Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

‘Daja’ përballë ‘Lalit’, pse Dash Shehi është ide e mirë për Bashkinë e Tiranës

‘Daja’ përballë ‘Lalit’, pse Dash Shehi është ide e mirë për Bashkinë e Tiranës

Nga Gentian Gaba - 22/07/2018

Edhe pse jemi më pak se një vit larg zgjedhjeve vendore, politika e ditës nuk po lejon ende një artikulim të qartë dhe strategjik ndaj këtij takimi të rëndësishëm elektoral.

Sigurisht pushteti i akumuluar nga Partia Socialiste i lejon një farë avantazhi në krahasim me rivalët e opozitës; edhe pse thashethemnajat e ngritura mbi rikandidimin apo jo të disa prej qytetarëve të parë, në detyrë në disa qytete të rëndësishme, ka më shumë si qëllim diverisonin e brendshëm dhe të jashtëm, sesa mungesën e vullentit për të qartësuar kandidatët e saj.

Opozita, në rolin e sfiduesit, njëherësh me nevojën për të akumuluar rezultate pozitive që të shkojnë në funksion të paqtimi të dinamikave të saj të brendshme, ka edhe një domosdoshmëri tjetër, i cili tejkalon interesin e saj vetjak, dhe përkon me interesin e përgjithshëm publik. Propozimin e një alternative qytetare, e cila të jetë një anti-model i asaj çka ofron mazhoranca aktuale.

Qartësisht ky nuk është një proces i lehtë. Sidomos duke pasur parasysh se fenomenet kundër të cilave opozita ka shpallur betejë, si tandemi politik/krim, përdorimi i parave të pista në zgjedhje, apo injektimi i tyre në ekonomi nëpërmjet lejeve të ndërtimit që aq kollaj jepen nga mazhoranca, në shkelje të zotimeve elektorale të bëra urbi et orbi në fushatën e 2015, përbëjnë një forcë të përbindëshme ndaj së cilës është gati e pamundur të luftosh.

Megjithatë, edhe përballë një kundërshtari të mujshëm, duhet gjetur forca për të parë përtej “mjegullës së luftës”, dhe për të përcaktuar sa më shpejt një ekip me të cilin të njihet jo vetëm baza e partive opozitare, por edhe qytetarët e komuniteteve ku ata do të kandidojnë dhe do të propozojnë alternativën e tyre.

Në turavrapin drejt qershorit të ardhshëm, Tirana do të vijojë të jetë qendra e rëndesës së politikës shqiptare. Nga ana e opozitës kandidatët potencial përkojnë me disa emra të shqipëruara nën zë nëpër tavolinat politike, por, deri më tani, asnjë nga ata nuk ka qenë në oktavën e duhur për të goditur veshët e elektoratit kryeqytetas.  Njëkohësisht, muajt e mbetur në dispozicion, nuk sugjerojnë krijimin e një kandidati ex novo për Tiranën.

Në këto kushte, dhe në një kohë kur beteja midis palëve duket se do të zhvillohet në fushën e vlerave më shumë sesa në atë të ideve apo projekteve, një emër në kampin opozitar mund të mos duket aspak një ide e keqe përballë taborit të rioshve që borderonë e parë në jetë e kanë sigluar si Ministër apo Drejtor Doganash.

Ai është Dashamir Shehi. Një nga patricët e politikës, figurë gati “super partes”, dhe një personalitet që mund të krijojë konvergjencë edhe në radhët e gjera të aleancës opozitare që duket se po formohet natyrshëm si pasojë e betejave të përbashkëta parlamentare.

Përballë një kryebashkiaku që mbjell pemë dhe korr kulla, i cili fitoi zgjedhjet me premtimin zero ndërtime, por nuk u skuq në asnjë moment kur bash me qiellin e Tirnanës ato çorrën dhe maskën e tij hipokrite; Shehi do të ishte emblema dhe elozhi i një kandidature “normale”, dhe shumë popullore.

“Daja”, kështu e thërrasin simpatizantët, vjen nga një familje e vjetër tiranase, me një karrierë politike tej mase fisnike; një i djathtë i natyrshëm që asnjëherë nuk e ndryshoi rreshtimin e tij. Ka qenë një nga ministrat më të denjë të qeverisë Meksi, i papërfolur në afera që shpesherë kanë njollosur rrugëtimin e politikanëve tanë. Si një “kalorës pa njollë”, është kthyher në një ikonë të opozitarizmit të sotëm. Fjalimet e tij shndërrohen në virale në mediat e reja dhe të vjetra; një frymëzim dhe një shkollë ad hoc për të gjithë ata që ende guxojnë të mendojnë politikën si një gjë serioze.

Shehi do të ishte jo vetëm emblema kundër babëzisë që ka kapluar jetën politike, por një thyerje reale me politikën meskine dhe konfliktuale. Karakteri i tij paqësor dhe afrimiteti i natyrshëm që ka me njerëzit, që kontraston fort me teatralitetin e kundërshtarit, do të krijonte telashe të mëdha për “Lalin”, që ndryshe nga “Daja”, nuk shfaqet ashtu siç është, por është në një aktrim të përhershëm.

Pikërisht kjo distancë me politikën e shtirjes, qoftë si natyrë njerëzore, qoftë edhe si profil politikani, do ta bënte atë imun ndaj rivalëve; mjeshtra në romuze dhe komunikim, por bosh në përmbajtje dhe asnjëherë konsekuent.

Një kandidim atipik, sikurse nuk është aspak tipike jeta e një qyteti në sëmbim. Të marrë peng nga njerëz që për ambicie personale nuk e kanë parë kurrë si një komunitet mbi të cilin të sillnin mbrothninë e një administrimi të thjeshtë, por si një trampolinë në shërbim të jetës së tyre politike dhe orekseve të atyre që këto karriera financiojnë.

Dy herë tridhjetë vjeç, “Daja” nuk ka asgjë për të marrë nga Kryeqyteti, por shumë për të dhënë. Duket një sfidë e pamundur, megjithatë, deri sa të zyrtarizohen kandidaturat, nuk kushton asgjë të ëndërrosh një Kryebashkiak që do të ishte hymni i thjeshtësisë, pas një potere që ndër vite, kryesisht, ka gjeneruar monstra.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ZENEPE24/07/2018 13:15

Nese PD do te propozoje per kryetare bashkie Burra mejhonesh vaj medet Tirana.Me e zonja eshte e shoqja Dash Shehut se Dashi. I aman si Ramadan Kafsha.

Nebil23/07/2018 06:56

Eja mblidhuni ketu! Ketu!
Eja mblidhuni ketu! Ketu!
Bashke me neeeeee

Arber23/07/2018 03:52

Shkrimi eshte shume jo realist. E para te qenit "Tironas" i vjeter i Dash Shehut nuk sjell asnje avantazh elektoral. Tirana ishte rreth 200,000 para 1990, ndersa sot eshte gati 1 milion. Nga ata qe ishin vendali Tironsa, me shume se 150,000 kane ikur ne emigrim ndaj vetem 50,000 jane vertete Tironsa, te tjeret jane fshatare nga rrethet. Ndaj Dash Shehi nuk ka asnje shans te fitoje sepse "tironsit" do ta votojne, sepse ka shume pak, jane ne minorance. Fakti se nje dallkauk, mashtrues ordiner fshatar nga Ura Vajgurore si puna e Velise u be Kryetar Bashkie e konfirmon kete. Ndersa fakti qe Rama eshte ne krye te Shtetit tregon bjerrjen morale te Shqiptareve si njerez te paemancipuar, qe ju mungon aftesia per te analizuar, qe jane pa integritet, te pandershem, te pasinqerte e turren te gjithe per nje kocke. Ndaj askush te mos ankohet per plehrat qe kemi ne koke sepse keta jemi edhe vete, dhe i meritojme.

Asd22/07/2018 22:37

Une dash shehit do tia jepja voten pa hezitim.

krasasi tp22/07/2018 19:09

E gjitha kjo tollovi per te gjetur sfidantin e Velines, ka qellim te mas pulsin per rikonfitmimin e Velines per nje mandat te dyte.Po sikur procesi i Dekriminalizimit te meret seriozisht ?.Korrupsioni sipas ndryshimeve kushtetuese perben veper penale ne mos gaboji.Po shkelja e barazise ne tendera ?.Po sikur vetingu te perfshije edhe Kryetaret e Bashkive?. Po sikur te gjitha keto te kthehen ne nje vrime te zeze per cdo kryetar bashkije qe eshte i perfshire ne afera .Apo K.B jane mbinjerez qe qendrojne mbi ligjin dhe mbi ta vepron vetem "ndeshkimi" me vote.Kandidimi i Dajes ndoshta do ishte i nevojshem.mos te harrojme qe Z.Basha u be K/B fal votave te komunisteve te te ndjerit hysni Milloshi.Por kandidatura sfidante e atij qe do nxjer mazhoranca ,duhet te jete nje kandidature e PD, me integritet moral, profesional dhe me lidhje organike me spekktrin e djathte.

Tironsi22/07/2018 17:56

seriozisht e keni mo?Nuk po talleni>?Po ta donte Tirona kete Dash Shehin i jepte me shume se 2-3% para 10-20 viteve, e si mendoni se tani pas 10-20 vitesh konsumin, do i jape 51%? Hajde PD hajde !!!

Ajo22/07/2018 17:40

Nuk duhet qe per fituar kunder Veliajt gjate fushates per kryetar bashkie ne Tirane duhet gjetur nje tjeter figure po aq e pacipe dhe manipuluese si e lali Erit. Kjo menyre kendveshtrimi eshte thellesisht e gabuar dhe kam frike te them... shqiptare. Nuk eshte cudi qe ne krye te vendit vijne monstra te tipit Edi Rama, sepse pa mbeshtetjen e elektoratit ata kurre nuk duheshin te ishin atje ku jane. Me kujtohet momenti kur Edi Rama u zgjodh kryetar i PS-se dhe dikush ne rrethin tim familiar qe ishte socialist ( komunist ) i thekur ishte i hutuar por edhe pak i eksituar. E pyeta se si ka mundesi qe ju socialistet zgjodhet si te parin tuaj dike qe jo vetem ka nje integritet te ulet moral, etik, por qe nuk ka lene rast se talluri me ju dhe trashegimine tuaj te “ lavdishme” deri ne momentin qe iu dha mundesia te futet ne politike nga Nano?
A e dine se cfare pergjigje me dha?
Ne e dime se kush eshte Edi Rama, por gjithashtu e dime se ky eshte i vetmi qe mund te mposhte Sali Berishen.
Fat te mbare-i thashe- por do vije nje dite qe ju socialistet do mallkoni veten per zgjedhjen qe bete!
Dhe sic e shihni ( une asnjehere nuk pata ndonje iluzion per Ramen, qofte duke u nisur nga fakti qe ai kish mohuar dhe braktisur birin e tij deri ne momentin qe Sali Berisha ia beri publik dhe i duhej te rikrijonte figuren e “ prindit te mire” per te fituar bashkine e Tiranes) parashikimi im doli i sakte. Sot Edi Rama jo vetem qe shkaterroi Shqiperine por ne te njejten kohe edhe PS-se qe mund te kish ne gjirin e saj edhe disa socialiste te vertete. Prandaj kandidati i opozites per kryetar bashkie nuk duhet kursesi te jete i kallepit te neveritshem te lali Erit. Perndryshe, me mire mbajme Lali Erin. Kanditati i opozites mbi te gjitha duhet te kete integritet moral dhe intelektual.

Labi22/07/2018 17:28

Nje figure si Daja, do te ishte ideale jo vetem per tiranasit por per te gjithe banoret e Tiranes,por meqe njerezit e ndershem te ketij vendi dhe qe duan te qeverisen me ligje dhe jo me hajni nuk jane me shume se 25% zgjedhja e Dajes eshte nje utopi e bukur qe mund te shijohet vetem ne enderr..

sefer babale22/07/2018 16:08

o sikur Majko..!!!??

Daj Jaku22/07/2018 16:01

Për lesh ke ikur ti o dajua DAJO. Ku do ta ketë atë fat kjo Tirana jonë e shumëvuajtur, që mbas Qazimit të Madh ka duruar gjithfarë tiranësh ardhur nga gopi s'ëmës për ta përgjakur, terrorizuar e shfrytëzuar, shfytyruar e shpartalluar, shkërdhyer mbarë e prapa, një shenjë të qytetarisë së hershme nuk ja lanë pa prishur, edhe varrin e themeluesit ja mbuluan me atë paljaço hotel akulloren. Dash Shehi Kryetar Bashkie i Tiranës. I vetmi që e shtrin përtokë lakuriq atë ë shitësin e fiqve mufka. Për një vit mashtrime të Ermut Valisë, Dashit i mjafton një batutë e çastit për ta bërë qesharak.

dajo22/07/2018 14:48

dajo kali ka ikur per lesh prej kohesh,eshte shtremberuar fare
Kunder veliajt duhet nje burre qe ja mbledh me goje edhe me shkrim lalit,duhet nje harbut se vetem ashtu merr vesh populli kurve i tiranes

Shto koment

Denonco