‘Idetë gjeniale’ Majko vs Rama/ Një histori personale me Nanon e Berluskonin

‘Idetë gjeniale’ Majko vs Rama/ Një histori personale me Nanon e Berluskonin

Nga Andis Harasani - 20/06/2018

Në 2003 isha drejtor i KESH. Në gusht të atij viti, mbaj mend që erdhi Berluskoni në Shqipëri. Midis të tjerash foli me kryeministrin e kohës Z. Nano për një bashkëpunim midis ENEL dhe KESH. 

Si çdo ide gjeniale, dhe kjo ide e kishte zanafillën te z.Pandeli Majko. Biles mbaj mend që momenti i parë i bashkëpunimit ishte një blerje (sasi e vogël energjie) me çmim diku mbi 5 herë atë të tregut.

Në takimin midis Berluskonit dhe Nanos pata fatin të ulem pesë minuta. Më thanë që donin që ENEL dhe KESH të bashkëpunonin nëse ka hapësirë për bashkëpunim. Ishte e premte në darkë. Të hënën isha në zyrën e ENELIT në takim me drejtorin e përgjithshëm. Pas 30 minutash takim ishte e qartë që nuk kishte hapësira bashkëpunimi. Unë njoftova Nanon, zotëria e ENEL lajmëroi Berluskonin dhe ideja vdiq aty.

Me shume trishtim mu kujtua kjo histori kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të Turkish Airlines që deklaronte se u kish dhënë detyrë Erdogani dhe Rama të ndërtonin një linjë ajrore Air Albania.  Sigurisht që zotëria e di që biznesi nuk bëhet me urdhra por ai thjesht ruan karrigen e tij të punës. Trishtimi im vinte nga fakti se sot, 15 vite më vonë jo vetëm që Shqipëria nuk ka ecur përpara, por përkundrazi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku20/06/2018 22:55

Nuk kishte hapsirë bashkëpunimi!?!? Me gjigandin ENEL!?!?! Hapsira u gjet me gjigandin e mashtrimit ÇEZ. Sigurisht që çekët janë me famë për të ta futur në bisnes, çek baras me çam çifut grek. ÇEZ sjell thesin, ENEL ka shekuj që ka hequr dorë nga këto praktika, prandaj nuk ka hapsira për bashkëpunim. Me ÇEZ e hëngrëm keq në b**** si shtet ndërsa shtetarët Damixhan Gjiknuriu bashkë me shefin e tij u bënë miljarderë. Skandali u harrua sepse u pasua nga skandale pas skandalesh me dimensione astronomike që do kishin hedh në erë qeveri vëndesh gjigande. Aeroporti Rama Erdogan dhe linja e tyre ajrore ..... pas tre ditësh harrohet se plas ndonjë tjetër. Natën e mirë KaraHasan, gjumë të ëmbël me plëncin plot bashkë me atë kryeministrin tënd, gjigandin xhuxh......të korrupsionit, xhuxh përpara këtij gjigandit gjigand, zullapit të sotëm.

gani20/06/2018 18:41

Po kur ishe drejtor i KESH i vodhe 2 milion dollaret per te cilet do japesh lllogari, sadoqe i ke pastruar ne offshore. Ah me fal, harrova pjesen qe i ke dhene Fatos Nanos. Po cpret me tej kur nga Kalivaci vetem hajdute kane dale.

Shto koment

Denonco