Pse Shqipëria po shkon drejt qeverisjes me ‘baze të gjerë’

Pse Shqipëria po shkon drejt qeverisjes me ‘baze të gjerë’

Nga Bledian Koka - 14/07/2018

Është e qartë, Edi Rama ka nevojë për zgjidhje që nuk siguron dot me zgjedhje të parakohshme.

Dështimi historik për herë të 3 brenda katër vjetësh për të marrë statusin e vendit kandidat, shthurja përfundimtare e administratës shtetërore, kriza ekonomike të cilës i mungon vetëm vula zyrtare e FMN-së që u përzu nga Shqipëria me lezet, kriminelët që i sponsorizoi vetë dhe që sot e marrin në telefon diçka me shpesh se Zaho me tekat e veta, janë shndërruar për Edi Ramën një stërmundim i papërballueshëm me të cilin ai nuk mundet më ta menaxhojë.

Në shurdhërinë e tij politike që i buron prej zhurmës që prodhon propaganda e ideuar po prej tij, Edi Rama kuptoi gjatë ‘Bashkëbisedimit me Shqipërinë’ që njerëzit nuk e kanë më frikë.

Se përtej 5-6 kokrrave me pagesë a me pahir që ia thurnin 5 lavde si halabaku-halabakut, shikimi përçmues i pjesës tjetër të pjesëmarrësve e ka bërë të kuptoj Edi Ramën se me timonin, tepsinë, kusinë, kazanin e tij personal mediatik e të gjitha këto, në Shtator situata pritet të jetë aq dramatike sa ai nuk mund t’ia hedhi më fajin Saliun.

Në Shtator Edi Ramën e presin shumë gjëra të pakëndshme, dhe ai si friks që është nuk ka ndërmend të rrijë të bëjë sehir. Për këtë arsye paralelisht me tallavanë bajate të ‘Bashkëbisedimit me Shqipërinë’, njëkohësisht me vetëdijen se me Shqipërinë që ka gatuar Edi Ramën jo në Europë, por as në Turqi nuk do ta lejonin të futej, ai ka vendosur të marrë masa.

Edi Rama në të gjithë këtë atmosferë të zymtë që e rrethon me kuturunë e veprimeve të tij, ka vetëm një gjë të qartë.

Katundi politiko-mediatik është i mbushur me jetimë si ata të ‘Lulëkuqeve mbi Mure’ të cilëve mjafton që tu hedhësh nga një kothere në ajër, e në mos u bëfshin copash ndërveti për ta kapur sadakanë e kujdestarit katil, do të kenë mirësinë të presin fatin me gojën hapur se kur kotherja do tu prekë qiellzën.

Sigurisht që shumica prej atyre që kanë hapur gojën me shpresë, në shtator do të mbeten të zhgënjyer, dhe Edi Rama do ti lërë të ngrohen në diellin e vjeshtës, por ky nuk është shqetësimi i këtij shkrimi.

Shembujt janë, emra po aty. Deri këtu një sjellje krejt tipike për një politikan atipik, por normale për pazarxhi kalibri. Prej disa muajsh është hedhur në ajër ideja e bashkëqeverisjes PS-PD.

Po të ishte për Edi Ramën, kjo gjë duhet të kishte ndodhur fill pas 25 Qershorit, por për dreq rilindasit e devotshëm e morën seriozisht uturimën e Edi Ramës për ‘timonin vetëm’ dhe si pasojë e blerjes masive të votës, kryeshefit të rilindësve i dështoi skema për bashkëqeverisje me PD-në.

Pavarësisht kësaj, duket se në 3 muajt e verës propaganda e Edi Ramës do të angazhohet sërish si një vit më pare, në përgatitjen e opinionit publik për ta paraqitur bashkëqeverisjen me PD-në, si një zgjidhje të nevojshme në situatën që ndodhet vendi. E gjitha kjo sigurisht  do të jetë e zbukuruar me mbështjellësen e nevojës për avancimin e mëtejshëm të vendit drejt BE-së në kuadrin e “screening-ut” të famshëm.

Sinjalet e para u dhanë dje. Fjala vjen, TV Klan (jo portal Opinion) ripostoi të plotë në YouTube debatin e famshëm Berisha-Nano pjesë e të cilit është pikërisht propozimi i asokohe i ish-liderit të opozitës Sali Berisha për një qeveri me bazë të gjerë.

Por nëse 16 vjet më parë, kur Sali Berisha e propozonte këtë platformë si nevojë e një qeverisje të qëndrueshme pas një krize politike më shumë se 2 vjeçare, sot kemi thjeshtë e vetëm një krizë qeverisje që nuk ka të bëjë aspak me probleme politike.

Sot kriza e qeverisjes së vendit nuk buron si pasojë mosmarrëveshjeve politike, kjo sepse Timonieri i Rilindjes është i vetmi shofer dhe si i tillë  ai po e dërgon autobusin në greminë pa bashkëpilotë.

Shqetësimi i Edi Ramës nuk është se autobusi po shkon në greminë, por frika se nëse në shtator bën edhe një hap para, ai do të fluturojë bashkë me autobusin e tij 78 vendesh në honet e historisë.

Prandaj Edi Rama ka nisur punën për të korrigjuar gabimin e tij politik të 25 Qershorit, kur ia theu besën e dhënë Lulzim Bashës natën e 17-18 Majit se në shtator do të kishte bashkëqeverisje. Ne sot nuk jemi në gjendje të interpretojmë se çfarë ka ndërmend Lulzim Basha, apo pse jo edhe Monika Kryemadhi. Por sot e gjithë ditën duhet të jemi të ndërgjegjshëm se çfarë nuk duhet të bëjë opozita.

Rritja e deklamacioneve që e shikojnë nevojën e bashkëqeverisjes PS-PD apo makar dhe LSI si zgjidhje për Shqipërinë, janë thjeshtë dhe vetëm klithmat e dëshpëruara e të kamufluara të Edi Ramës që kërkon shpëtim.

Ripublikimet e debateve Berisha-Nano, për të përgatitur shpirtrat demokratë të trazuar dhe ende të paqetësuar pas 25 Qershorit, se fundja për bashkëqeverisje PS-PD ka folur edhe lideri i tyre historik që në 2002-shin, janë poshtërsi normale të Rilindjes që nuk duhet të emocionojnë asnjë zemër të dredhur blu.

Nëse në Shtator, Shqipëria do të ketë një qeveri me bazë të gjerë, duhet kuptuar që sot se ajo nuk e shërben as për integrimin, as për opozitën e aq më pak për Shqipërinë. Është e qartë, Edi Rama ka nevojë për zgjidhje, dhe këtë ai nuk e siguron dot me zgjedhje të parakohshme…, por thjeshtë me zgjidhje të përkohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Besa15/07/2018 13:31

Per skraparin no koment

skrapari15/07/2018 11:25

O Arber na hensh m... per komentin qe ke bere. Ty dhe ketij populli Edvin Pederasti te ka q... mamane dhe ti serish meresh me liderin e opozites. Turp per ty dhe komentues si puna jote.

Arber14/07/2018 20:22

Me bazë të gjerë, me bazë të ngushtë apo ba bazë PD -ja ka vdekur si forcë opozitare o lum miku!
Është ne morg qe nga 18 Maji i vitit të kaluar.
Po pret të varroset në zgjedhjet e radhës.
Shqiptarët duhet të ndajnë mendjen për një opozitë të re që ka misionin e veshtire te hedhjes në koshin e plehrave të historisë këto banda që e quajnë veten parti në Qeveri apo jashtë saj

Shto koment

Denonco