Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

Nga Armand Shkullaku - 19/06/2018

Edi Rama ka vendosur më në fund t’i ngarkojë Erion Velisë, diçka nga fatura e kripur e rikandidimit për Bashkinë e Tiranës. Për disa ditë me radhë, kryebashkiaku është shndërruar në një klloun shëtitës që ka marrë përsipër  të negociojë për të ardhmen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që fati i saj është vendosur shumë më parë. I bindur se këtë shfaqje absurde nuk e luan dot askush më mirë se sa Veliaj, (çdo njeri tjetër do të kishte një fije skrupuj për të ndërmarrë një fushatë propagandistike për diçka që është vendosur më parë), Edi Rama është tërhequr vetë nga përplasja me artistët duke nxjerrë në fushë të betejës dikë që as nuk skuqet e as nuk zverdhet prej neverisë së dëgjesave publike farsë.

Protagonizmi i Velisë në një çështje që nuk ka lidhje fare më Bashkinë e Tiranës, që është kryekëput një nismë e qeverisë dhe personalisht e kryministrit, përveç aftësisë së kryebashkiakut për të qenë i pandjeshëm ndaj turpit, e ka edhe një shpjegim tjetër.

Rikandimi i tij për një mandat të dytë në krye të Tiranës, e ka një çmim. Deri më sot, Erion Velija në rolin e lalit, ia ka dalë të mos bëhet pis nga aferat e kazanit të shumicës. Lajmet e bujshme për Saimir Tahirin, vëllain e Fatmir Xhafës, skandalet e koncensioneve dhe aferave korruptive të qeverisë, pasoheshin nga fytyra e qeshur e kryebashkiakut që mbillte pemë apo shpërndante tërshërë nëpër kopshte.

Zhurma e madhe e skandaleve që Rama tërhiqte mbi vete, i heshtën PPP e bashkisë, lejet e dyshimta të ndërtimeve, akuzat për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, abuzimet me fondet publike të qytetit, etj. Lali Eri dukej sikur nuk ishte pjesë e një mazhorance të lodhur nga skandalet, por një pol më vete që komunikonte direkt me qytetarët. Veliaj madje ia doli të krijonte perceptimin që edhe lejet për kullat gjigande që po ngrihen në Tiranë, ishin vepër e Edi Ramës dhe jo e vullnetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

mashtruesi20/06/2018 08:58

E shoh që shpesh në mediat shqiptare, njeriu i gënjeshtrave flagrante, Erion Veliaj të përmendet me nofkën e "babaxhanit", Lali Eri.
Pa përmendur pafytyrësinë e gënjeshtrave e mashtrimeve të përditëshme të tij, do të mjaftonte ta quanin Erion Griselda.
Janë të shumta gënjeshtrat e tij tashmë të demaskuara e të bëra objekt barcoletash në publik.
Por gënjeshtra e tij për Griseldën e Rroshit të Kavajës, i kapërceu kufijtë e Shqipërisë e shkoi deri në Parlamentin europian.

Anonim 19/06/2018 18:22

Laci i vërtetë i klases (së ndytë te Rilindjes) e ka një emer. Ai eshte Erion Veliaj i Mjaftit 99sh.
Mashtrues, cinik dhe hipokrit i klasit të pare.
I pa moral, i pa turpshem, i pasedër.
Vemje e paskrupullt e ka quajtur Arian Çani.
Xhanëm ai popull e meriton perderi as e voton

Shto koment

Denonco