Krenarë për ‘Kroacinë ilire’, qorra dhe të dhjerë përpara Ramës dhe Greqisë!

Krenarë për ‘Kroacinë ilire’, qorra dhe të dhjerë përpara Ramës dhe Greqisë!

Nga Poli Hoxha - 12/07/2018

Së fundmi, një deklaratë e eurokomisionerit, Johannes Hahn, për një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë shkaktoi një tërmet të vërtetë në radhët e opozitës konservatore dhe qarqeve ultranacionaliste, në vendin helen.

Nga ana tjetër në Tiranë, ky paralajmërim i një zyrtari të lartë të BE-së, i cili është përfshirë edhe drejtpërdrejtë në bisedimet e fshehta Kotsias-Bushati, pati më pak jehonë se triumfi i Kroacisë mbi Anglinë, në botërorin e Rusisë.

Dy ditë më parë gjatë një deklarate për ecurinë e bisedimeve mes dy vendeve, Hahn sugjeroi se negociatat Shqipëri-Greqi për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon, mund të çonin në një “ristrukturim të kufijve”. Kaq mjaftoi që ithtarët e Vorio-Epirit në media dhe në parlament të bënin si të revoltuar dhe nisën ti kërkojnë llogari qeverisë së tyre, për këtë “ndryshim kufijsh”.

Pas kësaj gazeta pro qeveritare “Kathimerini” pyeti zëdhënësin e  Johannes Hahn, për të marrë më shumë detaje rreth deklaratës së tij.

“Në asnjë mënyrë komisionieri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshje të pranueshme reciproke mes dy vendeve“, sqaroi ai në emër të shefit.

Tashmë nuk është më sekret, që ky i fundit ka qenë një nga kumbarët e marrëveshjes që gatoi pa transparencë të plotë Ditmir Bushati, me homologun Kostas Kotzias. E gjitha ka qenë pjesë e një plani me kryeministrin Rama, në kuadër të hapjes së negociatave për Shqipërinë. Në këmbim të votës (më saktë të heqjes dorë, nga kërcënimi i një vetoje) dhe të një lobimi në Këshillin Europian nga ana e Greqisë, Rama vendosi që të lëshonte pikërisht atë që ky vend e konsideron si shans të madh për rimëkëmbjen ekonomike të vendit; Zonën Ekonomike Eksluzive në detin Jon, ku janë zbuluar sasi gjigante hidro-karburantesh.

Në fakt Greqia e mbajti fjalën, jo vetëm për votën e saj të paradeklaruar, por edhe duke organizuar një tryezë me ministrat e Jashtëm të BE-së, për të lobuar pro Shqipërisë. Pavarësisht se ky takim u bojkotua nga ministrat e vendeve kryesore të Unionit, të cilët nuk mund të toleronin gjendjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin brenda qeverisë Rama, Greqia “e bëri punën e saj”.

Pra sipas dy deklaratave të komisionierit Hahn, do kemi ndryshim kufijsh mes dy vendeve, por edhe nuk do kemi... përveçse në detin Jon dhe vetëm aty ky gjenden triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, gjithashtu.

Ky dekonspirim zyrtar edhe nga Brukseli, na zbulon se çfarë do të nënshkruajë së shpejti Edi Rama me Alexis Tsipras, të cilët u shfaqën së bashku të relaksuar së fundmi në Londër.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Për një ri-demarkacion të ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike), ose më saktë për shtyrje të kufirit detar grek brenda ujërave tona, me të paktën edhe 6 milje të tjera. Këtë e ka deklaruar plot mburrje edhe ministri i Jashtëm grek më herët në media dhe në parlament, sa herë që i është dashur ti “shpjegojë” opozitës, se në gjithë këtë histori ka vetëm një fituese dhe përfituese të madhe dhe ajo është, vetëm mëma Greqi!

 Gjithçka lidhet me rezervat e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon. Këto blloqe u tenderuan nga qeveria greke në muajin Korrik të vitit 2015. Për atë në Veri të detit Jon, tashmë është nënshkruar edhe kontrata me konsorciumin - TOTAL- HEP – EDISON dhe pritet vetëm firma e Ramës dhe Tsipras, që puna të zhbllokohet.

Pra me pak fjalë, Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, të gatshme për ti shfrytëzuar. Kurse Shqipëria heq dorë përfundimisht nga  fushat e gazit dhe të naftës, më të mëdhatë në Mesdhe, duke e shndërruar kështu Greqinë në një superfuqi në rajon dhe më gjerë, në këtë fushë ekonomike.

Kjo marrëveshje, shënjon një tradhti të paprecedent për kohët moderne, që një qeveri i bën vendit të vet; një goditje pas shpine për ardhmërinë ekonomike të Shqipërisë dhe pasurive të saj.  Greqia zgjeron ujërat territoriale nga 6 në 12 km, ndërkohe që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.

 E thënë më thjeshtë; Shqipëria humbet 1200 km det, miliarda e miliarda euro, (ul edhe pantallonat, për çështjen çame) dhe për çfarë?!:

Që organizata mafioze e ashtuquajtur “Rilindja” e drejtuar nga Edi Rama, të vazhdojë të mbijetojë dhe ti shpëtojë ndëshkimit, duke i shitur shqiptarëve një kauzë të rreme, si anëtarësimi i shpejtë në BE.

Prandaj në Athinë forcat politike bëjnë sikur zihen, kur ndërkohë kanë hapur së bashku shishet e shampanjës. Kurse këtu në Shqipëri ka plasur debati, se cilët ekipe do të luajnë finale e botërorit në Rusi; Francë-Kroaci, apo Francë-Iliri!

Kërkojnë pak Shqipëri edhe në Kroaci, duke fluturuar me imagjinatë në kohën e mbretëreshës Teuta, kurse për të sotmen, për atë që po ndodh  pikërisht tani; për tkurrjen, shitjen, grabitjen, përdhosjen e Shqipërisë  bëjnë qorrin! Krenarë për Kroacinë ilire, të dhjerë përpara Ramës, që po u shet edhe këtë atdhe të drobitur që kanë realisht!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

emigranti13/07/2018 14:47

Shkrim shume isakte. Duhet nj reagim shume i forte, por ne Shqiperi nuk funksionon asgje. Nuk ka : Opozite - shoqeri civile - gjykate kushtetuese - media te pamvarura (jane te shitura) - presidenti i koruptuar, Intelektualet duhet te reagojne qofte dhe me krijimin e nje levizje apo partie te re ashtu siç eshte levizja pese yjet ne Itali. Duhet reagim.

Asd12/07/2018 19:40

Artikulli e shpreh drejte shqetesimin, por shqiptaret duket qarte qe jane te painteresuar. Ato fucite e naftes nuk do frutojne asgje per ta kushdo qe te dale pronari. Lufta eshte midis mafias dhe Rama po e "koncesionon" ku ka me shume perfitime personale

Cami12/07/2018 19:01

Sipas teje qenkan njëlloj 12 kilometra që i mer Greqia në zonën e pasur me naftë të Jonit, me përcaktimin e kufijve detarë prej 6 kilometrash nga bregu.

t12/07/2018 18:23

O shqipni e mjera shqipni,
Qe smbeti pusht pa te q.
Dhe vetem rri e ben hi hi

Cimi12/07/2018 13:56

OK Shume sakte. Po Basha cfare firmosi dhe u kthye mbrapsht nga Kushtetuesja?
Mos ishte ajo marreveshje me e keqe se kjo? Apo me e mire? Se te shash kur je ne opozite eshte e natyrshme. Por bazat??

Shto koment

Denonco