Këshilli i famshëm i të Drejtave të Njeriut, shpresë tek administrata Trump për rikthimin e vlerave

Këshilli i famshëm i të Drejtave të Njeriut, shpresë tek administrata Trump për rikthimin e vlerave

Nga Bujar Nishani - 22/06/2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.  “Ky organizëm hipokrit që i shërben vetëm vetes, i kthen të drejtat e njeriut në një tallje”, deklaroi e dërguara e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara, Nicky Haley.

SHBA kanë denoncuar në vijimësi burokracinë shterpë, keqpërdorimin e fondeve, spekullimet politike nga lobime korruptive, hipokrizinë dhe double standard-in e këtyre mekanizmave të OKB, të themeluar në fakt, për të ruajtur të pacënuara parimet dhe barazinë e çdo standardi të përcaktuar si një e drejtë e çdo qënie humane pavarsisht gjinisë, nacionalitetit, rracës, ngjyrës, besimit e veçorive të tjera që mund të ketë një human.

Për fat të keq të gjithë pa përjashtim jemi dëshmitar që këto parime e standarde gjatë rrugëtimit të shoqërisë janë cënuar, tjetërsuar e dhunuar, në shumë raste, në shumë vende, në shumë fusha, në forma të ndryshme.

Por, bashkudhëtare me këto dhunime ka qënë edhe hipokrizia e standardet e shumëfishta të këtyre mekanizmave, të ngritura, të paguara dhe pranuara për drejtësi, por të keqpërdorura.

Në çdo shtet të Globit do të gjenden raste dhe shembuj të shumtë dhe të ndryshëm të keqpërdorimit të këtij mekanizmi botëror, por ne shqiptarëve na duhet ti referohemi eksperiencave dhe shembujve tanë. 

Për fat të keq ato janë të shumtë por do të rendisja 2-3 prej tyre. 
Imazhi dhe besimi i këtij mekanizmi u trondit fort që në ditët e para të daljes së shqiptarëve në dritën e lirisë, kur për herë të parë pas një kalvari terrori diktatorial gjysëm shekullor mundën të krijoheshin edhe në Shqipëri mekanizmat e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. 

Paradoksalisht me mundësimin e krijimit të tyre, kontrolli, drejtimi, përfaqësimi ju dha po të njejtëve persona që për 50 vite kishin qenë zemra, truri, zëri, shpata e kazma e mekanizmit diktatorial. 

Qindra miliona financime u sponsorizuan po për këta njerëz, po për të mbajtur gjallë ideologjitë e tyre, trashëgiminë e dhunës dhe mohimit të lirisë dhe aspak vendosjen, edukimin dhe mbrojtjen e një kulture të re të drejtave dhe lirive themelore. 
Ky model tashmë është i kalçifikuar mbi sistemin shoqëror në Shqipëri !

Problemi më madhor dhe shembulli “par excellence” i këtij kontraversi të madh midis parimeve, detyrimeve, përgjegjësive të këtij Këshilli dhe Shqipërisë është çështja e pronave private të sekuestruara, konfiskuara dhe shfrytëzuara për gjysëm shekulli nga rregjimi diktatorial komunist. 

Me rikthimin në pushtet të ish-stalinistëve shqiptar në 2013, u hartua dhe implementua një platformë e re e ndalimit të rikthimit dhe kompesimit të pronave private tek pronari legjitim. 

Asnjë reagim nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB për këtë politikë marksiste të rikthyer në Shqipëri, ndaj pronës !

Qeveria e ish-stalinistëve shqiptarë i kërkon zyrtarisht Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg të ndalojë dhe bllokojë shqyrtimin e çështjeve të shtetasve shqiptarë mbi të drejtat e pronës. 

Mesa duket lobimet e forta korruptive arritën të ndikojnë edhe mbi këtë mekanizëm të shpresës së shqiptarëve për të drejtat fondamentale të tyre. 
Gjykata Evropiane ka bllokuar prej dy vitesh të gjitha rastet, madje dhe të shqyrtuara, nga kjo gjykatë!

Kjo i inkurajoj edhe më shumë ish-stalinistët shqiptar në pushtet që hodhën hapin tjetër të madh duke hartuar e miratuar një ligj të ri mbi pronën private i cili e rikonfiskon përsëri pronën e individit. 

Tashmë, jo me dhunën e Sigurimit të Shtetit, siç bënë 70 vite më parë por përmes gjygjtarëve të korruptuar dhe shantazhuar të Gjykatës Kushtetuese të cilët arritën deri të fallcifikojnë tekstin e ligjit në komunikimin dhe konsultën me Komisionin e Venecias !!

Tashmë jo në interes të “Bllokut Komunist”, por në dhurata ndaj oligarkëve që blejnë votat për pushtetin shërbëtor.

Asnjë indikacion, asnjë denoncim, asnjë reagim, asnjë masë e ndërrmarë nga Këshilli i famshëm i të Drejtave të Njeriut të OKB për këtë rast shqiptar, që në fakt është sa unikal aq dhe sinjifikativ në kontekstin e lirive dhe drejtave themelore në aspektin global.

Shqiptarët e kuptojnë fare mirë hipokrizinë e shfaqjeve dhe retorikës boshe por të sjelljes “double standard” të këtij mekanizmi në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ndaj serioziteti dhe angazhimi për rikthimin e vlerave nga Administrata Trump edhe në këtë rast ka lindur një shpresë tek të gjithë ata njerëz anekënd botës të cilët besojnë tek parimet, vlerat dhe angazhimet reale dhe të vërteta për liritë dhe të drejtave themelore të njeriut. 
Tek ata që nuk pranojnë të mashtrohen nga hipokrizia e buzëqeshjeve fallco dhe nuk pajtohen me burokracitë korruptive të “double standard”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp 24/06/2018 11:29

Nuk ka nevoje njeri, as per servilosje dhe as per leksione demokracije.Zgjidhja e problemeve te mbartura nga shekuj nuk behet duke i paragjykuar, as epokat as njerezit qe i kane percjell epokat, duke punuar e ,duke krijuar pasuri.Nese flasim per pasuri te "oligarkeve"qe pasurite i kane vene edhe duke ju sherbyer pushtuesve", cfare mund te themi per ata bejlere apo fshatar te pasur qe shtriheshin mbi trojet e tyre ster ster gjyshore qe nuk i kane vene pasurite edhe duke "ju sherbyer pushtusve". Maredheniet midis pushtuesve dhe te pushtuarve, kane qene specifike per cdo vend.Ashtu sic maredheniet midis Turqise dhe vendit tone jane nderprere dhe vulosur si midis nje vendi te kapitulluar (Turqise)dhe nje vendi qe shpalli mevetesine (Shqiperija),me garanci te vendeve perndimore.Me klauzola te percaktuara edhe per pasurite e shqiptareve te vena nen pushtimin osman.Reformat e shtetit shqiptar ne kohe te ndryshme(te perligjura here here) nuk mund te zhbejne dhe te jene perjashtuese per disa.Ashtu sikurse shteti shqiptar, nuk lindi dhe nuk perfundoji me ardhjen dhe ikjen as te Zogut dhe as te Enverit.Problemi i pronave ngeli pa u zgjidhur edhe me drejtesi edhe me ligj, edhe duke respektuar mareveshjet nderkombetare.Cdo lufte e shpallur apo e heshtur per eleminimin e disa oligarkeve, per te krijuar oligarket e kohes se vete eshte jo produktive, per mos te thene antikombetare.Te pasurit e cdo periudhe ne rrugetimin mijravjecar, nuk kane qene dhe as jane armiqte e Shqiperise por koka dhe truri i saj.Shqiptaret jetojne ne trojet e tyre prej mijra vjecaresh.Nuk jane as ikanak dhe as ardhacak.Problemet qe lidhen me pronesine,korrupsioni ka ne themel tjetersimin e pronave nga qeveritare qe alternohen ne pushtet, por qe nuk angazhohen per ta zgjidh kete ngangrene si burra shteti, jashte interesave personale e klienteliste, jane pergjegjes per shumecka.

coli23/06/2018 09:46

Një shkrim realist e shumë larg demagogjive poltike që e degjeneruan konceptin e demokracisë mbi "te drejtat e njeriut".
Ligjet e demokracisë së mirfilltë, nuk duhet t'ju bëhen barrikadë vetëm shkeljes drastike të të drejtave të njeriut të feudalizmit shtetëror, të stigmatizuar me monarkun absolut e pronarin absolut të gjitha pasurive të vendeve me dikttaturë komuniste, siç u bë Enver Hoxha..
Sistem demokratik antikomunist diktatorial, nuk do të thotë rikthim në sistemin feudal mesjetar, ku prona ishte e shpërndarë vetëm në disa latifondistë të mëdhej, disa "oligarkë" feudalë që këto pasuri i patën vënë edhe duke ju shërbyer pushtuesve..
Nuk është fjala këtu në përgjithësi për të gjithë ata shqiptarë që propoganda komuniste i quajti me përbuzje si "bejlerë, agallarë apo kulakë" e që përbënin elitën patriotike e intelektuale të Shqipërisë.
Reforma agrare në rindarjen e pronave, janë bërë në Europë, edhe me revolucionet demokratike që komunistët i përbuzin si "borgjeze".
Duhen dalluar kjartë sistemet .
Europa doli nga sistemi i absolutizmit feudal, kur shpertheu revolucioni kulturor e industrial e kaloi në sistemin kapitalist të konkurencës së lire të vlerave.
Shqipëria nuk e kaloi këtë etapë të ndrimit të sistemeve, por nga sistemi feudal mesjetar, kaloi në një feudalizëm më të egër, feudalizmin diktatorial komunist, ku duke abuzuar me "diktaturën e proletariatit", diktatori komunist u bë pronari i vetëm jo vetëm i tokave e pasurive kombëtare, por i kaloi edhe caqet e feudalizmit të monarkive absolute duke kaluar në sistemin skllavopronar, duke u bërë "pronar" absolut edhe i mendimit.
Është naive të mendosh se korrupsioni, krimi e shkelja e të drejtave të njeriut, i erdhi Shqipërise vetëm me përmbysjen e sistemit diktatorial enverist.
Progres demokratik nuk do të thotë të shohësh me nostalgji as sistemin feudal mesjetar e as sistemin diktatorial absolutist komunist.
Këtu i ka rrënjët edhe mendësia naive e disa shqiptarëve, që kujtojnë se po të luftosh pasurimin në rrugë kriminale feudale, na qenke komunist.
Thelbi i ideollogjisë antikomuniste e demokrate, nuk është utopia komuniste se të gjithë njerëzit janë njëlloj e pasuria duhet të ndahet me dhunë në mënyre të barabartë.
Është nje realitet historik në zhvillimin e shoqërise njerëzore, se në raport me shumicën absolute të popullsisë, njerëzit e aftë por të ndershëm, gjeni që i kanë dhenë njerëzimit vlera të jashtëzakonëshme të progresit ekonomik e kulturor, janë të paktë.
Pikërisht me këtë realitet abuzojnë propogandat komuniste prandaj është e vështirë të shkulet nga mendja e njerëzve ideollogjia marksiste.
E kush është ai i varfër jo vetëm në pasuri ekonomike, por edhe në pasuri te vlerave intelektuale, që të mos joshet nga ideja marksiste, që produkti i punës së gjenive e pasurisë së tyre, t'ju meret këtyre me dhunë, e t'ju ndahet të varfërve ?
Shteti ligjor demokratik, me ligje duhet të regullojë raportin e të drejtave e lirive të njeriut, duke vlerësuar edhe detyrimet e vlerësimet për kontributin e më të aftëve duke ndarë njëkohësisht edhe energjitë e aftësitë negative të atyre që pasurohen në mënyre korruptive e kriminale të paligjëshme, me ata që respektojnë ligjet.

Tarasi22/06/2018 15:56

Dakort zoti President , por dhe P. Demokratike dhe komunisti Berisha ne krye te saj nuk kane qene aspak dashamirese me ish pronaret e ish te perndjekurit. E keqja me e madhe per shqiperine , nuk buron nga jashte , eshte brenda, fillon me Sali Katovicen e tashti me Rame Timonin.

Nebil22/06/2018 13:25

O Bujar O President,
Mos na cudit as Ti as Sali Berisha, "LIGJIN 7501" e hartuat dhe miratuat me PS, kjo eshte shkelja me e madhe dhe me rende dhe po ashtu e ndyre, qe PARTIA DEMOKRATIKE ne se eshte e tille, miratoi sapo morri votat e pronareve legjitime. Mbylleni dhe mos flisni per te drejta njeriu as Ti, as Berisha dhe as gjerarket e PS.

Shto koment

Denonco