Rama mund të menaxhojë sirianët me skafistët e trafikantët e kanabisit

Rama mund të menaxhojë sirianët me skafistët e trafikantët e kanabisit

Nga Shënim - 19/06/2018

Soros është ideatori i dërgimit në Europë të azilkërkuesve nga Siria drejt Europës. Ky fakt ka krijuar tensione dhe sherre mes vendeve të BE, duke krijuar kriza politike dhe destabilitet në vendet e BE.

Soros e ka nxitur Ramën të pranojë azilkërkuesit sirianë dhe ish luftëtarët e ISSIS që të strehohen në Shqipëri.

Rama për të mbrojtur karriken e tij e ka pranuar këtë ofertë të gurusë së tij. Madje ka shkuar shumë larg duke pranuar deri në 600 mijë emigrantë sirianë.

Ka shumë gjasa që këto emigrantë sirianë, me ndihmën e policisë dhe nën orkestrimin e Ramës të kalojnë me skafe drejt Italisë duke u kthyer në burim parash të pista njëlloj siç u kthye kultivimi dhe trafikimi i kanabisit.

Nga këto qëndrime të Ramës mund të nxirret përfundimi se ka qenë pikërisht Soros që i ka sugjeruar Ramës marrjen në Shqipëri të armëve kimike siriane. Ka qenë insistimi i Sorosit që e ka detyruar Ramën ti japë dakordësinë administratës Obama për sjelljen e këtyre armëve kimike të rrezikshme në Shqipëri.

Ndryshimi i qëndrimit të Ramës për sjelljen e armëve kimike në Shqipëri ndodhi vetëm atëhere kur Soros ndjeu se ky veprim mund të çonte në largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë. Sepse Sorosi mori informacionet se trazirat e qytetarëve shqiptarë që protestuan kundër ardhjes së armëve te rrezikshme siriane në Shqipëri mesa duket gjetën mbështetjen e disa vendeve europiane që kishin shumë frikë që Rama pasi ti depozitonte armët kimike në Shqipëri do ti shpërndante ato, përmes mafias e trafikantëve shqiptare të lidhur me qeverinë, në të gjithë vendet e BE duke filluar nga vëndet fqinje, Italia e Greqia.

Kjo analogji të shtyn të mendosh se edhe këtë rradhë do të ndodhë e njëjta gjë. Pra njëlloj sic Rama nuk u lejua të merrte armët kimike siriane sic ja kishte sugjeruar Soros, ashtu nuk do të lejohet të marrë edhe azilanët sirianë.

Rama me indistimin e Sorosit ka pranuar, në shkëmbim të hapjes së negociatave, të strehojë mbi 600 mijë azilantë sirianë në Shqipëri, por vendet serioze të BE e kanë të qartë se Shqipëria nuk i ka as kapacitetet as seriozitetin për të përballuar një sipërmarrje të tillë.

Për më tepër qeveria Rama e lidhur me klanet mafioze do ti trafikojë me skafe të gjithë këto emigrantë drejt Italisë dhe përmes kalimeve të paligjshme të kufirit drejt Greqisë. Duke mos e carë fare kokën se një pjesë e tyre do të mund të mbyteshin në ujërat e Adriatikut.

Kjo katastrofë shume eventuale do të detyrojë disa vende europiane të përgjegjshme ta refuzojnë një “zgjidhje” të tillë.

Syri.net/ 19 qershor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco