Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Rama me atlete ofendon Anglinë, BBC tallet me finesë…

Rama me atlete ofendon Anglinë, BBC tallet me finesë…

Nga Kastriot Islami - 11/07/2018

Rama gjatë 3 ditëve, udhëton nga Stambolli, në Londër dhe për të arritur më tej në Bruksel…

Në valixhe ka atletet e bardha…me te cilat provokon… tërheq vëmëndjen…ofendon…

E gjithë kjo sjelle vjen nga paaftësia… nga medikokriteti… nga zbrazësia… nga dështimet…

Në Stamboll, në foton me Erdogan është pa atlete; sepse e njeh shumë mirë karakterin e tij, por mbi të gjitha e adhuron atë…Rama, pranë kryeministrit rus respekton protokollin e ceremonisë zyrtare.

Pra Ramës nuk ja mban të provokojë në Stamboll, përballë Erdogan…

Në Londër zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor ku marrin pjesë shumë lider europianë. Në foton ku ndodhen edhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe Tereza Mej dhe kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel, Rama shfaqet në foton zyrtare me atlete kur të gjithë janë të veshur sipas protokollit të ceremonisë zyrtare. Dhe mbi të gjitha dihet sesa serioz është protokolli anglez.

Kurse Rama në Londër provokon; madje ai ofendon edhe Merkel edhe Tereza Mej, edhe Britaninë edhe Gjermaninë, duke u shfaqur si klloun, me atlete të bardha, në ceremoninë zyrtare.

Rama gjëndet sot në Bruksel në takimin e NATO ku do të jetë edhe Presidenti Trump, të cili Rama e ka cilësuar “turpi i njerzimit”…

Me shumë gjasa Rama do të shfaqet në këtë aktivitet i veshur sipas protokollit…

Rama nuk ka guximin të provokojë Trump se e di mirë se cfarë e pret…Të gjithë kujtojnë sesi zëvendës presidenti i SHBA Mike Pencë e përzuri kur shkoi për të bërë foto në aktivitetin e Malit të Zi…

Ramës në Bruksel përballë Trump nuk do tja mbajë të shfaqet si klloun, me atlete… pavarësisht se urren presidentin amerikan.

Përfundimisht mund të thuhet se:

Rama adhuron e dridhet para Erdogan ne Stamboll…

Provokon dhe ofendon Merkel e Tereza Mej në Londër…

Dhe urren por dridhet para Trump në Bruksel…?!

Por sa herë provokon dhe ofendon merr përgjigjen e merituar…

Në Mali të Zi e përzunë turpërisht në momentin kur do të bëhej foto familjare…

Dje në Londër, BBC-ja tallet me stilin e hollë anglez me atletet e tij…

Kurse sot në Bruksel me shumë gjasa do të fshihet duke u ngërdheshur në ndonjë cep….

Turpi ju mbetet Shqipërisë dhe shqiptarëve….

Ka ardhur mesa duket momenti që shqitarët e revoltuar ta përzënë provokatorin me atlete…

Syri.net/ 11 korrik 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari11/07/2018 21:31

RAMA tregoi mosrrespekt ne radhe te pare per gjith shqiptaret anembane botes.Ai me atletet e bardha tregon qe nuk eshte serios,nuk ka respekt per kulturen,dijen ndieshmerine e shqiptarit.Zoti Islami une si shqiptar do ndihesha krenar vetem kur te perfaqsohem nga njeres te ditur,me kulture e guximtar si JU!RAMA eshte perfaqsues i njeresve pa vlere,moral e dinjitet keshtu nuk do perfaqsoj kurre shqiptarit e vertet!

Shto koment

Denonco