Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Behu e përgjegjshme Vasilikë!?

Behu e përgjegjshme Vasilikë!?

Nga Oerd Bylykbashi - 21/07/2018

21 korrik dy vjet më pas.

Vasilikë, t'u deshën kaq vite të kuptoje se Reforma juaj në Drejtësi po kolapson.

Tu deshën kaq vite që të arrish ‎në ato konkluzione që para dy vitesh t'i thamë e stërthamë ne, opozita, në Komisioni e Reformës në Drejtësi.

Sot ti Vasilikë na paske deklamuar: ‘duhet të jemi të përgjegjshëm’‎. Po Vasilikë, duhet te jesh e përgjegjshme ti dhe koleget e tu për Rrëmujën katastrofale në Drejtësi, që ti dhe kolegët e tu gatuat pa dëgjuar paralajmërimet dhe kritikat tona dhe hodhët poshtë me mendjelehtësi poetike propozimet tona sepse kishit mbështetje ekstranacionale.‎

A te kujtohet Vasilikë kur ti, Ulsiu etj, ishit gati të miratonit draftin e Kushtetutës të Fatmirit ‘me sy mbyllur’ siç propozoi Pandi? Kjo është papërgjegjshmëri lapidare Vasilikë!

Zoti i shpëtoftë shqiptarët prej papërgjegjshmërisë tuaj, se ty e kolegëve të tu jua fal Edi mekatët!

Vasilikë, nuk mund t'i kërkosh opozitës të jetë e përgjegjshme e të votojë që të kompletojë sistemin e kapjes politike të drejtësisë prej jush e të bëhet pale. Meqë nuk ju funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjate tek Magjistratura, kërkoni që t'ju ndihmoje opozita?! A je e përgjegjshme për këtë kërkesë Vasilikë?!‎

I ke bërë thirrje studentëve që janë diplomuar jashtë të vijnë të t'ju ndihmojnë në këtë ‘mrekullinë e tetë’ tokësore që po ndodh në Shqipëri me Reformën në Drejtesi‎, kur edhe studentët që nuk janë diplomuar ende në Tirane e kanë kuptuar katastrofën e reformës tuaj.

Shtet anëtar i NATO-s, vend kandidat për në BE që pret hapje negociatash, që sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë dhe asnjë institucion kushtetues drejtësie, vetëm Shqipëria është.

Kjo është pasoja e çorbës në Drejtësi që gatuat. Uroj që e ke të qartë që 50 studentët e Magjistraturës nuk t'i zgjidhin dështimet për KLGJ, KLP, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, gjykatën e posaçme antikorrupsion apo BKH qe nuk ngrihen dot pas dy vitesh.

Vasilikë, ke të drejtë, ti dhe kolegët e tu duhet të jeni të përgjegjshëm, se nuk jeni! Pyet Edin se ai e di shumë mirë qëllimin e të gjithë kësaj: kapja e drejtësisë qe ai te mos shkojë në burg.

Përveçse të përgjegjshëm, ju duhet të viheni para përgjegjësisë, sot dy vjet pasi vratë konsensusin e Reformës në Drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

linda moore25/10/2018 04:42

A jeni në ndonjë krizë financiare, a keni nevojë për ndihmë financiare? apo keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për fonde për të zgjidhur borxhin, për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të mirë? A keni një rezultat të ulët të kreditit dhe po e keni të vështirë të merrni shërbime kapitale nga bankat vendore dhe institutet e tjera financiare? Këtu është shansi juaj për të marrë një shërbim financiar nga kompania jonë. Ne ofrojmë të gjitha llojet e huasë për kompanitë individuale me normë interesi 2%. Nëse keni nevojë për një kredi mos hezitoni të na kontaktoni përmes emailit: georgefranklincreditcompany@gmail.com Apo Whatsapp: - +19292227999

krasasi tp24/07/2018 12:35

Ajo-u detyrova te vazhdoj debatin thjesht se vleresimin per mua se qendroj ku e ku me lart se Z.Patosi ,e vleresoj si nje kompliment te pa pa drejte e qe nuk e meritoj.Se pari une e vleresoj Z.Patosi per shkak te identitetit politik,ligjerimit politik, gazetaresk dhe perballjes publike ne parlament me kundershtaret politik.Duke qene edhe n/kryetar i PD por edhe K/Krupit Parlamentar te PD dhe edhe se keto poste ne parti i jane ofruar nga Z.Berisha, me shtyn te shtoj, mua me bene nder krahasimi me Z.Patosi Nese listat e PD per zgjedhjet e 2017 u bene nga Z.Basha pa u konsultuar me asnje struktur te PD dhe as me Z.Berisha, por me kunatin dhe disa riosh , aq me shume qe nga kjo liste jane perjashtuar disa personalitet , intelektual, qendrestar,shefa departamentesh, disa edhe perfaqesues te shteres se ish te persekutuarve, me shtyn mua te mendoj se me kete veprim ne PD eshte fut fara e pakenaqesise, mos vleresimit per kariren dhe vlerat, dhe se kjo fryme shtrihet pastaj nga vertikalisht ne struktura duke ndjekur nje trajektore te re ne rrafshin horizontal, pra elektoral. Ne qe jemi ketu besoj , modestisht dime me shume se ju per gjendjen dhe situatat elektorale..Pervec ndjeses dhe komplimentave te shkembyera, ashtu sic theksoni Ju, thelbi i debatit dhe mos dakortesija ngelet.A eshte e kapur R.D?.Une po i pergjigjem me nje pyetje retorike.Pika 7 e kerkeses se djeshme per ngritjen e nje strukture kontrolli dhe kordinimi per RD ,e parashikuar ne ndryshimet kushtetuese eshte penguar nga PS apo nga PD?.A jeni Ju per R.D apo ju e konsideroni ate nje futje hundesh nga partneret, apo nga stafi ambasadorial , si nje ndihme per Z.Rama.Ju rekomandoni me te drejte si zgjidhje, zgjedhjet, por te lira e te ndershme ashtu sikunder ato duhet te ishin zhvilluar ne keto 27 vjet.Une nuk kam besim se keto zgjedhje mund te zhvillohen me kete panorame politike.se gjendja ne kampin opozitar nuk eshte ne pritshmerite e popullit opozitar.Kjo mos perputhshmeri ka shume arsye .Une me larte, ceka vetem njeren..

Ajo22/07/2018 22:06

Z. Krasasi faleminderit per ndjesen, por gaboheni per dicka. Une nuk i perkas shtreses te te persekutuarve, por babai im anjehere nuk e aprovoi diktaturen dhe kish alergji ndaj komunisteve, por i shprehte ndjenjat e tij vetem brenda mureve te shtepise dhe une sigurisht u rita duke pasur nje mendje te hapur. U shkollova ne dhjetvjecarin e fundit te diktatures, kam qene studente ne vitet e paushqyeshmerise dhe tallonit, ne vitet kur ne studentet ashtu si gjithe ajo pjese e shoqerise se ndergjegjesuar, filluam te peshperisnim mes nesh dhe te nxirrnim dufin ndaj diktatures me anektodat kunder nomenklatures qe ishin shtuar dukshem pas vdekjes se Enverit.
Por besoj se jo vetem shtresa e te persekutuarve, qe natyrshem i perket se djathtes, por kushdo tjeter ben zgjedhjen e tij ne jete bazuar tek trashegimia familjare, arsimimi, rrethanat jetesore dhe mbi te gjitha tek ndergjegjia.
Une jam e bindur se ju nuk jeni Sonja, as Patozi ( sic e thashe do ishte fyerje per inteligjencen tuaj me aq sa lexoj), por sinqerisht nuk me pelqen analiza juaj tek e fundit. Zoteri, PD dhe opozita ne pergjithesi nuk duhet te ulet ne nje tryeze me shkaktaret e qellimshem te katrahures se quajtur RD. Nese do ndodhte, atehere opozita do nenshkruante denimin e saj me vdekje dhe populli do humbet te vetmen shprese per shpetim nga kjo diktature qe nuk di se cfare emri ti ve qe po instalohet ne vend.
E vetmja zgjidhje eshte se pari qe kjo qeveri e inkriminuar te largohet dhe se dyti vendi te pregatitet per zgjedhje te verteta prej se cilave te dale nje kuvend i besueshem, bazuar ne vullnetin e lire dhe te pakompromentuar te popullit.

krasasi tp22/07/2018 18:36

Ne fakt mendova qe komentueses Ajo, ti kerkoja ndjese per pjesen e pare te komentit, sidomos pas pergjigjes se saj, qe pervecse emigrante i perket shtreses se te persekutuarve . Duke mare shkas nga komenti i shqiptar thjesht duhet te theksoj se une i ndjek me shume vemendje komentet , me shume se ato analiza apo shkrime te protagonisteve politik apo mediatik.sepse ne mendimin tim politikanet dhe analistet jane nen efektin e autocensures dhe llogarive elektorale.Une jo se e maj veten me te zgjuar nga cfare jam por pretendoj qe sa shikoj nje shkrim te nje autori qofte politikan apo gazetar pothuajse e di se si e fillon dhe si do ta mbaroj "fabulen".Per komentuesin shqiptar duhet te them se e "njof" qe prej vitesh sigurisht nepermjet komenteve te postuara edhe ne portale te tjera ne mos gaboji dhe i kam vleresuar shume ,ashtu sic e meritonin.Rikthimi ne kete portal eshte nje kontribut ne favor te se djathtes, te opozites ne pergjithesi por edhe nji interes publik.A.Patosin as e njof, as e kam takuar , as ja njof kontributin ne PD , as ne se ka qene duke luajtur rolin e nje kali troje brenda te djathtes dhe PD ne vecanti.Por edhe krahasimi im me Z.Patosi eshte i tepert qofte duke me krahasuar ne ligjerimin politik, letrar e gazetaresk apo te dinakerise per te hedhur gurin dhe fshehur doren.Une thjesht jam nje katundar i natyralizuar ne Tirane .Por i vertete dhe i drejteperdrejt.Komentet e mija te perditshme ne kete portal ne shume vite nuk e kane demtuar aspak opoziten dhe aq me pak PD.Sikur te botoheshin te gjitha do delnin nja dy vellime besoj.Pune e pa paguar. Nje kontribut per interes publik mendoj une.Armik publik mund te me konsiderojne te tjeret.Mik i Rames mund te me etiketojne te tjeret.ska gajle.Pas Z.Berisha dha pas disa gazetareve te paket dhe "qytetareve dixhitale" une pothuajse cdo dite kam denoncuar kanabizimin e vendit ,kryearkitektin e saj Z.Rama dhe pasojat e tij ne gjithe zhvillimet politike dhe shoqerore.sigurisht, jo se nuk mbolla vete, nuk tregetova vete, apo ngaqe nuk pata oferta per gjitheperfshirje..te gjitha i theksova ne respekt te dy komentusve te mesiperm Ajo-shqiptar ngaqe kane debatuar me mua. Une nuk jam vendim marres."Qeverija eshte problemi"' "Vendim marresit jane problemi".

Taku22/07/2018 18:06

Ne te gjithe periudhen post diktatoriale besueshmeria te sistemi i drejtesise nuk ka qene kaq e ulet sa mbas fillimit te zbatimit te kesaj pseudoreforme lu-vllahutin.
Me gjith kontestimet qe kemi pasur ne periudha te ndryshme,(as ne 97)nuk ka ber vaki qe keyeprokurori-ja te zgjidhet me tym e flake dhe te jete kaq hapur ne sherbim te njerit krah te politikes.
Kjo mender reforme e imponuar ka prodhuar vetem percarje,pasiguri dhe kthim mbrapa.

shqiptar22/07/2018 09:27

Mar shkas nga polemikat midis dy komentuesve "ajo" e "krasasi tp" për ti thënë këtij të fundit,që duhet të kuptojë se ne emigrantët që kemi përjetuar deri në kockë te kaluarën diktatoriale enveriste, e ndjekim me interes edhe tranzicionin e dhimbshëm shqiptar, duke mos qenë drejtë për drejtë viktima të propogandave enveriste që vazhdojnë akoma edhe sot, jo vetëm në mediat, por edhe në kafenetë e mbushura plot, kemi mundësinë ti shohim e vlerësojmë në mënyrë më të pamvarur liderët politikë shqiptarë duke i krahasuar me liderët politikë të vendeve demokratike ku jetojmë..
Nuk gjejmë në vendet perëndimore europiane asnjë politikan të nivelit të ulët intelektual e moral të Ramës edhe ndërmjet socialistëve e jo më të djathtës.
Vërej se në disa komente ti zotëria me pseudonimin "krasasi tp", ndonëse bën sikur mban qëndrim kritik ndaj Ramës, duket kjartazi se je mbështetës i një politikani "të djathte" të dështuar, që po i vjen në ndihmë PS e liderit të saj, Astrit Patozit.
Ka në Shqipëri me bollëk "analistë" e "opinioniste" , bijë e nipër të nomenklaturës së lartë të pushtetiti diktatorial enverist, që e kryejnë me zell këtë detyre që po kryen ti, për të vënë shenjën e barazimit midis liderëve demokratë që rrëzuan sistemin diktatorial e sollën demokracinë pluraliste, e mbeturinave të enverizmit kriminal që sot na janë vëne që të drejtojnë deri tempullin e demokracisë, parlamentin.
Shteti modern ligjor shqiptar, nuk mund të drejtohet nga piktorë, gazetarë, përkthyes e historianë mediokër, por nga juristë, ekonomistë e sociologë të formuar në perëndim.
Këtë duheta ta fiksosh mirë në kokën tende o zotëria krasas.
Nuk mund të krahasohet piktori dështak Rama, apo gazetari mediokër Patozi, me një jurist të formuar në Hollandë e të punësuar edhe në Gjykatat ndërkombëtare nga OKB, siç është Basha.. Është njëlloj si të krahasosh karrocierin, me pilotin e anijeve kozmike.

ZZK22/07/2018 02:15

Debat me RAMEN, apo debat ne PD?RRomuzin si politike e thua bukur krassas, por qellimin e ke shume tendencioz dhe me kahe rilindase. Ketu , ose ne politike po zien mendimi , dhe eshte plotesisht e drejte, qe kjo qeveri e RAMA si organizator e perpilues i zaptimit te drejtesise ka marre kompetencat plotesisht te pushtetit gjygjesor e kudo, e me pa te drejte e veprime djallezore qe e kane treguar tere veprimtaria e organeve qe jane zgjedhur me pikatore nga komisionet e me vulen e aprovimin e KM. Kjo drejtesi, ky pushtet nuk mba me arome pushteti e drjtesie, kane falimentuar keqas e kushedi sesi do perfundoje. Kush kerko qe opozita te bashkepunoi me keta tradhetare, eshte me keq nga ata. Opzita ka rrugen e saj e direktivat se si ta largoi sa ma pare kete fatkeqesi.

Ajo22/07/2018 01:01

Z. Krasasi tp,
E shoh qe jeni njeri i vemendshem, ashtu si dhe une. Eshte e vertete se prej vitesh jetoj larg, kurre nuk kam qene pjese e asnje partie, s’kam asnje interes pervec se te nje qytetareje qe me dhimbset vendi im i shumevuajtur kur parashtroj pikepamjet e mia dhe kam opinionin tim personal bazuar ne llogjiken time dhe te asaj qe besoj se eshte e drejte, qe e konsideroj pjese te karakterit tim. Une besoj tek e djathta, pas zhgenjimit te tmerrshem qe kam perjetuar nen diktature. Sipas mendimit tim , te djathtet sigurisht qe mbrojne interesat e te pasurve, por gjithashtu besojne fort tek zhvillimi i shoqerise qe vjen si rezultat i konkurences se forte, punes se gjithsecilit, mbrojtjes se traditave konservative te familjes dhe shoqerise. Te djathtet jane shume here me te sinqerte se te majtet. Nese te djathtet shprehen hapur, te majtet jane demagoget dhe hipokritet me te medhenj! Hiqen sikur punojne dhe kujdesen per shtresat ne nevoje, por ne fakt bejne shume here me pak se te djathtetper te promovuar ekonomine dhe permiresuar jeten e shtresave te papriviligjuara. Une nuk jam naive dhe as besoj verberisht tek e djathta apo tek ndonje lider i saj. Kapitalizmi eshte shume i ashper dhe asnjehere i drejte, por historia na ka treguar se tipi i demokracive perendimore me sistemin e rotacionit politik bazuar tek vota e lire eshte me i miri qe shoqeria njerezore ka prodhuar deri me sot. Ju zoteri flisni per rendesine e mareveshjeve politike te klases politike. Sigurisht qe eshte normale, por vetem nese te dy krahet e politikes merren vesh per te permiresuar apo kapercyer ndonje ngrerc ligjor, duke supozuar se te dy krahet nuk kane qellime te tjera, apo nuk jane te lidhura me krimin e organizuar. Por ne kushtet ne te cilat e ka katandisur vendin Rama, cdo shqiptar me minimumin e ndergjegjes qytetare duhet te rreshtohet ne krah te opozites, qe eshte garantuesja e vetme sot per sot se mund te shpetohet vendi nga rreziku i instalimit te diktatures. Edhe une kam rezervat e mija ndaj aksionit politik te PD-se, por nuk duhet te harrojme se kjo parti eshte ndodhur perpara sabotimit te aksionit te saj nga burokratet e BE-se, qe jane rreshtuar te gjithe perkrah Rames duke injoruar shkrirjen e shtetit me krimin e organizuar. PD- ja ka padyshim meriten qe po ben nje lufte te perditshme kunder shtetit mafioz dhe duhet te jete krenare se nuk eshte perzier ne asnje afere mafioze! Dhe kjo nuk eshte pak, kur te gjithe e dime lumin e milionave te droges dhe trafikimit njerezor qe qarkullojne ne Shqiperi. Edi Rama, nje pjese te kesaj pasurie qe ka grumbulluar ne bashkepunim me krimin po e perdor per te blere mediat, intelektualet e shquar, kundershtaret politike, burokratet e BE, ambasadoret..... E kuptoj shume mire rendesine e mareveshjeve politike ne momente te veshtira per kombin. Por ky nuk eshte rasti zoteri. Nese PD ulet ne tryezen e marreveshjeve me PS e inkriminuar, nuk do ti sherbeje vendit per asgje, perkundrazi do vulose fatin e mallkuar te kthimit perfundimtar ne diktaturen e ish- bijve te nomenklatures. Sot Edi Rama kerkon bashkepunimin me opoziten per te shtene plotesisht ne dore sistemin e drejtesise. Besoj dhe shpresoj qe opozita te mos bjere ne gracken e Rames dhe sidomos te mos degjoje me “ keshillat” apo urdherat e burokrateve te BE, apo ambasadoreve si puna e Lu, qe fiks dy vjet si sot detyruan deputetet e opozites te votonin kete pacavure me emrin e madh Reforme ne Drejtesi, megjithese e kishin te qarte se si do perfundonte. Shqiperia kishte vertet nevoje urgjente per nje reforme ne drejtesi, por jo ama per nje reforme te papare askund ne bote, te ideuar dhe zbatuar nga Sorosi me parate e taksapaguesve amerikane per t’ ia bere dhurate Edi Rames. Shiko ku kemi arritur! Do te duhen mbase dekada qe te rregullohet ky dem monstruoz qe iu be drejtesise dhe popullit shqiptar.

krasasi tp21/07/2018 23:09

Ajo, - Zbulimi juaj se pas komentueses Sonja qendronte Astrit Patosi dhe nenvizimi se ".....jam ku e ku me i zoti"se Sonja, dmth se Astrit Patosi , fillimisht u ndjeva krenar.Kur komplimenti te vjen nga nje emigrante qe ka pare bote me sy, ndjesija dyfishohet.Por ne moment u perqendrova dhe me ngriu buzeqeshja.Kujtova fatin e Sonjes se shkrete dmth Astritit qe u dekonspirua fal aftesise dhe nuhatjes tuaj investigative.Ne te pakten 5 vjet qe komentoj me siguri lakejt qe e rrethojne z.Rama me kane identifikuar dhe shpallur si "armikun numur nje te Zotit" dmth te z.Rama.Sigurisht Ju ini ne gare me kohen, (ke edhe nje komentues tjeter) per t'me identifikuar kesaj radhe si armik i se djathtes.Ne fakt Ju nuk e keni aq shume me mua se sa me syri.net,Ju keni vrejtje per politikat editoriale te portalit dhe kete e shprehni me marifet.Ju habiteni se si botohen edhe zera te qytetareve ashtu bruto sic i mendojne.Sa per patriotizmin qe me permend se mu "dhimska ky vend sa me ska"duhet te them se as dashurija jote pas ndonji lideri te perkohshem ne PD nuk ju bene Ju kryepatriote dhe as etalon ku duhet te maten te tjeret.Duke punuar dhe jetuar jashte ,ju keni nje priviledh, qe te brumoseni edhe me nje mentalitet me te perparuar.Ta degjosh, ta pranosh, por edhe ta tolerosh ate qe mendon ndryshe.Sa per komentin tim te mesiperm ,ju keshilloj ta lexoni edhe nje here , per te kuptuar shqetesimin dhe mesazhin e qytetarit.Marreveshjet midis forcave politike dhe zgjidhja e mosmarreveshjeve me marreveshje besoj eshte rruga me e mire.Ju ne mos gaboj jetoni dhe punoni ne SHBA ,por mesa duket jeni mbrujtur ne rini me mesimet e Revolucionit Francez.Pas disa eksperiencave te tmerreshme te viteve 1996-1997-1998 dhe pas disa eksperimenteve ne miniature nga te dy krahet e politikes shtrire ne periudha me te aferta, ne qytetaret qe banojme ne vendin tone, zgjedhim, zgjidhjen nepermjet marreveshjeve.ju personalisht jeni nje qytetare e angazhuar dhe e ikur me koken kthyer pas, per fatet e atdheut, perderisa komentoni shpesh ne kete portal.Besoj ndajme pikpamje te njejta per shume tema qe trajtohen ne kete portal ashtu sic ndahemi ne ate qe une kam zgjedhur mos te jem nje "gur i rende partije"qe gjithsesi eshte i "rrezikshem " edfhe kur qendron mbi "partine"edhe kur qendron anash por edhe kur qendron ne fund te bishtit te kavallit.Respekte dhe mbec me shendet.

Ajo21/07/2018 20:41

C’na thenke more zoteri ( krasasi tp?) !!!
Me demek sipas teje, opozita te ulet si shqerre ne tavoline me Vasiliken, Ulsiun dhe gjithe lukunine e ujqerve te PS-se qe te behet sqepar ne duart e Edi Rames per te ngule edhe gozhden e fundit ne arkivolin e te ashtuquajtures Reforme ne Drejtesi? Apo jo?
Ti nuk rresht se komentuari, duke u perpjekur te hiqesh si i djathte i perveluar dhe njohes i perkryer i politikes, por harron qe gjithmone del zbulur si nje prej qindrave ne sherbim te Edi Rames. Sec me kujton ( por te te jap hakun je ku e ku me i zoti ) dike qe shkruante me pseudonimin Sonja por dukej qartesisht se ishte burre nga shprehite qe perdorte, qe desh zoti dhe ndaloi se beri komente nja tre- kater muaj me pare. Besoj se ai ishte Astrit Patozi vete ose ndonje nga ata te tjeret te renet nga fiku. Edhe ju zoteri, boll na u hoqet si patriot i madh qe paske aftesine te qendrosh permbi partite, se helbete, te dhimbset ky vend sa me s’ka. Do benit mire te komentonit tek Meroja. Aty me siguri do kishe shume admirues, por sic duket partia te paska besuar llogoren e Syri.net.

krasasi tp21/07/2018 18:41

Ate qe dine qytetaret, rrjedh nga halli qe i cone ne gjykata e prokurori, edhe per faje te tyre, por gjithmone e me shpesh per faje te institucioneve publike dhe qeverise.Nje gjykim qe qytetari krijon bindje si i pa drejte, i kthehet ne nje ankth psikologjik qe e shoqeron gjithe perditshmerine e tij.Ate qe dine qytetaret sigurisht qe e dine Ata qe duhet ta dine.pra ata qe paguen per ate pune."Prokuroret kane shitur dosje" deklaroj Z.Berisha.Gjyqtaret po ashtu mund ta pohojne shtetar te tjere, por edhe qytetaret.Pra nevoja per ndryshimet kushtetuese dhe Reformen ne Drejtesi nuk erdhi si nevoje e Edi Rames per ta kap drejtesine se medemek ai rrezikohej te denohej dhe se pertneret nderkombetare kane futur koken ne grazhdin e Z.Rama dhe zbatojne skemat e tij.Qe ka politikan sharlatane qe i meshojne kesaj ideje kjo po evidentohet dite pas dite.Ndoshta me se shumti jane ata qe per emerimet e reja te magjistrateve kane mare nga 30 deri 40 .000 euro.Sigurisht qe ka permiresim nga koha kur per emerime apo levizje ne kariere duhej paguar disa fish me shume.Me trishton sa mjerimi i Znj.Hysi aq dhe triumfalizmi juaj qe R.D u fut ne kolaps.Mendoj qe kthim mbrapa dhe avokati e te perjashtuarve per pasuri qe nuk i justifikojne nuk ka pse behet.Por edhe vleresimi ca si te nenes e ca si te babas nuk duhet te lejohet.Ndryshe qe ketu fillon kapja.Ky "mekanizem" kapje duhet te zhbehet dhe politika duhet ta rishikoj.Vleresimi i Gjyqtareve dhe Prokuroreve nga dosjet qe kane mare vendime eshte po kaq i rendesishem ,pasi qytetaret apo biznesi kane vuajtur edhe per shkak te pa aftesise profesionale, por edhe te nje autocensure nga ana e Gjyqtareve dhe Prokuroreve pasi kariera e tyre nga politika e "dites" varej.Ulja e kesaj klase politike per ta nxjer R.D nga ngerci dhe krejt sistemin politik nga nje kolaps i rrezikshem, eshte emergjente.Partite politike rrisin kreditet politike dhe elektorale varesisht nga kontributi qe japin ne zgjidhjen e ngercit,"Varrosja" e R.D me te drejte do konsiderohej nga qytetaret si nje pingpong politik Mazhorance - Opozite , per te ruajtur by...en e disa politikaneve te korruptuar dhe te lidhur me krimin dhe korrupsionin.Por meqenese ne bindjen time, R.D ka qene e domosdoshme dhe se pjesa derrmuse e parlamentareve dhe qeverisesve dhe ish qeverisesve ne vite nuk jane mekatar te kesaj kategorije , atehere shpetimi i R.D duhet te jete fjala e pare dhe e fundit e debatit politik.

Asd21/07/2018 16:44

I pelqen mocali i metes ketij pocarit.

Shto koment

Denonco