Vettingu sot, vartes i diktaturës së djeshme..

Vettingu sot, vartes i diktaturës së djeshme..

Nga Nga Basir Çollaku - 10/07/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund të shkojë për ndjekje penale nëse ligjin e sheh njeri në këtë humbëtire mesdhetare të emëruar Shqipëri.

ONM është vetëm një kamera qe rri ndezur e as e pyet kush, por datën e marrjes së shpërblimit financiar mujor e ka qokë të patrazuar. Ndoshta dhe me tepër, nëse Rama me marifetet e tij lobuese e paguese ua ka gjetur anën. Nuk po ndaloj në informacione konfidenciale si prova shemtie të asaj që po ndodh.

Një miku im me tregon se një vettues i kish thënë se ne na vjen lista gati nga hyqymeti, meqë jemi në mandatin turkrusidashës dhe na porosisin ke të lemë e ke të marrim. Nderi me nder thoshtë ai. Mua më kanë sjellë ketu e do më dergojnë me lart pastaj. Vendet po hapen në seri.

Artan Laze ishte gjyqtari, kërkesa e te cilit nxori domethenien e asaj çka po ndodh. KPK thotë se janë tre kritere vleresimi, moral, profesional, pasuror.

Ndërkohë KPK vetë është thjesht nje trupë politike e pakontrolluar. Po rojet kush i ruan?! Kthehemi te pyetja e drejtë "Laze" perse jo kontroll të integritetit moral dhe profesional?!?! 
Kush urdheron
Fatmira Luli e perzgjedhur nga shoqëria civile (se ku gjendet kjo shoqeri civile, ndryshe e gjitha Sorors) kalon e kandidon për Keshillin e Lartë Gjyqsor. Ajo bashkë me Kujtim Luli dhe Fatmir Xhafa janë trupa e kohës së diktaturës, gjykuese dhe torturuese deri në heqje thonjsh me pinca atyre qe kishin ngritur një dolli me raki për vdekjen e diktatorit.

Njeri hetues është Minister i Brendeshëm, tjetri eshtë në Apel, ndërsa zonja në Keshillin e Lartë të Gjyqësorit. Kosta Beluri që do të jetë në seancen e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (të pavarur nga opozita) eshtë një tjeter ish-hetues nga vitit 1987 i kohës së shkuar. Paralajmerimi pozitiv nga vettuesit qeveritarë është dhënë se pasuria eshtë pa telashe. Po ndoshta kanë korrektuar edhë ndonjë vit në fillim punë.

Edhe ky është kandidat për në Keshillin e Lartë të Prokurorise. Skema është gati. Beluri ka qenë një ndër hetuesit e të arratisurve në vitin 90, atyre që shpëtonin pa u vrarë apo atyre që vdisnin në qeli. Ka zbatuar ligjin do të hidhen vertuesit qeveritare. Po more shokë partie. Po në reformen e re ka një ligj ku shkruhet se nuk do të jenë në institucionet drejtuese të Drejtesisë së Re demek, ata që kanë punuar në hetuesinë, prokurorinë, gjyqtare, të kohes së diktatures. Kozma Jano, një tjetër kandidat për KLGj ishte përzgjedhur por ngeci si i doli një pjesëe e dosjes për bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit.

Nipi i Adil Çarçanit do të jetë një tjeter zgjedhje e skemës. Të tjerë janë në rradhë duke pritur dhe rikthimi i plotë i pasuesve të sigurimit dhe hetuesisë së komunizmit tani është një realitet deshpërues. Ndërsa ata që janë djathtas dhe skanë lidhje me diktaturen ka tre muaj që sulmohen nga media qeveritare, media që zë 98 perqind të gjithë medias. Atyre edhe nese kanë bërë sherr me gratë apo burrat, apo u kanë blerë femijeve akullore në dimer u quhet shkelje skualifikuese nga Komisioni i Kualifikimin dhe sehirxhinjtë e moniorimit ndërkombetar.

Ndaj po rreshkasim turqisht dhe rusisht në kahun e drejtësisë enveriane. Kush vetëgenjehet ndryshe ka një dorë revani e një dorë byrek që po e pertyp pacipesisiht. Poshtë vettingu rroftë vetingu, sipas rradhes...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco