‘Photo of the day’ apo ‘bufon of the year’

‘Photo of the day’ apo ‘bufon of the year’

Nga Patrik Sadikaj - 12/07/2018

Edi Rama sa herë që është në ditë të zeza, e gjen maskën e duhur të fshihet. Tani, së fundmi, me negociatat e grisura në xhep, ai ka tre ditë që bën lajme jo për atë që është zgjedhur, por për karagjozllëqet nëpër deyrt e Europës.

Tani ne, ata që presim prej tij të na hapë rrugën e integrimit, jemi të detyruar të gajasemi me rrolin e tij prej “bufoni”që ka marrë. Nga atletet e tij firmato e deri tek selfiet prej adoleshenti nëpër turmat me drejtues shtetesh që ashtu si ne, s’kanë rrugë tjetër vetëm të qeshin.

Kur të gjithë kolegët e tij ballanikë, megjithëse jo me targën ‘lider botëror’, do të zbresin nga avionët me thasët plot projekte e fonde europiane, ai, do të zbresë me një telefon ngarkuar me foto-selfie që do të jenë ushqimi i kazanit me propagandë boshe.

Kockat me të cilat ai shtyn ditët e pushtetit. Ashtu siç ne nuk kishim parë kurrë më parë: duke u endur si Robert Çamçakëzi majë atleteve nëpër hollet e botës e cila nuk kënaqet së habituri. Edhe humori i sertë anglez nuk bëri punë që ai të marrë sado pak rolin serioz të një njeriu që qeveris një popull.

Duke futur kokën, me telefonin gati të propagandës, nëpër turma kryeministrash dhe presidentësh, Rama hidhte kockat gaztore në kazanët që vlonin prej kënaqësisë. Asnjë rresht për atë që u arrit për Shqipërinë në samitin e Londrës, fjalë pa fund për atletet, përqafimin me Kolindën seksi, apo zgjatjen pas kurrizit të Tereza May në fund të ndeshjes Angli-Kroaci.  

Pikërisht në kulmin e argëtimit vjen edhe ‘Photo of the day’.

Pasi dështoi një vit më parë duke vrapuar sa më afër Trump, këtë herë ia doli. Diku ia zuri rrugën presidentit amerikan dhe fotografi kryeministror ishte gati me telefon në dorë.

Kaq mjafton tani që kazani të ziejë e të derdhet. Madje edhe me vargje poetike të dashurisë së pakufishme që Trump thurte për njeriun që e quajti rrezik botëror, para se ai të bëhej president i SHBA.

Këtë nxitoi ta transmetonte në media ministrja e mbrojtjes që më shumë mundësi ishte autorja e ‘Photo of the day’.

Presidenti amerikan ia kishte falur të gjitha, mjafton që ai të bënte një foto me të dhe të mahnitej me fjalimin në darkën e krerëve të shteteve anëtare të NATO.

Fundja pse jo. Edhe ai nuk mund t’i shpëtonte argëtimit si edhe kolegët e tij europianë…

Tani për tu kthyer tek realiteti, përtej humorit të zi, do kemi me çfarë të merremi. Harruam teatrin, papunësinë, krimin e drogën. Ndërsa ai kaluar në podiumin e ‘bufon-it’, zgjat ditët e pushtetit të tij.

Fundja, ai është në kilometrat 3D të punës së tij imagjinare. Ne rrimë e shijojmë shfaqjen, nga Londra në Bruksel apo Berlin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genci12/07/2018 14:41

Aman dhe keta analistat tane, e fillojne anglisht e mbarojne shqip. Meso njehere si shkruhet bufon (buffoon) ne anglisht pastaj shkruaj mendimet e tua te vyera.

Shto koment

Denonco