Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Nuk është çështje ‘humanitare’, por poshtërsi politike!

Nuk është çështje ‘humanitare’, por poshtërsi politike!

Nga Ylli Manjani - 21/06/2018

Edi Rama i do refugjatët këtu për të blerë heshtjen e Europës ndaj keqqeverisjes!

I do refugjatët për të fshehur trafikun e drogës dhe për të fuqizuar krimin e organizuar me te cilin ka vendosur të sundojë!

I do refugjatët, jo për ti trajtuar njerëzisht, por si lëndë e parë për trafikantët! Ata do ti çojnë me skaf në Itali. Kot fryhen Italianët! Nëse do lejojnë Ramën të bëjë kamp në Shqipëri, duhet ti llogarisin ato refugjatë si në territorin Italian! Aty do i kenë...

I do refugjatët që ti faturojë ushqimin e tyre Europës, paret e të cilës do ti “administrojë” në tepsinë e vet!

I do refugjatët për të bërë teatër me humanizmin, ndërkohë do shkatërrojë pa mëshirë Teatrin Kombëtar!

I do refugjatët si krye-skandal për të fshehur skandalet e përditshme të keqqeverisjes së tij, më të keqen që kemi që nga koha e komunizmit!

I do refugjatët për të bërë sa më të pajetueshëm Shqipërinë, prej Shqiptarëve! Imagjinoni edhe njwherw popullsia e Tiranës e shtuar me refugjatë!!! Politikë e pastër shfarosëse!

Nuk i do refugjatët për të hapur negociatat, por për të bërë të harrohet moshapja e tyre!

I do refugjatët, jo për të qenë solidar me Europën, por për të ngjarë gjithnjë e më shumë si miza që rri në bythë të kalit dhe shet pordhë se po tërheq karrocën!! (Seksioni shqip i DW na e cpifi me këtë gjë)

Shitja e kësaj çështje si “humanitare” për të prekur në tela emocionet e njerëzve, është poshtërsi Kombëtare! Ata që e bëjnë janë të poshtër!

Ata refugjatë nuk duan Shqipërinë , por Gjermaninë dhe BE! Ndaj ti trajtojnë ata e jo ne! Pra nuk është se na erdhën në derë dhe ne po i përzëmë!

Jo! Po na i sjellin me pahirin e tyre dhe me dëshirën e Edi Ramës për të sunduar në Shqipëri!

Më çudit HESHTJA e OPOZITËS!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Zana24/06/2018 00:44

ju mendoni se ky populli yne do te rrij duar kryq !! jooooo nuk besoj ne jemi duke u share dhe vrare ne mes vedi Nuk po leme gje pa thene se na zaptuan Tiranen maloket injorantet fshataret etj etj si keto Keshtu une mendoj se te pranojne hallexhinjt e Sirise dhe gjithe lindjes me qetesi dhe dashuri do te jete absurditeti yne Kjo eshte nje arsye ne mes te dhjetra e dhjetra arsyeve per te mos i pranuar

Onkezmi22/06/2018 03:48

Mire Edi Rama eshte nje i cmendur i Ballkanit,po Europa kurva pse i sjell gjithe plerat te ne?!...

ariu21/06/2018 16:07

Mire ishte qe ju te ishit ne krye te shtetit dmth kryeminister dhe duhet te kesh kellqe te ti thuash europes si mendonu ju dhe jo duke u lepire mbas fustanit te vlahutin bravo

Daj Jaku21/06/2018 15:19

Mos u çudit nga heshtja e "opozitës". LulBoshi bën opozitë me lejen e EDramës.

tironci21/06/2018 14:30

Jo poshtersi kjo puna refugjatve po ska emer me i vu ksaj te keqje. Pa ndertu shtetin ton tamam ta mushim Shqipnin me arabe fatkeqe. Po nuk besoj te bohet jo se bathet jane mos nai hapin negociatat se verte se meritojme si detyra shteti. E meritojme vetem si shqiptare. E po su hapen do iki me bisht nder shale gjatoshi bastard. Me hir a me pahir do iki. Un uroj te hapen gjithsesi per shqipraret qe ti ken rruget hap me dinjitet me ik nga ky vend i bastardum nga politika. Po bathet sme duken. Ndaj prisni te iki ky maskara kryeminister pa bo nai cmenduri te re.

Refugees21/06/2018 12:48

Bravo. Vertet. Te pakten nje politikan ne Shqiperi dhe minister drejtesie me pare, ben nje analize teper te sakte dhe jep tre elemente kryesore: vasalitetin gjerman te nje qeverie te korruptuar; etjen e pangopur per pushtet dhe leshimet antikombetare per ta mbajtur ate(pushtetin); heshtjen dhe mos reagimin e pseudo opozites. Si konkluzion mund te thuhet pa frike se ne Shqiperi shteti eshte i kapur nga nje grupim politikanesh te korruptuar te cilet nuk kane frike te perdorin atdheun si placke apo kolateral per mbijetesen e tyre.

Shto koment

Denonco