Për batakçinjtë e sotëm dhe bastardet e djeshëm

Për batakçinjtë e sotëm dhe bastardet e djeshëm

Nga Kreshnik Çollaku - 20/07/2018

Sot përgjatë gjithë ditës stafi propogandës së Bashkisë Tiranë ëe koordinim me bidetë mediatikë të qeverisë ka shpërndarë me kujdes dhe shpërndarë në çdo tv copy paste, një fake-news.

Së bashku me aktin të vjellandjellës ku ministri i fundit i sigurimit të shtetit nderonte të burgosurin e madh të komunizmit, u kujdesën në kontrast të shpërndajnë lajmin se Këshilltarët e PD kanë votuar kundër ose kane bojkotuar (për këtë nuk janë të sigurtë se helbete truri batakçinjve aq mban), vendimin e vendosjes se bustit të Arbnorit përpara Kuvendit.

Për hir të demokratëve dhe qytetarëve, dhe jo për zhgarravinat e qeverisë, po bej një sqarim se çfarë ka ndodhur.

Grupi i këshilltarëve të PD është në marrëdhenie të kushtëzuar me këshillin bashkiak Tiranë për shkak të 6 mandateve të falsifikuara socialiste në këshill.

Kjo dmth se këshilltaret e PD kane marre pjese ne seanca vetëm për te votuar ndihmën ekonomike, dhe janë larguar pas këtij momenti për çdo votim tjetër.

Integriteti i kalbur dhe i degraduar i drejtuesve te bashkise dhe shumicës socialiste ne këshill,ne njërën prej këtyre mbledhjeve, ne mënyre tinëzare dhe vulgare, pasi ka pritur qe te largohen nga salla këshilltaret e PD ka paraqitur surprize,pa njoftuar zyrtarisht siç është dhe detyrimi ligjor dhe etik ne rendin e ditës, vendimin për ngritjen e bustit te Pjeter Arbnorit para godinës se Kuvendit.

Lajmin se është diskutuar apo miratuar një vendim i tille e kemi marre vesh ne media bashke me komentin e propagandës se Bashkime se PD braktisi Arbnorin.

Unë po sfidoj Kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkise Tirane te bëjnë publik rendin e dites kur është miratuar vendimi te shpërndare këshilltareve para mbledhjes e nëse ne ketë rend dite figuron vendimi për bustin e Arbnorit.

Asnjë rend dite me këtë vendim nuk ka patur.

Vendimi është futur tinzarisht, pa asnjë njoftim paraprak ne këshill ne momentin qe asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk ndodheshin te pranishëm.

E tera për te bere diversionin e neveritshëm... se demokratet e PD e braktisen Arbnorin.

Pra ne pinjollët e te burgosurve braktisem shokun e qelive te etërve e gjyshërve tanë dhe se pinjollët e sigurimsave, kapterëve te ushtrisë, kryetareve te fronteve te lagjeve e spiuneve te antenave e pantallonave te gjata ,pas 70 vitesh u ka lindur ne zemër dashuria per figurën simbol te dhunës e te persekutimit komunist.

Këtë perversitet mund ta prodhojnë vetëm fundërrina njerëzore e monstra qe e rendojnë ne çdo hap token qe shkelin.

Kjo është e vërteta.

Te mjere te neveritshem, ju mendoni se kështu shijoni triumfin ndaj Arbnorit dhe atyre qe e nderojnë ?

E keni gabim batakçinj të mjerë, sot Arbnori serish ju mundi, ai nga atje ku është sot luftoi e mundi falsitetin dhe hipokrizinë me te cilin u përpoqët ta mbuloni.

Sot ai mbetet Mandela e këtij vendi...ndërsa ju sot hoqët çdo dyshim se jeni batakçinjve me te mëdhenj qe kjo toke ka njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gramoz21/07/2018 15:36

Nga lej fenet e bashkise as nuk mund te priten gjera te mira, veç felliqesi mund te presesh nga kryefelliqesira erjon pederi nje nga me t'urryerit ne Tiranen tone, pislliqe si keta sjell Lana plot. I nderuar dhe i respektuar ne jet te jetve Pjeter Arbnori!

shqiptar21/07/2018 08:59

Nuk ka nevojë për koment tjetër për dinakëritë e socialistëve shqiptarë.
Mjafton të kujtojmë shprehjen që do të ngelet në kujtesën historike të shqiptarëve, të Mandelës së Shqipërisë, të parit kryetar Kuvendi të zgjedhur me vota demokratike, të paharuarit Pjetër Arbnori, se "këta nuk janë socialista po specialista" (për mashtrime)

krasasi tp20/07/2018 21:39

Qendrimi i grupit te keshilltareve demokrat ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, me aq sa jemi te informuar ne qytetaret , eshte i lavderushem.Rrengu i Velinave te Bashkise se Tiranes per rastin ne fjale, eshte i neveritshem.I ndjeri Pjeter Arbnori i ben nder atij sheshi.

Shto koment

Denonco