Ujku, dhia, lakra dhe Erdogan, Soros, Rama

Ujku, dhia, lakra dhe Erdogan, Soros, Rama

Nga Shënim - 18/06/2018

Rama ka dhënë një intervistë për median turke prej nga mund të nxirren 3 përfundime

Së pari, Rama sipas kërkesës së Erdogan po sulmon gylenistët në Shqipëri, pavarësisht se ky veprim nuk shihet me sy të mirë nga SHBA apo BE…;

Së dyti, Rama është shprehur në këtë intervistë se e ka idhull Erdoganin ndërkohë që ka sulmuar BE; një mesazh i qartë “dashurie” për Erdogan dhe një “kërcënim” për Europën që po vonohet për ti hapur negociatat…;

Së treti, pas kësaj interviste të gjithë pyesin: Si shpjegohet që nga njëra anë Rama është “adhuruar” i Sorosit dhe nga ana tjetër Rama ka idhull Erdoganin, ndërkohë që Sorosi e ka armik Erdoganin?

Thënë më terma më të thjeshtë: Rama e ka “mik’ Erdoganin, ndërkohë që Erdogani e ka “armik” Sorosin; kurse Sorosi e ka “mik” Ramën. Duket sikur në të këtë rast vërtetohet teza:

“….miku i armikut tim është miku im…”

Dhe akoma më e fortë është ngjashmëria me fabulën e Ujkut, Dhisë dhe lakrës që një fshatar donte ti kalonte nga njëra e liqenit në anën tjetër ndërkohë që anija e tij kishte vënd vetëm për atë dhe dy nga tri ngarkesat.

Letë vendosim korrespondencat:

Ujku është Erdogani. Dhia është Sorosi. Dhe Lakra është Rama.

Ujku e ha dhinë. Dhia e ka qejf lakrën. Kurse Ujku nuk e ha lakrën.

Pyetja që bëhet: si do të kalojnë në anën tjetër të liqenit; Erdogani, Sorosi dhe Rama…

Syri.net/ 18 qershor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp20/06/2018 12:30

Benca, shefi te paska edhe mik.Te paska ngarkuar nje detyre te lehte.Ne komentin me larte nuk mbrohet as Gramozi,as Rama, as Sorosi dhe askush.Hidhet ndonji ide per diskutim.Mos komento nje dite me pas komentit tim.Mendohu 10 dite, lexoji ,mundohu te kuptosh ndonji gje , dhe komento.Nder politikan nuk kam asnji mik, por as armik personal.Sikurse e di qe asnjerit prej tyre,nese do ti lexonin , nuk do ti pelqejne opinionet e mija.Shefit tend jo se jo.

Benca19/06/2018 22:12

Krasasi tp, o tepelenas i Krasit. O mik i ngushte i gramoz rucit. O anetar i lgbt se Rames.
Prap dole me komentin tend te felliqur. Cfare qytetari je ti more fshatar frikacak qe nuk vendos emrin por shkruan me pseudonimin e fshatit te babait tend. Ti mbron Ramen qe nuk meriton te jete me shume se nje Laker. Por tani del edhe mbron edhe Sorosin qe kerkon ta besh dele. Sorosi eshte nje dhi i zgjebosur qe e mban bishtin perpjete por nuk do te jete e larget dita kur Trump do ti ngjeshe ndonje kocan apo kacarrum sic i thone tironsit. Ti je aq i semure sa qe edhe Rame-Lakren kerkon ta nxjerresh vizionar. Ne Kras te Tepelenes e ke pare ti o injorant qe Lakra eshte simbol i vizionarrit. Ti je nje injorant prandaj nuk ta mban te vendosesh emrin tend te vertete. Por te jesh i sigurte qe shume shpejet do te nxjerr emrin qe me duhet edhe pak dite ta gjej se IP ta kam gjetur.

Daj Jaku18/06/2018 23:58

Anija mbytet me të tre brënda dhe rryma i nxjerr kufomat në breg. Kjo është zgjidhja, në botën tjetër, në xhehnem/ferr të tre pjellat janë miq.

krasasi tp 18/06/2018 21:34

Ashtu sikurse "cdo krahasim calon"edhe korespodencat ne fabulen e mesiperme nuk mund te vendosen pasi krejt fabula eshte e vjeter dhe ndoshta nji fabul tjeter mund te ndertohej. Ka nje prononcim te fundit te Z.Trump ndaj Kancelares Merkel.Ka nje ndryshim drastik ne veprimet,nderveprimet dhe qendrimet e SHBA per politiken e brendshme dhe ate globale.Qendrim qe mund te vere ne diskutim krejt rendin boteror te ndertuar mbi globalizmin,oligarkine dhe rolin e bankave."Puna matet me fryt" thoshte nje filozof.Nese raporte te tjera ndervartesije do jepnin rezultate dhe nji hov te ri gjithe zhvillimit boteror, kush na pyet NE se si do shkojne punet e botes.Njesimi i Lakres me Ramen ne fabul e nxjer Ramen si nje vizionar dhe nje Kryeminister qe po kujdeset qe Lakres mos ti hahet asnje flete.Mirpo te gjithe e dime qe Lakres ja kane zhvatur pjesen me te madhe te fleteve , ne shkembim te realizimit te rendit boteror globalist e oligarkik.Provuam per 45 vjete te ndertonim komunizmin dhe deshtuam me sukses te plote.28 vjet jane boll, per te provuar se eksperimenti ku u perfshime ,pothuajse nuk solli rezultatet e priteshme dhe vazhdimi i eksperimentit ne fakt nuk varet as nga Z.Rama sot,dhe as nga z.Basha neser.Nese politikaneve nuk u "lejohet" as te flasin dhe as te veprojne,'autocensura" e ka nje shkak,Ne qytetaret nuk kemi pse mos te themi qe "mbreti eshte lakuriq"apo ta pershtasim me fabulen qe, lakres pak flet i kane ngelur.Nese ne SHBA, Dhine duan ta shkembejne me Dele, Ne kete trame, nuk kemi pse e kundershtojme.

FR18/06/2018 18:51

Në fakt, Rama nuk po i prek gylenistët. Ai nuk shkon mirë jo vetëm me Erdoanin, po edhe me Gylenin. Edhe me Sorosin. Dhe përveçse me Erdoanin, po shkon mirë edhe me Merkelin dhe me Hanin, ndërkohë që s'e ka prishur as me Putinin dhe me Lavrovin teksa e ka vaj edhe me Hilarin e me Barakun. Për të qenë i tillë, veç një rrugë ka: të pranosh t'u shesësh të gjithëve një copë nga vendi yt dhe të gjithë do të jenë të kënaqur me ty. Erdoani thjesht s'është pjesë e këtij ekuacioni. Turqia ka pasur kurdoherë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha qeveritë shqiptare, ndërsa çastet e krizave si me Ahmet Zogun një herë e një kohë, ashtu edhe me Sali Berishën së fundi, kanë qenë afatshkurtra dhe kalimtare.

t18/06/2018 18:14

Kjo tregon qe sorosi i ka bere dalje dhe eshte ne kerkim te zevendesuesit

Shto koment

Denonco