Qentë dhe kockat e Pavlovit, në Tiranë!

Qentë dhe kockat e Pavlovit, në Tiranë!

Nga Poli Hoxha - 10/07/2018

Studiuesi rus, Ivan Pavlov, në vitin 1903 shpalli zbulimin e tij epokal, për të cilin edhe u  laurua me Çmimin Nobel, për mjekësi. Duke punuar me  qentë, ai vërejti se ata fillonin të lëngëzoheshin e të sekretonin pështymë përpara se t’u afronte ushqim, i cili në rastet më të shumta ishte një kockë. Nga kjo dukuri, ai nisi eksperimentin e tij të famshëm.

Pak çaste para se t’ia jepte qenit ushqimin, ai i binte një zileje. Në fillim kafsha nuk shfaqte ndonjë  reagim të veçantë, por me kalimin e kohës pas disa provash, fillonte të sekretonte sapo dëgjonte tringëllimën. Qeni kuptonte kështu, se një kockë ishte “në horizont” për të; bëhej gati, lehte, lëngëzohej dhe lëshohej drejt të zotit me vrap.

Shumë kohë më vonë, pasuesit e  Pavlovit konstatuan se sjellje të tilla mund të “kushtëzohen“ te të gjitha qeniet e gjalla; edhe te njeriu!

Pikërisht, për këtë rastin e fundit po flasim. Një dukuri e tillë, njësoj si me qentë e Pavlovit, po ndodh me intesitet dhe është bërë mënyrë jetese, veçanërisht kohët e fundit në Tiranë.

Një grup analistësh, gazetarësh e pronarë mediash njëkohësisht, pas një stërvitje të gjatë (veçanërisht në këtë 10-vjeçar të fundit), sot funksionojnë si qentë e Pavlovit, me “profesion të kushtëzuar”.

Sapo shfaqet në horizont ndonjë nga punët e pista të Ramës dhe Veliajt, ata presin të tundet zilja. Nëse opozita apo ndonjë nga ato pak media e analistë të pavarur që kanë ngelur vërdallë, lëshojnë alarmin; kthejnë kokën nga kryeministri, ngrenë putrat lartë, tundin bishtin, sytë ju shndrisin, lëngëzojnë fortë dhe nisin të kuisin.

Koncesione, qindra tender pa garë, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, inceneratorë, drogë, prishja dhe grabitja e Teatrit Kombëtar...zile e kambana për të gjithë, që presin kockën e radhës!

Madje disa prej tyre janë sofistikuar edhe më shumë, gjatë evoluimit në procesin e modifikimit të sjelljes së tyre “profesionale”.

 Edhe kur opozita fle gjumë apo harron që ti bjerë kambanës, kujdesen vetë për procesin, pa të cilin nuk mund të rrojnë. Marrin një zilkë të vogël cjapi dhe nisin e tundin në media, deri sa sytë dhe veshët e Ramës e të Veliajt të kthehen drejt tyre. E mbajnë të mprehur penën e lapsin, në pritje të ushqimit të radhës. Pastaj, kur kryeministri apo çdokush tjetër që ai ka ngarkuar me këtë punë të rëndësishme kthen kokën nga tingulli i ziles që ata lëshojnë; lëngëzohen e lëshohen me vrap drejt tij, sepse e kanë të sigurt tashmë, që ai do tu hedhë te këmbët kockën e radhës.

Kjo që po ndodh me këta “media e opinion bërës” në Tiranë, mund të quhet pa frikë, edhe mbyllja me sukses e eksperimentit të Pavlovit i cili nisi 115 vite më parë.

Ramës dhe Veliajt, pa diskutim ju takon çmimi Nobel, njësoj si Pavlovit. Edhe pse “modifikimin e kushtëzuar” të këtyre analistëve, e kishin shumë më të lehtë për ta bërë. E vërteta është, se shkencëtari i famshëm vuajti shumë më shumë me qentë e tij në Rusi, se sa Rama këtu në Tiranë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toni11/07/2018 06:02

Ushunjat e djeshme, qe mundohen te ngulen ne popull , siq veproj diktatura dje poveprojn kta sot , ndikojn shum ne masen e gjere (populore ).

Goni10/07/2018 22:56

Shkrim i mrekullueshem, Rama dhe Velia ia hodhen edhe Pavllovit,pasi analistet dhe gazetaret e Rames por edhe shume zgarae te tjere me dy kembe, vertetuan se kane reflekse te kondicionuara me shume se qente. Ku e dinte Pavllvi se tek ne ka nje race njerezish si Mero mori , ca vngjeler e ca qafoker, e ca sokoler e shume te tjere qe ia kalojne edhe qenit

Tiku10/07/2018 16:56

Perle publicistike. Kur lexoja kete shkrim, me dilnin para syve duke u jargavitur per kocken e rradhes qe mban ne dore Rama&Veliaj...Mero, Minxhozi, Peza, Nazark e kompani.

Zamira 10/07/2018 16:50

Vertet NOBEL meriton

t10/07/2018 14:22

Nobel edhe per kete shkrim!

Shto koment

Denonco