Vettingu si gjyqet politike dhe Kryeministri ynë i ‘papërlyer’

Vettingu si gjyqet politike dhe Kryeministri ynë i ‘papërlyer’

Nga Avni Nezaj - 20/07/2018

Reformën në sistemin e drejtësisë e përshëndetën të gjithë, e votuan të gjithë, e fotokopjuan të gjithë, e fotografuan të gjithë, ju falen të gjithë, i falen të gjithë, qeshen të gjithë e u mahniten disa.

E këta disa duket se e kishin kuptuar se ky veting, vetingim, vetingosje ka edhe bishtat e veta mbrapa.

Pak ditë më parë u lejua te ishte pjesëtar i sistemit të drejtësisë dikush që kishte mbyllur një çështje hetimore ndaj dikujt që ju mbyll çështja, pra u shpall i pafajshëm dhe që u përjashtua nga vetingimi i vetingut, siç ngjan dhe duket krejt politik.

Kjo nuk është çudi.

Një prokuror disa dite më para u linçua vetëm sepse kishte hetuar një aferë ku përfshihen drejtues të lartë të mazhorancës apo deputetë të saj. Ishin gazetarët e kronikës në vend ata që e ngritën zërin se kishin vite qe punonin në këtë linje mediatike, por që nuk e kishin dëgjuar një herë një përfolje për këtë prokuror. Dhe të jemi të sigurtë se gazetarët dëgjojnë shumë e dinë shumë..…

Ai quhet Gentian Trenova. Edhe unë si punonjës i vjetër i medias mendova të shkruaj për ketë prokuror dhe për formën e dënimit që po i bëhej. Por dyzimi se sistemi po funksionon më ndaloi. Ndoshta gabohen gazetarët e kronikes thashë me vete!

E me duket se unë u gabova në konstatimin tim, kur pashë një prokuror që kalon lumin edhe pse gjyqtarin që ai nuk e kishte hetuar pasi nuk kishte shkelje sipas tij, nuk e kaloi siten…e vettingut

Dhe dyshimi im më i madh me shtohet kur shoh falangat edhe mediatike edhe politike të shtrira haptas për të goditur një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, i vetmi që kishte ngelur dhe që u përjashtua nga vetinguesit ose fillrojtësit e regjimit…..

Ai quhet Gani Dizdari. Kurrë nuk kam pasur rastin të rri me të, të pi një kafe me të por kam lexuar e dëgjuar shumë për të.

Një jetë të tërë në sistemin e drejtësisë, është 69 vjeçar dhe askush nuk mund të thotë një grimcë antiligji në sjelljet e tij. Një figurë brilante e sistemit dhe ishte vënë në qendër të shënjestrës nga tufat e vetinguesve vëngërues, shpërthyes dhe kokë ‘lartë’ që zënë fronin e tavolinës në Pallatin e Koncerteve e u duket vetja se kanë kapur qiellin.

Paska shkelur ligjin se ka udhëtuar në makinë me nipin e familjes së tij. Kjo është çmenduri. Kjo është me keq se lufta e klasave. Kjo është më rëndën se çdo lloj aludimi tjetër në këtë vend.

Si more paska shkel ligjin se ka udhëtuar ne makinë me nipin. Po nëse nipi martohet a duhet ti shkojë në dasmë. Po nëse nipi vdes a duhet ti shkojë në varrim. Po nëse nipit i vdes nëna a duhet ta ngushëllojë daja. Po nëse nipit i lind një fëmijë a duhet ta urojë daja.

Ç’është kjo katrahurë aspak ligjore e aspak njerëzore. Kulakizëm i kohëve moderne?

Ky është një keqinterpretim i vetingut. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe duhet të reagohet menjëherë nga të gjithë institucionet që merren me këto çështje.

Dhe për të kuptuar se kush e kalon dhe kush nuk do ta kaloje vettingun mjafton që te shikosh mediat e ‘pavarura’ nga qeveria, dhe që janë shumë, se çfarë shkruajnë një ditë para seancave të KPK . Gjithçka një strategji perfekte. Hapet tymnaja e trushpërlarjes mediatike e më pas del vendimi i trushpërlarjes ligjore.

Por nëse e shikojmë kaq thellë e hollë këtë gjë, vettingun, i bie që Kryeministri ynë që bënte dhe bën fushata me Ndokën, Prengën, Frrokun , Roshin, Tahirin, të ishte me kohë me pushime në Vuno dhe pa asnjë lloj mandadti politik.

Ky do të ishte morali dhe përgjegjësia e një drejtuesi të lartë e jo më e një Kryeministri që grupi i është shpërbërë si çakejntë, disa në brug e disa në pritje të tij.

Por përveç çakejve që i kishte kudo e deri në parlament Rama ka përzgjedhur nën ritmin e valles Vlahutinçe, vetinguesit, fillërojtësit, garden e tij revolucionare që po bëjnë gjyqe publike e politike për njerëz me integritet.

Kjo është një çangë alarmi për ata që dëgjojnë e kuptojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

skrapari21/07/2018 11:00

Fajin e ka doktori. Kur ishte me pushtet I kishte te gjitha mundesite ligjore por edhe potencialet njerezore qe ketyre qe bilbilosin sot dhe atyre qe u mbajne ison tu kishte qire mamate. Tani le tu pijme lengun.

Shto koment

Denonco