Edi Rama! Lindi më 1998- ‘Vdiq’ më 2018

Edi Rama! Lindi më 1998- ‘Vdiq’ më 2018

Nga Agim Xhafka - 09/07/2018

Vdekjet e njerëzve,qofshin të thjeshtë,apo të shquar,lypsarë apo shkencëtarë,votues apo politikanë ndodhin për shumë e shumë shkaqe. Për sëmundje të ndryshme apo për moshë e aksidente.

Ndërsa “vdekja” e Ramës mbërriti nga etja për grabitje,ky neps e groposi më 5 korrik 2018 kur me 75 merhumë ditën për diell na përlanë pronën tonë.Kjo diagnozë do i vendoset nga populli,nga media,nga prokuroria dhe gjykatat së shpejti.

Fiks pas 20 vjetësh në politikë qërrohet njeriu që nuk e mbajti dot mbyllur etjen për vjedhje,nuk i rezistoi dot dëshirave perverse të bandave që e ndihmuan të vinte në pushtet e që u paguante këstet e borxheve që u detyrohej. Njeriu që pandehu se kishte në dorë edhe erën,edhe shiun,nga që komandon Ruçin dhe Ballën.

Sot nga maxhoranca mendohet se gjithcka u krye është ok. U bë një grabitje,por ama nuk u vunë maska,nuk u përdorën armë,u bë me ligj e për pasojë s’ka dënime kolektive. Se jetojmë në demokraci,secili përgjigjet për emrin e tij,trumbetohet.

Një mendësi që ka funksionuar prej vitesh. Por duhet thënë se deri më sot ishte arritur tek dhënia e pronës publike me qira,ose me konçesion. Askush nuk ishte treguar aq trim sa ta shishte si mall të vet atë që sipër mban vulën”Pronë e popullit.”

Nëpër vite Rama ka pasur plot akuza për rryshfete dhe trajtim special të klientëve të vet. Shpëtoi se i doli mburojë partia e vet,ose nga që nuk u sollën prova të plota.

Me aktin e 5 korrikut Rama vulosi “vdekjen” e tij politike. Hyri vetë në arkivol.Dhe hapi rrugën të besohet se edhe akuzat e para disa viteve kanë pasur plot të vërteta.

Pas 20 vjet qeverisje të Tiranës e të vendit prej tij sheh se kryeqyteti ynë është berë nje vend i shëmtuar,i pabanueshëm,me ajër të helmuar,me ujë përherë e më pak,një fjetore gjigande ku nuk mendohet se mund të qetohesh qoftë ca orë në ditënatën e shpifur.

Votimi i dhurimit të tokës sonë pa garë,pa tender,pa rregulla e kritere,me arrogancë dhe me procedura të përshpejtuara janë provat e sëmundjes që sollën largimin nga jeta politike të më jetëgjatit në politikë. Që për rastësi ishte dhe politikani më shtatgjatë.

Pastë dënim siç Edi do ua dëshironte fukarenjve kur nuk paguanin dot dritat dhe i qoftë burgu i lehtë me shoqërinë që ngrinte kartonat sa herë ky u fishkëllente.

Qoftë i përjetshëm mësimi që do përcillet ndër breza nga fajet e një njeriu qê shtoi varfërinë dhe nxiti shqiptarët të braktisin Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

o zot ma ruaj11/07/2018 11:34

Amin dhe ishalla te merr mbrapa dhe ty

Krist09/07/2018 22:43

A M I N

Shto koment

Denonco