Rroftë BE! Ndoshta anglezët kishin të drejtë

Rroftë BE! Ndoshta anglezët kishin të drejtë

Nga Ylli Manjani - 17/07/2018

Republika e Shqipërisë është e vetmja anëtare e Këshillit të Europës dhe e NATOS, e vetmja në Europë dhe më gjerë që nuk ka gjykata!!!

Është shteti i vetëm me Kushtetutë në fuqi, por të pa zbatueshme!

Nuk ka një shtet të dytë në rruzull, diktaturë apo demokraci qoftë, që të mos ketë gjykatë, një pushtet që jep drejtësi!!

Në këtë pikë kemi arritur me dëshirën fuqiplotë të Edvin Ramës, pa fuqinë e leaderve të tjerë politik për ta ndalur këtë katastrofë demokratike.

Në këtë pikë kemi ardhur edhe me kontributin e BE që drejtohet nga pijanecë dhe shërbehet nga Marksisë dhe qokaxhinj që përpiqen të na mbushin mendjen se “sa mire është pa gjykata”!!!

Qokaxhinjtë në Bruksel dhe “gojëmblat” e tyre në Tiranë nuk shohin as dhunimin e sistemit demokratik; as drogën; as trafiqet e as vrasjet që kërcasin si në top të karadakut!

Zyrtarët e BE nuk kanë asnjë fuqi përveç se të shesin tangërllëk në vende ai yni e me qeveri si e jona!

Merren me tendera e ushtrim influencash për qëllime që dreqi i di!

Ky është zhgënjimi më i madh që po përjetojmë, jo pa dhimbje!

Po kur thonë që “duhet të luftoni korrupsionin”?!!

Ndërkohë kanë blerë një vilë pa tender dhe asnjë projekt i realizuar prej tyre këtu nuk ka asnjë lloj cilësie!!!

Ndoshta Anglezët kishin të drejtë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t19/07/2018 14:45

finalmente o zoti manjani, e vertet si para 70 vitesh me europen. po duhet me i mesuar historin edvinit.

Ladi17/07/2018 20:18

Ke shume de drejt,ikera pikes e gjthe Europa eshte ne koma dhe ca thojne sot nuk thojne neser jane te majmur jane ne lufte per te qendruar ne karike sa me shume pijanece e pa moral pa vizion kudo njerez pa moral ,se kam vetem per Shqiperine por edhe per Gjermanine qe sdo me kishte shkuar asnjeher ne mendje qe kultura e ketij vendi do te rotullohej kesaj ,,,,,keq,keq,fatkeqsi per Shqiperine kete vend kaq i bukur nuk beri me tutje,,,nga nje popull kaq mikeprites ta kete kete fat te keq....Anglia kishte plotesisht te drejt,,,europa eshte nje mafie ku vendosin dy ose tre vetase si duhet kur ato vete duhet te zhduken,,bravo Manjani je burrrre i zgjuar,faliminderit.

t17/07/2018 20:08

Anglezet kidhin te drejte qe çke me të,por çfare ti besh qe qeverite tona pas 92 jane drejtuar nga megallomane me prirje diktatoresh,sepse nga hoxhizmi kishin lindur,pa nuk do kishim hiç nevoje qe te beheshim pjese e kesaj be,qe tani ndodhet vete ne krize,nga e cila po perfiton vetem ramëbasha&co.vdekje kesaj klase politike qe kemi!o do niset gjithçka nga e para ose do
behemi me keq nga çjemi

Asd17/07/2018 19:07

Logjike e mbrapshte. Po kritikon europen se nuk jane ne gjendje te "korrigjojne" Ramen. Jeni nje oportunist. Rrinit lepe-peqe kur ishit minister. Dicka thate kunder Rames, por gjithnje si besnik i LSI. A mund te hapni nje debat se sa pasuri publike kane vjedhur Ps, Pd dhe Lsi ?

Shto koment

Denonco