‘Budalla i Surrelit’

‘Budalla i Surrelit’

Nga Bledi Kasmi - 18/06/2018

Sa herë të shikoni këtë përsonazh duhet të kujtoni historinë e “budalles së Surrelit”.

Kur i pyet banoret e Priskës, një fshat në Tiranë kufi me Surrelin, për komshiun e ri në Surrel, ata të pergjigjen shkurt; “ ka ra në vend të vet”.

I pyes, pse ka ra në vend të vet? Atëherë ata të shpjegojnë lidhjen... Ka mbetur prej kohesh kjo historia e “budalles së Surrelit” qe kur një herë banorët e këtij fshati mundoheshin me jave e me muaj që të mbillnin kripën në tokë që të jepte fryte dhe mazallah nuk mbinte kripa....

Që atëherë banorët e Priskës i therrasin ata të Surrelit me ironinë e së shkuares “budalla i Surrelit”. Prandaj edhe sot të thonë se “kryeministri ka ra në vend të vet” si “budallë Surreli”.
Prandaj mos u çudisni shumë me budallën tonë dhe fotot e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp18/06/2018 16:15

Per te ironizuar Z.Rama, nuk ironizohen te paret e nje fshati si budalla, qe paskan dashur te kultivojne kripen ne toke.Kjo historija e kripes eshte si historite qe ju shpifnin fshatit Baban ne Korce.Histori qe ndertoheshin ne pije e siper ne nje fshat fqinj me ta per konflikt interesi ,dhe diten historite e shpikura i tregonin ne piacen e Korces per te tallur fqinjet.Nuk besoj qe Ju personalisht te keni ndonji konflikt interesi me fshataret apo qytetaret e Tiranes dhe te jeni ardhes ne Tirane nga ndonji fshat qe nuk ka asnje histori.Surrelasit,dhe gjithe fshataret dhe qytetaret e Tiranes, mund ti ironizoni dhe ti beni budalla, qe kur mbi shtepi, troje dhe toka te tyre u versulem ne te ardhurit, per ti lene ata me gisht ne goje.

gac18/06/2018 15:18

Po nuk behet lufta keshtu more gazetar.Lufta behet me ide jo pa ide fare.Per te share eshte kollaj por per te thene dicka qe njerezit te behen te vetdijshem eshte tjeter gje.Kurre nuk keni per ta mundur keshtu.gjithnje fitues mbi ju do dale.

Shto koment

Denonco