Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Mbi Samitin e Londrës!

Mbi Samitin e Londrës!

Nga Jorida Tabaku - 13/07/2018

Rama paska firmosur dje një kontratë në Samitin e Londrës ku është betuar për luftë kundër korrupsionit. E gjitha kjo është në funksion të spektaklit dhe shfajeve që Rama i ka pa TVSH.

Nuk ka nevojë për një kontratë të tillë kur ligjet e vendit garantojnë transparencë. Por, synimi kryeministrit është krekosja majë korrupsionit që vetë ka ligjëruar, normatuar dhe ngritur në sistem.

Qenka angazhuar se do të luftojë pastrimin e parave duke treguar burimin e financimeve të PPP, kur Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar Shqipërinë si vend kryesor në pastrimin e parave. Ndërkohë që ka dhënë kontrata PPP firmave guaskë (offshore) ku nuk dihet e identifikohet pronari si Inceneratorët, Porti i Karpenit, Air Albania e së fundmi projekti për 8 kullat në Tiranë dhe prishjes së teatrit janë vetëm disa shembuj.

Ka firmosur në kontratë se tenderat e koncesionet e radhës do të jenë me konkurencë të hapur ndërkohë që aktualisht 30% e tenderave dhe konçesioneve janë pa garë dhe në kundërshtim me ligjin dhe i fitojnë vetëm një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin.

Qenka angazhuar se do ketë konkurencë të lirë ndërkohë që në programin “1 mld Euro” deri më tani 4 prej 7 projekteve u kanë shkuar firmave me një ofertë të pakërkuar. Ndërkohë, pavarësia e Agjencisë se Prokurimeve Publike është inekzistente. Sistemi online nuk përdoret dhe nuk është përdorur për asnjë projekt PPP.

Kesisoj, betimi I Ramës se do të angazhohet më luftën ndaj korrupsionit dhe do të krijojë institucione të pavarura është gënjeshtra e rradhës ndërkohë që është ai penguesi kryesor i krijimit të SPAK?

Shfaqja e shëmtuar por e mirëllogaritur përpiqet të fshijë nga kujtesa e qytetarëve kalimin e 3 ligjeve me emra biznesi në Kuvend dhe në kundërshti me Kushtetutën: Ligji Fusha shpk për shkatërrimin e godinës së teatrit në këmbim të kullave, ligji për kompaninë kineze të lidhur me Olsi Ramën për portin e Karpenit dhe ligji për aeroportin e Vlorës.

Shqiptarët nuk kanë asnjë iluzion se çdo gjë është fasadë e propangandë. Fatkeqësisht këtë po e kuptojnë dhe partnerët ndërkombëtarë. Ka një dhe vetëm një pengesë për integrimin e vendit: Kjo qeveri dhe Edi Rama. Asnjë kontratë formale e fasadë nuk shërben për asgjë për sa kohë realiteti është ndryshe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco