Dështimet shqiptare sollën mos-hapjen e negociatave

Dështimet shqiptare sollën mos-hapjen e negociatave

Nga Vincent Triest - 21/06/2018

Pas vendimit të Parlamentit Holandez për të mos lejuar hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në Shqipëri ka nisur diskutimet se kush është fajtori i gjithë kësaj historie. Me muaj në Shqipëri nga politikanet shqiptar të dashur u pretendua qe vendi është me pranë se kurrë integrimit. Pavarësisht që kjo tashme u tregua e pavërtetë, koha është tani për të identifikuar shkaqet që solli në ketë rezultat. Por ndryshe nga çfarë pretendohet nga po ato politikanet të dashur që sollën dështimin, këto shkaqe mund të faturohen vetëm Shqipërisë.

Holanda ose njohur ndryshe si Mbretërinë e Vendeve të Ulta do ishte 75% nen ujë nëse nuk marrin masat kolektive me luftën kundër detit. Për ketë arsye holandezet historikisht janë mësuar të veprojnë në kolektiv. Ky shtet është i famshme për të gjetur gjithmonë rrugën e mesit, ku është e mundur, për të arritur bashkë në një rezultat me të mirë. Kjo strategji, që njihet ndryshe si ‘poldermodel’, mund të shpjegohet si bashkëpunimi pavarësisht dallimeve me njeri tjetri.

Ka shume dallime midis Holandës dhe Shqipërisë, por që ky bashkëpunimi që karakterizon Holandën të funksionoj kërkohet që aktoret e përfshirë të tregojnë gjithmonë të vërtetën.

Ndryshe nga përshtypja qe ne mund të krijojmë duke ndjekur mediat shqiptarë, Shqipëria nuk është aty ku është. Politikanet në Shqipëri po sillen sikur janë arritur rezultate shumë konkrete, pavarësisht që kjo nuk është e vërtetë. Nësë flet me Holandezet, qoftë deputet dhe qoftë zyrtarë të organizatave ligjzbatuese behët e qartë që ata mendojnë që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.

Një nga deputetet Holandez përmendi përshembul vettingu, ku deri tani nuk janë gjykuar me shume sesa 10 figura nga 800 qe parashikohen.

Por duke ndjekur politikanet dhe zyrtarë të lartë Shqiptarë ata krijojnë përshtypjen që vettingu ka nisur mirë dhe ka dhënë rezultate shumë të mira. Ajo çfarë harrohet është që peshqit të mëdhenj s’janë kapur ende, dhe që procesi po shkon shume me avash sesa mendohet.

Po dhe sipas raportet të shumëkomentuara nga Policia Holandeze për krimin e organizuar shqiptar në Holande, shqiptarët janë të paktë në numër por mbajnë një pozicion të rëndësishme në shpërndarje dhe tregtimin e drogëra të forta, migracioni i paligjshme dhe pastrimi i parave.

Pavarësisht që Holanda ka tentuar të bashkëpunoj me shumë me autoritetet shqiptarë, diçka që është përkthyer dhe në disa vizita në Hagë, rezultate konkrete nuk janë arrit ende. Në vitet të fundit nuk është goditur ndo një grup domethënëse që merret me vepra te paligjshme në Holandë me informacion shqiptar. Oficeret të Policisë Holandeze ende ankohen për mungese këmbim të informacionit.

Që nga maj i këtij viti ishte e qartë që Qeveria Holandeze kishte probleme me rezultatet në luftën e Shqipëria me krimin e organizuar dhe korrupsioni. Shteti shqiptar kishte dy muaj kohë për të berë të qartë që realiteti ishte ndryshe. Kjo nuk ndodhi dhe detyrat të Holandës u harruan.

Tashme jemi vonë për të ndryshuar diçka. Ajo çfarë na mbetet është të punohet me fort në të ardhmen, të arrihet rezultate konkrete që mund ti tregojmë qeverise, parlamentit dhe opinionit publik të Holandës në mënyrë që të forcohet pozicionin e Shqipërisë vitin tjetër për të hapur negociatat. Në qoftë se jo, ato ‘gabime’ do na faturohen përsëri vetëm shtetit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco