Në plazh apo në Rinas?!

Në plazh apo në Rinas?!

Nga Agim Xhafka - 14/07/2018

Në orën 9 drejt e te plazhi. Sa zbrita nga makina më shfaqet para një çun i pazgjuar ende nga gjumi që flet si në qyp:

-Pesë mijë lekë.

-T’i jap te shezlongu.

-Jo, jo. Paguaji këtu se janë për parkimin. Te çadra do vijë një çun tjetër.

Për fat kisha pesëmijëshe të re. Thyeje dhe eja, më tha. Po shkonim tek shezlongët kur na mbiu nga rëra çuni tjetër.

Pa thënë mirëmëngjesi, foli:

-Të kontrolloj pak çantat!

M’u duk vetja si në Rinas. Zbrazi gjithçka dhe mori me vete një shishe ujë, dy mollë e dy molto.

-Do i merrni kur të ikni. Për ushqim e ujë blini te banaku-tha dhe na ktheu kurrizin.

Por erdhi shpejt.

-Dhjetë mijë për çadrën-sikur na urdhëroi.

U pataksa. Pashë gruan aq të irrituar sa mendova se do ia kafshonte veshin djalit. Në çast nxora celularin.

-Mos merr policinë, aman-u lut gruaja.

-Merre, merre- qeshi çuni.-Lokali i shefit është.

Unë në fakt doja Çimin, shokun tim që më organizoi parvjet pushime në Greqi.

-Çimo, dua shtatë ditë në Korfuz. Sa kushton.

-299 euro për person me tre vakte e pije pa fund,me transport dhe transfertë port-hotel.

-Po shezlongu sa?

-Hahahaha, free,v?lla.

I binte 85 euro në ditë. Në atdhe 90 euro veç fjetja me mëngjes +60 euro dreka dhe darka +12 euro parkim e shezlong =162 euro. Kurseja 77 euro në ditë.

-Kur niset trageti?

-Pas dy orësh.

-Shënomë dhe mua me gruan.

Mblodha rraqet, rrëmbeva shishen e ujit dhe në vrap drejt makinës bërtita:

-O çuna, moltot mbajini, i keni dhoro prej meje!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho14/07/2018 22:35

I sakte ky shkrim, per fatin e keq. Por desha ti kujtoj zotreise se disa kohe me pare, pasi kish pare ne nje studio televizive te ftuar Bashen e "opozites" na ishte bindur se llulli do bente gjera te mira per vendin. Por per çudi, Kur vjen per pushime sheh qe llulli jo veten qe nuk ka bere asgje (perveç se ka marre pjesen nga kryedoçi)
Pyetje: Kur nje gazetar me pervoje bie viktime e fjaleve te nje Palo politikani qe ka tradheruar gjthe shqiptaret, po shqiptaret e thjeshte ke te marin per te sinqerte.Me thene te drejten s'ka bir kurve qe ti kape Keta bira kurvash

Shto koment

Denonco