Shansi që Romana të largohet me ‘kulturë’

Shansi që Romana të largohet me ‘kulturë’

Nga Bledian Koka - 16/07/2018

Duke filluar nga e marta 17 korrik, 2018 Shqipëria do ti nënshtrohet procesit të screening-ut, ose me saktë Brukseli do të nisë monitorimin e kushteve që i janë vendosur Tiranës nga vendet anëtare të BE-së me qëllim çeljen e negociatave në fund të vitit të ardhshëm.

Të jemi realist që në fillim, nisma e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar me ligj, nuk ishte arsyeja pse Shqipërisë iu refuzuan negociatat.

Por tashmë që 75 votat rilindëse (minus votën socialiste të Pandeli Majkos) e kanë bërë fakt të kryer me ligj shembjen një pjesë kryesore të historisë së Tiranës, Teatri mund të kthehet në ‘casus’.

Thënë kjo, në pikën 71 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së të firmosur këtu e 10 vite më pare, thuhet ndër të tjera: ‘Neni 71-Konkurrenca 1. Dispozitat në vijim nuk përputhen me funksionimin e duhur të Marrëveshjes, duke qenë se mund të ndikojnë në tregtinë ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë:

(iii) çdo ndihmë shtetërore e cila shtrembëron ose rrezikon të shtrembërojë konkurrencën duke favorizuar sipërmarrje të caktuara ose prodhime të caktuara.’

Image

Çdo të thotë kjo?

Në ligjin e miratuar 10 ditë më parë nga mazhoranca rilindase në parlament, parashikon ndër të tjera që të pranohet oferta e pakërkuar e Kompanisë Fusha sh.p.k, për ndërtimin e një Teatri  të ri Kombëtar (me 6 kulla si bisht).

Që do të thotë, se qeveria e Edi Ramës pranon të japë tokë në këmbim që kompania FUSHA të ndërtojë një Teatër të ri Kombëtar, pa e futur këtë proces në garë. Dhe kjo qartazi bie ndesh me rregulloren e MSA-së që përjashton në Shqipëri ‘çdo ndihmë shtetërore e cila shtrembëron ose rrezikon të shtrembërojë konkurrencën duke favorizuar sipërmarrje të caktuara ose prodhime të caktuara.’

Që në këtë moment, ambasadorja e BE-së në Tiranë, e cila shërben edhe si ‘qeni roje’ i çdo marrëveshje që Shqipëria dhe Brukseli kanë nënshkrua deri në këtë pikë, të japë alarmin se marrëveshjet po shkelen.

Aktorët dhe anëtarët e shoqërisë civile që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar e kanë kërkuar që një krye të herës një takim me Ambasadoren e BE-së Romana Vllahutin e cila vetëm pas këmbënguljeve të panumërta të grupit në fjalë, pranoi t’i takojë ata këto ditë.

 duhet menduar se caktimi i ditës së takimit nga Romana Vllahutin është një zgjedhje hilacake për ta bërë të paqenë në sytë e Johanes Hahn faktin se njeriu të cilin nesër ai do të takojë si Kryeministër, në fakt është autori, arkitekti (gojët e liga thonë edhe financuesi) i shembjes së teatrit të vjetër dhe ndërtimin të 6 kullave të reja në zemër të Tiranës?

A duhet besuar se Romana Vllahutin nuk e di se ‘Ligji Fusha’ i miratuar nga Edi Rama, përmes keqpërdorimit të pushtetit absolut të tij në parti e në qeveri, bie në kundërshtim me paragrafin 71 të MSA-së?

Përgjigjen e kësaj pyetje, artistët, shoqëria civile por edhe shqiptarët shumë prej të cilëve besojnë dhe duan të jenë ‘si e gjithë Europa’, do të kenë mundësinë ta marrin këto ditë. Veçse qëndrimi i Romana Vllahutin, për artistët, shoqërinë civile dhe të gjithë shqiptarët përbën më vete edhe qëndrimin që ka Europa për shqetësimin e një populli aspirant që jo vetëm ha bukë e fle gjumë.

Këto ditë Romana Vllahutin luan kartën e saj të fundit për të ikur me një lloj nderi nga vendi ku qëndrimet e saj nuk i bënë shumë nder Europës.

Romana Vllahutin ka në dorë të përgatisë largimin e saj nga Shqipëria ashtu siç i ka lezet diplomatëve fundja… ‘me kulturë’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nebil17/07/2018 06:37

Ambasadorja! Te jete e etur per "kulture" valle? Nuk besoj! Thaset i mbushi me Euro, kaq! Ka me kulture se te vjedhesh nje popull te varfer??? Rrofte BE!

daku16/07/2018 22:48

Te kishte halla koqe

Daj Jaku16/07/2018 22:43

Për çfarë nderi bëhet fjalë, për nderin e bax-hellës, (kurvë pa moral) e ardhur nga malet e Kroacisë për tu shpartalluar gjithë kohën e kurvërimit në Shqipëri, ti fusi një të qepme ditëj e fundit, për tu "shitur" si e virgjër "paksa me barrë" aty ku do thyejë qafën mbas sodit

t16/07/2018 20:33

Kot e shpreson o bledi,sepse si perfaqesuese e be ajo duhet te thoshte e para se po shkelet paragrafi 71 i msa dhe jo tja kujtojne shqiptaret

Shto koment

Denonco