Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Teatri: Po procesi? Pse prapë ‘Fusha SHPK’??

Teatri: Po procesi? Pse prapë ‘Fusha SHPK’??

Nga Edlira Gjoni - 19/06/2018

Unë e dua një teatër të ri. Edhe pa kullë, nuk më ngel hatri. Por më shumë se teatrin, dua ligjin.

Prandaj, disa pyetje shkurt për teatrin, në këtë intervalin mes ndeshjeve:

1 -Pse Fusha shpk?

2 -Nga ta dimë ne ç'humbasim nëse procedura do bëhej ligjërisht?

3- Po sikur ndonjë kompani tjetër të ketë ide më bujare e pa kulla?

4 -Pse është ‘ok’ të shkelet ligji për Koncesionet e PPP-të  bashkë me ligjin për vetëqeverisjen vendore?

5 -Njeriu futet në burg për shkelje ligji kur p.sh. nuk paguan dritat; atëherë pse shkelja e ligjeve të mësipërme nuk qenka për burg?

6 -Pse shpërfillen procedurat, ligjet, njerëzit, mendimet e qytetarëve, e jo vetëm të artistëve? Mos nuk kanë mend njerëzit e nuk dimë gjë?

7- Shteti nuk ka parà ta bëjë teatrin të ri. S'ka gjë. Çfarë nxitimi ka? Dushet e pastrimin t'i rregullojë që tani. Një milionë lekë duhen, jo 30 milionë euro. T'i gjejë!

8 -Pse prapë firma e sheshit Skënderbej?

9 -Pse proçedurë e veçantë negocimi?

10 -Pse Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Qeveria shkelin ligjet e Kushtetutën në favor të një kompanie private, e të gjithë pa përjashtim, duhet ta qepim gojën?

P.S. Është e lutur opozita të merret me punët e veta e të mos e vrasë edhe këtë kauzë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

XXIK19/06/2018 16:18

O z,,,CUF.... nuk ke veshe e sy qe te shohesh e degjosh se c;po ben opozita, por ia kerko pa ditur se cpo ben e kerkon ajo. Ketu po diskutohet vendimi mafioz e hajduterie per pronen kombetare te teatrit, qe po mundohen ta tjetersojne banditet e oligarket, se per art ketyre bandite nuk u shkon ne mende, por vetem te lajne parat e droges, e me ato te fitojne. Teatrin edhe populli me ndihma, edhe emigrantet, e kushto qe ka shpirt kombetar artisti ndihmojne, dhe e bejne me funksional sesa plani hajdut i maskarenjeve qeveritare. Maskat, e sulmet ndaj atij teatri , me interpretime nga me te ndryshmet, q si e si ai te prishet, jane manovra mafiozesh te kohes qe po jeton e gjithe shqiperia. Ky pushtet i qelbesirave nuk po pyet me per ligje e kushtetute, andaj duhet shkulur nje here e mire me demokraci te vertete.

Genci19/06/2018 15:12

Shiko koncesionin 30 vjecar per traun ne rrugen e Kombit. Atje ka para edhe per niperit r tyre, qe nuk kame lindur. Atje e ke pergjigjen. Prokurorine e ke ne mbledhje, ne Ministrine e Rendit, se nuk e di qe eshte Instiucion i Pavarur.

Daj Jaku19/06/2018 13:23

Z. Cuf Dabjoni, edhe ju keni shumë të drejtë që kërkoni implikimin e opozitës për këtë cështje. Por opozita është në një udhëkryq që kur LulBoshi bëri atë marrveshjen personale me EDramën (më pas mori ca miliona euro nga "Strasburgu" me proçedurë shumë të përshpejtuar), marrëveshje me pasoja katastrofike për PD, por që nuk e vrau mëndjen fare për pasojat, përveçse për të rimarrë me çdo kusht kryesinë e PD me praktika tip "qëllimi justifikon mjetet" të kopjuara nga EDrama. Kjo ka bërë që masat elektorale të humbin besimin te PD dhe tek opozita, e cila ka në gjirin e saj edhe Monikën e Ilirit President. Prandaj edhe protestuesit e vërtetë të kësaj qeverie vampirësh nuk duan që të përzihet "opozita" në protestat e tyre nga dyshimi se i prishet kauza. Kjo është situata paradoksale e opozitës shqiptare që lejon qeverinë të bëjë çfarë ti teket b***** e me kë ti teket k*** , të shkelë me 1000 këmbë ligje e kushtetutë, më keq se në kohë të enver dullës, se atëherë kishin frikë nga dulla, sot nuk kanë frikë nga asgjë. Ju zoti Cuf përmendët prokurorinë, kujt prokurorie ti drejtohet opozita? Arta Markut që është në atë post në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit, kushtetutën dhe që gjithë vendimet që ka marrë që kur vodhi atë post e deri sot, kanë qenë në kundërshtim me ligjin? Kur benzina shpërthen në flakë, nuk shuhet me ujë, shuhet me dinamit. Shqipëria nuk ka nevojë për bidonat e opozitës që bëjnë sikur i hedhin ujë këtij zjarri që ka përfshirë vendin, me justifikimin se janë oksidentalë nga Hollanda e Dibrës. EDrama, Gruçi, Fatgeron Xhafa, SahQorri, ErVelia, Arta Marku ..... nuk zbohen me bidona uji nga pushteti që ju dhurua dhe e gllabëruan, duhet dinamit, populli është dinamiti, Sa më shumë të ngarkohet reja me elektricitet, aq më e llahtarëshme do jetë rrufeja.

tironci19/06/2018 12:47

Te gjith e dum teatrin e ri se Shqipnija ka ec aq sa t ket nje teater dinjtoz.
Po jo ne ven te tij qender biznesi ky osht krim e burrgu i pret kush shkaterro pronen publike.
Shifni kodin penal me shkaterru me dashje pronen publike o veper penale e ronde.

cuf dabjoni19/06/2018 12:02

E nderuar Edlira !!!
nuk kam objeksione per kundershtimet e Juaja
Pse opozita hesht, sepse ajo o ka per detyre te mbroj interest e bashkesise, Lali Eri-Fusha kapercen Ligjet, Qiveriun dhe Ministrine e Kultures. Theatri eshte Kombetar pra jo I Bashkise e aq me shume jo I Lali Eri Veliaj-Fusha.
I takon opozites ti dejtohet sa me pare Prokurores per kete plan criminal, pak rendesi ka behet as behet.

Shto koment

Denonco