Ka ardhur koha, Doktor

Ka ardhur koha, Doktor

Nga Astrit Patozi - 19/07/2018

Eh, si vajti kjo punë, o doktor!

Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do bëje mirë që t'ia mësoje ca gjëra atij, që ke lënë si menaxher tek Partia Demokratike.

Për shembull, t'i tregosh që një njeriu mund t'i bësh çfarë ke mundësi në të tashmen dhe në të ardhmen. Por, kurrsesi, në të shkuarën.

Sepse ai ditëziu kujton se mund t'i shkarkojë edhe si ish-deputetë, ata që kanë përfaqësuar PD-në ndër vite.

Mësoja që kjo është e pamundur, sepse ka nevojë ta dijë.

Dhe meqë ra fjala, tek kjo shëmtia e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish-deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit.

Mirë për ‘armiqtë e betuar’ të popullit e të partisë, të tipit Ridvan Bode, që kanë kryer krime të rënda kundër njerëzimit, plagët e të cilave janë ende të freskëta.

Po me Aleksandër Meksin, Alfred Serreqin, Fatos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta?

Apo duhej patjetër që të mos e kishe takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni?

Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t'i tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Partisë Demokratike.

Të paktën, ashtu do të dimë se kujt i takon dhe kujt jo që të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme.

P.S. Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet 92-97 dhe ftesat u dërguan tek selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimin se nuk u diheshin adresat.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar22/07/2018 12:00

Mendoja se vetëm "Syri" nuk çensuron komente të lexuesve me bindje të djathta, por e shoh se paskam gabuar. Edhe nipi i Hysni Kapos në portalin e tij Lapsi, ndonëse e shfaq hapur urrejtjen e tij ndaj liderit të demokracisë Sali Berisha, e respekton mendimin ndryshe e pranon komente që e kritikojne edhe ate si gazetar.
Shoh se disa komente që kam dërguar me nënshkrimin "shqiptar", redaksia e Syrit i ka fshirë, ndonëse kam respektuar etikën vetëm duke argumentuar mendimet e pa ofenduar askënd..
Përse po ndodh kjo pothuajse me tëgjitha mediat shqiptare veç gazetës bulevardeske të Mero baze që është bërë tribunë primitive palo komentesh mre sharje rugaçërore ndaj PD e liderëve të saj ?
Po çfarë dreq media qenka kjo kur medemek shkruan për lexuesit e nuk pranon mendimin e tyre ?
Në një sistem demokratik, votat e qytetarëve janë detyrimisht anonime e bile ndëshkohen ata që përpiqen të identifikojnë votuesit.
Po të njejtë gjë bëjnë edhe lexuesit që nuk paguhen si "gazetare", por si anonime shfaqin mendimet e bindjet e tyre.
Pra "votat" e opinionistëve e gazetarëve që dalin me emër e ushqehen me këtë zanat na qenkan të vlefëshme e "votat", mendimet e qindra mijra lexuesve qenkan të pa vlefëshme.

Toni20/07/2018 07:19

Kto me sa shihet jan me te vertet ato qe ndertuan neo demokracintek ne, doktorri e mbushi plot me karrocjer dhe lloj lloj injorantesh parin dh drejtimin epdse, ja perfundimi ku jemi sot me lulin.kta jan pjese e lojes se flliqur o broz.

Nebil20/07/2018 06:36

Keshtu ke bere edhe ti mor pionier nga Peqini! A te vjen nder mend si ke ecur mbi trupat e rezuar ne koridoret e PD??? JO! KUJTOHU!

Shto koment