Akti i Ramës me afrikanët i ngjashëm me dëbimin e kosovarëve nga Millosheviçi

Akti i Ramës me afrikanët i ngjashëm me dëbimin e kosovarëve nga Millosheviçi

Nga Kastriot Islami - 23/06/2018

Ndërsa ngjarja e 1999 ishte një dëshirë e madhe e të gjithë shqiptarëve për të mbështetur pavarësinë e Kosovës, opsioni i pritjes dhe strehimit të të azilërkuesve afrikanë është një akti i turpshëm, qesharak dhe i rrezikshëm i Ramës thjesht për të ruajtur dhe mbajtur vetëm karriken e kryeministrit.

Dëbimi i kosovarëve nga trojet e tyre nga Millosheviçi dhe akti i çmendur i Ramës për të pritur dhe strehuar azilantët afrikanë kanë afërsi/ngjashmëri vetëm në një aspekt; Krizën humanitare të 1999 e shkaktoi regjimi diktatorial i Millosheviçit për të ruajtur karrigen e tij diktatoriale kurse ideja e çmendur strehimit të 600 mijë azilantëve afrikanë ka për burim regjimin oligarkik, kriminal dhe e të korruptuar të Tiranës, thjesht për të siguruar karrigen oligarkike të Edi Ramës.

1.

Në të gjithë aspektet e tjera këto dy ngjarje janë të pakrahasueshme. Janë dy ngjarje që ndodhin në kohë të ndryshme e të lidhura me kontekste krejtësisht të ndryshme. Janë dy ngjarje që lidhen me situata të ndryshme politike si në Shqipëri ashtu edhe në Europë.

Ndërsa për strehimin e mbi 500 mijë vëllezërve nga Kosova të gjithë familjet shqiptare kishin mbështetjen e të gjithë vendeve të BE që ishin të gatshme ti pranonin ata në vendet e tyre, për aktin e çmendur të Ramës vendet e BE janë shprehur se s’pranojnë asnjë azilant afrikan kurse SHBA është kundër këtij opsioni.

Ndërsa NATO ishte në krah të Shqipërisë për operacionin humanitar për të asistuar të dëbuarit nga Kosova me një mision special humanitar, aktin e çmendur të Ramës shumë nga vendet e NATO nuk e miratojnë se nuk besojnë që vendi me qeverinë më të korruptuar dhe më të inkriminuar në Europë do të mund të kryejë një mision të tillë, madje disa nga vendet më serioze e kanë kuptuar se këtë Rama e bën vetëm për karrigen e tij kryeministrore.

Ndërsa krizën humanitare të shkaktuar nga regjimi i Millosheviçit ishin të gatshëm të gjithë shqiptarët, pavarësisht varfërisë dhe halleve të tyre të mëdha ta absorbonin me sakrificat e familjeve të tyre siç ndodhi realisht, këtë akt të çmendur të Ramës shqiptarët janë të gatshëm ta refuzojnë me revolta e neveri.

Dhe së fundmi, ndërsa kriza humanitare e 1999 u menaxhua me sukses kryesisht për shkak të mikpritjes dhe angazhimit të të gjithë familjeve shqiptare, kjo ide e çmendur do të dështojë me sukses për shkak të revoltës së shqiptarëve. Përndryshe Rama është përgatitur që të gjithë azilantët afrikanë të përfundojnë nën orkestrimin e Ramës në brigjet italiane ose nëse atje policia kufitare s’do ti lejojë shumë prej tyre do të përfundonin si ushqim për peshqit e Adriatikut.

2.

Të gjithë misionet humanitare të organizmave ndërkombëtare të specializuar për menaxhimin e krizave humanitare dhe misionet humanitare të vendeve të ndryshme të BE, NATO e tjerë kanë thënë me sinqeritet maksimal: kriza e 1999, kriza më e madhe humanitare në Europë pas luftës së dytë botërore, u menaxhuan në sajë dhe vetëm të mikpritjes së familjeve shqiptare. Ato përbënin edhe kapacitetin më të madh menaxherial.

Ndërsa nëse ky akt i çmendur i Ramës do të pranohej nga vendet e BE, gjë që për mendimin tim nuk ka asnjë shans të ndodhë, sepse lidershipi serioz dhe i përgjegjshëm europian nuk mundet ti ngarkojë një detyre kaq të rëndë që nuk është në gjendje ta zgjidhë vetë vendit më të varfër, që qeveriset nga qeveria më e korruptuar, më e inkriminuar dhe e lidhur me klanet mafioze dhe trafikantët e rrezikshëm të drogës e të armëve, kjo do të pasohej nga katastrofa humanitare më e madhe që ka njohur ndonjëherë rajoni dhe Europa.

Thënë shkurt e qartë: Shqipëria nuk ka as kapacitete as vullnet qytetar për të menaxhuar këtë akt të çmendur të Ramës se familjet shqiptare janë kundër saj dhe nëse kjo ngjarje do ti imponohej shqiptarëve atëherë ajo të ishte një katastrofë dhe fatkeqësi për të gjithë, edhe për politikën europiane, edhe për shqiptarët edhe për të gjithë azilantët, pra me pasoja të rrezikshme e të paparashikueshme për rajonin dhe Europën.

3.

Ekzistojnë dy mundësi se si do të mund rridhnin ngjarjet lidhur më këtë ide të çmendur:

Njëra që ky akt i çmendur i Ramës të mos pranohet nga vendet e BE, pra të mos ndodhë dhe kjo flluskë sapuni të pëlcasë ashtu siç ndodhi edhe me armët kimike që Rama u detyruar të zbythej me turp e me bishtin nën shalë ndonëse kishte në xhep letrën e falënderimit të Presidentit Obama.

Dhe tjetra, që ku akt ti imponohet shqiptarëve. Në këtë rast shumica e azilantëve do të bëheshin preh e skafistëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore për tu dërguar drejt Italisë duke pasur edhe ndihmën e të një njëjtit rrjet policor që menaxhoi kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Madje më shumë gjasa shumë nga këtë azilantë të menaxhuar nga skafistët dhe trafikantët e kanabisit do të përfundonin ushqim për peshqit e Adriatikut. Ndërkohë shumë shqiptarë të dëshpëruar e të pashpresë nga varfëria dhe keqqeverisja do të mund ti bashkëngjiteshin fatkeqësisht kësaj katastrofe.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco