Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Rama marrëdhënie të ngrira me Merkel, Erdogan e deri Soros…

Rama marrëdhënie të ngrira me Merkel, Erdogan e deri Soros…

Nga Shënim - 19/06/2018

Jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj kanë filluar të gjykojnë se Rama nuk garanton më as stabilitet dhe as demokraci për të cilën askush nuk ka menduar edhe më parë.

Qeverisja Rama e korruptuar në ekstrem importon tanimë vetëm destabilitet. Lidhjet e Ramës me krimin importojnë në vëndet e BE kriminelë të rrezikshëm që janë lidhur dhe dominojnë mafian europiane e ndërkombëtare.

Implikimi i drejtpërdrejtë i Ramës dhe i policisë së drejtuar prej tij në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogave të forta janë kthyer në rrezik për të gjithë vëndet e BE.

Arroganca dhe kërcënimet e Ramës me teza nacionaliste apo për të shkuar gjetiu nëse nuk hapen negociatat, ndaj SHBA e BE, kanë bërë të qartë për lidershipin perëndimor profilin e tij delirant e qesharak.

Këto janë disa nga arsyet që deputetët gjermanë e deri vetë Merkel ta shikojnë qëndrimin e Ramës në krye të qeverisë shqiptare si arsye të fortë për moshapjen e negociatave të Shqiëprisë me BE. Këto janë disa nga arsyet që analistët i cilësojnë të ftohta marrëdhëniet mesa qeverisë Rama dhe asaj gjermane. Edhe Rama vetë e ka kuptuar se marrëdhëniet me Merkel janë ftohur.

Për amerikanët dhe vecanërisht me administratën e re Trump as që bëhet fjalë që marrëdhëniet me personin që e konsideroi presidentin e SHBA “turpin e njerzimit” apo që nuk gjen rast për të votuar kundër nismave amerikane, qeveria e Ramës është e klasifikuar ëpr herë të parë në historinë e këtyre 27 vjetëve te fundit në grupin e “vendeve armike”.

Edhe “vllau” Erdogan i ka ftohur marrëdhëniet me Ramën për shkak të piruetave dhe mos mbajtjes së premtimeve që Rama i kishte bërë Erdoganit në takimet kokë më kokë. Shpjegimet e dhëna nga Rama se është nën presionin e “partnerëve perëndimore” për përmbushjen e zotimeve ndaj tij nuk kanë mundur të ngrohin sadopak marrëdhëniet e acarta Rama-Erdogan, pavarësisht përpjekjeve të Ramës për ti normalizuar ato.

Edhe Cipras e ka të qartë se çfarë përfaqëson realisht Rama dhe prandaj po i bën presion të pranojë opsionin grek të marrëveshjes së detit e të mbyllë gojën përndryshe Rama do të kishte përballë edhe një qëndrim tjetër jomiqësor për bëmat e tij me kanabisin e trafiqet e drogës që po mbysin Greqinë. Cipras e ka vendosur.

Ramën në shah-mat pa shumë zhurmë e bujë se ka interes të lartë për kufirin detar për shkak të nevojës për të filluar shpimet për naftë e gaz në zonën ekonomike që sipas ndarjes së re gjendet në territorin grek sipas kufirit të ri detar.

Dhe më e “çuditshmja” është se Rama edhe me Sorosin nuk i ka marrëdhëniet të “ngrohta” si më parë. Edhe Soros është mërzitur shumë nga dështimet e Ramës, qëndrimet e Ramës ndaj Gylen dhe marrëdhëniet e ngushta të Ramës ne Erdogan. Duket se Soros e shikon fatin e Ramës të ngjashëm me atë të Shakashvilit gjeorgjian dhe po përpiqet ti gjejë me shpejtësi zëvendësuesin, gjë që ka tensionuar marrëdhëniet Rama-Soros.

Rama duket në ditët e vetmisë së madhe. Marrëdhëniet e tij janë të ngrira me të gjithë. Të gjithë duken sikur mezi po presin largimin e tij. Gjë që edhe ai vetë e ka kuptuar dhe po përpiqet të gjejën një zgjidhje të butë, pavarësisht se duket arrogant sepse është në panik.

Ruan marrëdhënie me Vuçiç, i cili nga ana e tij nuk e konsideron Ramën serioz. Dhe në këtë gjendje Rama mendon të hapë një dritare drejt Rusisë, por Putin nuk e ka fare në planet e tij një personazh të pavlerë dhe të dështuar si Rama.

Syri.net/ 19 qershor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tironci19/06/2018 22:50

Kti i ka ngel lujc mensh e murrsh malet.

Shto koment

Denonco