Një përshëndetje për Samitin e Londrës!

Një përshëndetje për Samitin e Londrës!

Nga Sali Berisha - 11/07/2018

Të dashur miq, dje dhe pardje, me ftesë të qeverise britanike, u mbajt në Londër në kuadrin e Procesit të Berlinit, Samiti i përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën morën pjesë përveç kryeministres së Britanisë së Madhe, Thereza May, edhe Kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel dhe disa udhëheqës të tjerë të vendeve të BE.

Samiti u mblodh në një periudhe problematike për qeverinë e Madhërisë së Saj, por kjo mendoj se nuk pengoi suksesin e tij.

Së pari, qeveria e Britanisë së Madhe përcaktoi si objektiv kryesor të bashkëpunimit të saj me këto vende në kuadrin e këtij procesi:

- Ndihmën e saj për të luftuar trafiqet dhe krimin e organizuar, duke vendosur kështu gishtin direkt në problemin më madhor dhe më përcaktues për të ardhmen e këtyre popujve; krimin e organizuar të lidhur me pushtetin, drogën dhe trafiqet e tjera kriminale. Në këtë kontekst kryeministrja e Britanisë së Madhe njoftoi se qeveria e saj do të

- dyfishojë fondet, pra nga 40 në 80 milionë dollarë ndihma për luftën e krimit dhe trafiqeve kriminale për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dhe së fundi, me rëndësi shumë të madhe, vendimi i përbashkët i Britanisë së Madhe, Austrisë dhe Norvegjeze për të ngritur dhe financuar

- Observatorin Ballkanik të Krimit të Organizuar!

Shqipëria mjerisht ne Samit përfaqësohej nga Noriega i Europës, siç e ka cilësuar i pari Ramën, vetë shtypi britanik sepse shndërroi Shqipërinë në Kanabistan dhe ndërtoi narkoshtetin e parë në Kontinent. Por jo vetëm kaq, por në Londër, Noriegën e shoqëronte Fatzi Xhafa me lidhje të forta me vrasje dhe trafiqe. Po rikujtoj këtu se vëllai i tij Agroni/ Geroni vuan dënimin në Itali si trafikant ndërkombëtar droge kurse shoferi i tij u ekzekutua me 7 plumba me armën e shoqëruesit të tij në garazhin e ministrit në Gardën e Republikës.

Noriega, për të larguar sadopak vëmendjen nga lidhjet e tij dhe ministrave te tij me krimin, shkelmoi protokollin zyrtar dhe shkoi në foton familjare me atlete. Protokolli britanik kësaj radhe nuk e pengoi, por menjëherë e gjuajti dhe e poshtëroi me armën më të tmerrshme, më fine dhe të pamëshirë, talljen angleze!

Gjiganti televiziv publik më i madh i botës, BBC i lëshoi në Twitterin e tij një spot televiziv tallës dhe poshtërues psikopatit, siç i takonte, dhe për këtë ai meriton një falënderim të përzemërt besoj nga çdo shqiptar që ka fatkeqësinë e madhe të përfaqësohet në nivelet më të larta nga një i sëmurë psikik!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco