4 pretendimet e pushtetit dhe nevoja për referendum

4 pretendimet e pushtetit dhe nevoja për referendum

Nga Jamarbër Malltezi - 12/07/2018

Ende i kam të fresketa pamjet me përbetime se do ruhej fasada e kinema 17 nëntorit. Edhe aty ka një kontratë në fuqi që bashkia e ka në dosjen e lejes së ndërtimit. Ju ftoj të shkoni të shihni sesa e ka respektuar kontratën.

A gjeni ndonjë tullë jo me fasadë nga ish-kinemaja?

I kam të freskëta pamjet e ish-kreut të bashkisë eDrama me një ambasador amerikan kur prenë shiritin e kinema Milenium dhe me pas kur u përbetuan dhe firmosen kontratë për kullë me kinema Millenium. Ku është kinemaja? Ku është ambasadori? Po eDrama?

4 pretendimet që pushteti nxjerr sot për ta prishur teatrin:

1. Është e vjetër - po Colosseum? Pantheon? Këto janë më të vjetra. Budallenj janë Italianët që nuk i prishin?

2. Është me rrezik - po kulla e pizës? (Me këtë logjike duket se po përdorin edhe për të ndërtuar brenda parkut të liqenit dhe tek garda se vendi më i rrezikshëm në Shqipëri është Garda ku vetëvritesh me 7 plumba. Mos është parathënie që do prishin Gardën dhe do ndërtojnë qiellgërvishtës të tjerë?)

3. “Po bëjmë kontrate zhvillimi fiks si Tironsit që japin truallin me përqindje ndërtimi” - POR Tironsit nuk çojnë peshqesh edhe një ligj antikushtetues me procedurë të shpejtë kur lidhin kontratë; dhe as nuk falsifikojnë firmat e Piro Manit, Elia Zaharisë, etj. Duket i ka zënë një hall shumë i madh...

4. Shteti është i varfër dhe nuk ka para - po mirë eja të shohim sa i varfër është ky shtet!

i. KLSh na tregoi se 800 milionë euro janë vjedhur nga tenderimet brenda 2017!!!

ii. 178 milionë euro për 3 inceneratorë të pakërkuar dhe pa certifikuar për Ahmetaj dhe bedelin e tij Zoton;

iii. 120 milionë euro me Vilmën

iv. 90 milionë euro për sterilizimet për një emigrant me veç 1 punëtor

v. 80 milionë euro për dializën

Vetëm këto të 5 që numërova janë 1,268 milionë euro përlarje parash. Mjafton me pak se 1% e kësaj vjedhje që të dalin mbi 10 milionë euro për teatrin pa e prishur për qiellgervishtës.

Aktoret janë në kushte të vështira. Nobelisti Amartya Sen tregon se kur njerëzit nuk janë të lirë ekonomikisht vështirë të kërkosh heroizma apo dinjitet ekstrem kur në dyshim kanë deri ekzistencën në shekullin e 21. Duhet t’i respektojmë, por nuk përballen dot me makineritë e përbaljtes, të shpifjeve, ... duhet të gjithë si shoqëri të bëjmë diçka.

Për të përfunduar Ju sugjeroj që peticionin ta ktheni në një pyetje referendumi: A jeni dakord që të prishet Teatri Kombëtar për të ndërtuar 7 qiellgervishtës?

Kjo qeveri ka treguar se ka frikë nga referendumi. Kjo qeveri vjedh 800 milionë euro tendera fiktive dhe ka frikë të dëgjojë zërin e qytetarëve. Le të bëheni të gjithë ne si misionarë të mbledhjes se firmave ne pallatet ku banojmë dhe të mbledhim mbi 20,000 firma për referendum vendor apo 50,000 firma për referendum kombëtar.

Veç nëse do angazhohemi të gjithë si shoqëri do mund të kemi sukses. Nuk është kauzë veç e artistëve. Duhet të përpiqemi të gjithë.

Më mirë të përpiqemi dhe të biem duke u përballur me të keqen sesa të rrimë në pritje. E rëndësishme është të jemi nga ana e duhur e historisë.

Ju falënderoj për mundësinë dhe uroj sukses!

*Fjala e mbajtur mbrëmë tek forumi për mbrojtjen e teatrit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco