Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Hurry up Mrs. Kavalec!...

Hurry up Mrs. Kavalec!...

Nga Bledian Koka - 09/07/2018

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ishte një nga 28 liderët botëror (22 presidentë dhe 6 kryeministra) që mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Por  Shqipëria ishte i vetmi shtet i Ballkanit që në vend të Presidentit u përfaqësua në këtë aktivitet nga shefi i qeverisë.

Kontretisht, të pranishëm në këtë ceremoninë e inaugurimit të Erdogan nga Ballkani merrnin, pjesë  presidenti i Bosnje-Hercegovinës Bakir Izetbegovic, Presidenti i Bullgarisë Rumen Dadev, Presidenti i Kosovës Hasim Thaci, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, President i Moldavisë Igor Dodon dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Është mëse normale që një delegacion zyrtar i Shqipërisë të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të Turqisë nisur nga raportet miqësore që të dy vendet kanë prej gati 3 dekadash, por është krejt anormale që ftesat e apo prania e zyrtarëve shqiptarë në këtë ceremoni të jetë jo si pasqyrë e raporteve personale të njërit lider me tjetrin, por si respekt i përfaqësimit reciprok të institucioneve që përfaqësojnë popujt në fjalë.

Nuk dihet nëse Presidenti i Republikës Ilir Meta ka patur apo jo ftesë për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni, por duket qartë se prania e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit aty ngre disa pikëpyetje.

Burimet bëjnë me dije se jo vetëm që Edi Rama dhe Dimitri Medvedev kanë qenë të parashikuar nga protokolli turk për të qëndruar në krah të njëri tjetrit, por pas përfundimit të ceremonisë Rama dhe Medvedev kanë zhvilluar një takim në të cilin i pranishëm ka qenë edhe ministri i Energjisë Damian Gjiknuri.

Besohet se temë e diskutimeve ka qenë përmirësimi i raporteve mes Moskës dhe Tiranës, të cilat në 28 vite demokraci nuk janë ngjitur kurrë në katedër, ndërsa vizitat e nivelit të lartë kanë qenë maksimumi në kuadër të ministrave të jashtëm.

Edi Rama, prej kohësh ka kërcënuar direkt Bashkimin Europian se nëse Shqipërisë nuk i çeleshin negociatat, atëherë Tirana mund të kthente sytë nga fuqi të tjera dhe insinuatat gjithmonë tregonin se bëhej fjalë për Rusinë.

Vetëm dy javë pasi Brukseli i tha jo Shqipërisë për të tretën herë për çeljen e negociatave, Edi Rama e ka vënë në jetë paralajmërimin e tij dhe është takuar me homolgun rus. Zëri i Amerikës e pyeti disa herë pak ditë më parë Damian Gjiknurin në lidhje me qëndrimin që qeveria shqiptare mban ndaj kompanive të lidhura me gjigandët rus të naftës, dhe në cilëndo prej tyre Ministri i Energjisë i doli në mbrojtje Gazprom-it.

Takimi i sotëm Rama-Medvedev është një sinjal alarmi për një vend që përbetohet për besnikëri ndaj SHBA-së, dhe sinjal i fortë për ambasadoren e re amerikane zonjën Cathleen An Kavalec e cila është një eksperte e qëndrimeve anti-ruse në Departamentin e Shtetit.

Takimi i parë Rama-Kavalec kur zonja ambasadore të mbërrijë në vendin tonë, me shumë gjasë do të nisë me pyetjen që diplomatja amerikane do ti drejtojë kryeministrit të Surrelit: “në cilën anë qëndron Shqipëria, në atë të Moskës apo të Uashingtonit?”. Përgjigja e Edi Ramës do të përcaktojë me shumë gjasë edhe fatin e tij politik, por deri atëherë sot më shumë era e re amerikane për fatin e Shqipërisë po dëgjohen sirenat aspak inkurajuese ruse. So, Hurry up Mrs. Kavalec!...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo10/07/2018 08:21

Shqiptaret kurre nuk duan ta kuptojne se as Z. Lu dhe as Zj. Kavalec nuk do te na shpetojne prej Edi Rames. Jo mor zoteri, sado e rendesishme qe eshte ambasadorja e SHBA, ajo perseri eshte nje nepunese e administrates se atij vendi me mandat tre vjecar, qe pasi do beje punen do te largohet per nje pozicion tjeter. Prandaj opozita dhe populli shqiptar duhet te behen te zgjuar dhe ta shporrin Ramen dhe Rilindjen e tij te vdekur vete!
Mos vraponi te gjithe ti vini kuroren e shpetimtares ne koke Zj. Kavalec, ashtu sic kane bere papushim dhe pa perjashtim te gjithe politikanet e te dy kraheve pergjate 28 vjeteve, duke iu dhene nje pushtet te paperligjur dhe te pamerituar ambasadoreve, disa prej te cileve ( si per shembull Z. Lu ) e abuzojne dhe e perdorin pertej interesave te vete shtetit qe perfaqesojne.

Nebil10/07/2018 06:30

Zoti Koka, Kryeministrat e Shqiperise asnje pordhe nuk bejne pa leje, per kete te jesh i bindur dhe mos u tremb. Shqiperia beri edhe veprime te tjera gjasme qe shkonin ndesh me politiken e SHBA, po kush u be merak vecse opozites, e cila kur ka qene ne pushtet ka bere po kaq lojra gjasme politike. Ngulite ne mendje, Ballkani Perendimor eshte ne hartat e NATO si pjese e kesaj aleance dhe s'ka Djale Nete apo Kristaqi qe ta ndryshoje.

Balo Bena10/07/2018 06:25

Hahahahaaa Kryeministri i Surrelit!

Tavarish Dobro10/07/2018 06:08

Ne foto duket KM qe ngjesh fort me dy gishta kufjen e majte pas veshit te vet. Pyes veten: ne gjithe ate milet rretherrotull pse nuk gjendet nje person i dyte te bej te njejtin veprim. A thua te tjeret nuk duan te degjojne saktesisht se çthuhet? A thua vetem ky KM ka kufjen me difekt? A thua eshte ekscentriku i perhershem? A thua ka filluar te shurdhohet? A thua eshte nervoz nga zullumet qe ka bere?
Por nje gje nuk e luan topi, ne gjithe ate milet nuk shihet nje i dyte me ate veprim te çoroditur

Arber10/07/2018 00:22

Politikisht, afrimi me Rusine eshte levizje brilante e Rames. Nga fjalet ne vepra. Ah, se harrova, Kavaleci eshte produkt i politikes Globaliste ne 30 vitet e fundit, dhe ish pjese e administrates se perfaqesuesit me famekeq te saj, Obames. Edhe kjo si Lu-ja eshte Soriste. Mos ushqeni iluzione.

Asd09/07/2018 23:03

Jashte Shqiperise, askush nuk i jep rendesi Rames. E respektojne per kortezi per aq sa ai mund te perfaqsoje dhe per aq kohe sa mund te perfaqsoje. Edhe kur gjoja rama u flet nderkombetareve, ne fakt ai e ka qe ta degjojne shqiptaret. Forca e tij deri tani ka qene tek mashtrimi gjate zgjedhjeve... Por po i vjen fundi... si cdo budalleku.

Shto koment

Denonco