vjetëve në SHBA, ku pasurimi bëhej në rrugë kriminale nga grupe gangsterësh.
Shqipëria nuk pati ndonjë klasë kapitaliste të modelit europerëndimor e as ndonjë klasë "proletare" sepse para se të vinte sistemi komunist, kishte një sistem feudal të prapambetur. Në Shqipëri më shumë se në cilindo vend me sistem socialist në Europë, ideja e të së ashtuquajturës "diktaturë e proletariatit", ishte një gënjeshtër e trashë skandaloze me të cilën abuzoi i pa shkolluari Enver Hoxha. As nuk kishte Shqipëria ndonjë proletariat të mirfilltë, veç disa argatëve të zanatçijve e as vet diktatori nuk ishte i ardhur nga ndonjë klasë e varfër "proletare". Edveri ngjet me Enverin, paradoksalisht me të kundërtat e tyre. Enveri për të forcuar pushtetin e tij diktatorial, asgjësoi elitën pasunore, patriotike e intelektuale, kurse Edveri, po përdor elitën e Enverit për të mbështetur kapitalizmin kriminal të derrit.

askushi26/07/2018 09:50

O Zhej, po me duket se jemi kthyer ne kohen e dikursheme, kur mblidheshim ne mbremje me miq shume te ngusht dhe thonim se "ka ardhur fundi, komunizmi do rrezohet, amerkia do nderhyj, nuk e kane te gjat, e keshtu kaluan 50 vjet me Enverin. Dhe tani duhet te shpresojme se e ka fundin te shpejt. Fundin munde ta kete te shpejte nga zoti, ndoshta, por nga Luli, nga Mona, nga Ilirka, apo nga Penisi (populli dele) i Rames qe nuk ngrihet me, nuk ka ka per te ndodhur. Jemi kthyer ne ate koh qe i luteshim zotit, dhe tani ti lutemi zotit.

Arber26/07/2018 02:43

"Futja kot" - Masonet dhe "te iluninuarit" qene ata qe kryen revolucionin me gjakatar ne historine e njohur te njerezimit, ate Francez. Ata shkaterruan Aristokracine, Fisnikerine, dhe ja dhane pushtetin "Fajdexiut Gobsek" si edhe e fisnikeruan ate. Ata duke i dhene pronesine mbi median "Fajdexiut Gobsek" bene qe fajdexhiu te zoteroje edhe narrativen se cfare ndodh ne bote. Hitlerit ju desh nje Ministri Propagande e drejtuar nga nje Profesor Filozofie si Goebels (mendje e ndritur dhe njeri i ndershem) per te shkaterruar genjeshtrat e narratives se medias qe zoterohej 95% nga Fajdexhiu Gobsek. Sot asngje nuk ka ndryshuar pasi Fadexhiu Gobsek e fitoi luften, dhe zoteron edhe sot 95% te medias. Prandaj sic thote autori i Ishullit Gulag, Solzhenicin "Ai nuk ishte Revolucion Rus, nuk u krye nga Ruset, por nga ata qe i urrenin Ruset, ata urrenin te krishteret, ndaj edhe bene mbi ta masakren me te madhe te njohur, fakti qe edhe sot vazhdon e njejta narrative do te thote se median e kane ne dore po ata qe e kishin dje".

Llosh Palloshi25/07/2018 19:14

Ignorantia argumentum non est

Nebil25/07/2018 18:06

Shkrim interesant i paperfunduar, ndoshta do te kete nje pjese te dyte.

Futja kot25/07/2018 17:52

Korrigjim i “vogël” dhe ndoshta jo shumë i “rëndësishëm”, por absolutisht thelbësor: Masonët janë dhe mbeten forca më progresive në planet, janë ato që e kanë nxjerrë njerëzimin nga errësira dhe obskutantizmi, por për këtë duhen lexime të thelluara, dhe jo TALLAVA’ katnarësh … Lutem lexoni dhe mos u merrni me injorancën, është sëmundja më e keqe. Latinët shpreheshin: Ignorantia non est argumentum ...

Shto koment

Denonco