Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

Nga Ylli Manjani - 12/07/2018

Me ç’më panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakord është tradhti e pastër ndaj Shqipërisë!!!

Ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhtari i Shqipërisë!

Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thonin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!!

Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu!

Po të krahasosh hartën që duan të bien dakord këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq!

Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të!

Tradhtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur!

O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!!

Qeveria jonë, e pamandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakort me SHKËMBIM TERRITORI!!!

Të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG!!!

Kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët!!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ARIS12/07/2018 17:50

mos mashtroni popullin o te babezitur. ju per nje nje vote cfare nuk shpifni. e drejta derkombetare thote ..... ujrat teritoriale deri ne 12 milje dhe kur ka distance me te vogel ndermjet dy shteteve fqinje ndahen ujrat ne mes. se na keni care .... te ishte ty manja per veten tende do kishe zbitur edhe breket , lerini trimerit tani

Artan12/07/2018 15:42

Mbase kane marre millionat nga greku

kot12/07/2018 14:43

...shume mire e ke konstatimin, por detyra qytetare nuk behet me ane te nje statusi ne FB...meqe je edhe jurist, pse nuk e padit kryeminstrin per tradheti te larte ndaj atdheut?....jo ne shqiperi, por ne strasburg, hage, venezia??? provoje njehere se ndoshta del ndonje gje??

Shto koment

Denonco