Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Historia përsëritet!

Historia përsëritet!

Nga Sali Berisha - 16/06/2018

Kristaqi dikur i çoi në litar dhe i degdisi dhe internoi artistët, Edvini i persekuton dhe i shkelmon ata!

Miq, duke ndjekur këto ditë qëndrimet e Edvinit dhe Lal Plehut të tij ndaj artistëve më të shquar të kombit, të cilët po luftojnë me një vendosmëri të admirueshme në mbrojtje të teatrit kombëtar, një simbol kombëtar për çdo komb të qytetëruar, më erdhi në mendje një takim me intelektualët dhe artistët e Tiranes në dimrin e vitit 1991.

Në këtë takim kishte ardhur edhe Edvin Kristaq Rama së bashku me të ndjerin Ardian Klosi. Në takim e mori fjalën Edvin Kristaq Rama ku shtroi aty pikëpamjet e tij ekstremisto-anarkiste, për të cilat u dëgjua por nuk gjeti asnjë mbështetje. Pas tij fjalën e kërkon e piktorja, restauratorja, studiuesja e mirënjohur e arteve, e ndjera Fatbardha Shkupi.

Në fjalën e saj ajo polemizoi dhe hodhi poshtë kërkesat ekstremiste të Ramës për varje të komunistëve në shtylla tensioni etj. Ajo gjithashtu në atë takim i kërkoi Ramës të dënonte publikisht veprimtarinë prej xhelati të të atit Kristaq Rama, i cili kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe kishte persekutuar sa e sa artistë të tjerë, dhe se e asaj vet i kishte shkatërruar jetën dhe karrierën artistike duke e dërguar si internim në Librazhd nga Instituti i Lartë i Arteve: “Është e domosdoshme që ti të dënosh krimet e babait tënd dhe të kërkosh të falur publikisht në mënyrë që të mund të besohesh për ato që thua”.

Ndërhyrja e drejtë dhe vendosur e të ndjerës Fatbardha Shkupi u prit me duartrokitje nga të pranishmit në salle. Edi Rama, i zemëruar nga diskutimi i zonjës Shkupi, që kishte kaluar vite të tëra internim në Librazhd nga persekutori i saj Kristaq Rama, jo që nuk kërkoi ndjesë dhe nuk dënoi veprimtarinë kriminale të babait të tij biologjik, por në mënyrë demostrative u largua nga salla e debatit intelektual.

Sot pas 27 viteve, ky pinjoll i etërve mizor, piktor dështak, trajton me urrejtjen atërore artistët më të mirë të kombit shqiptar vetëm se ata mbrojnë një simbol kombëtar ku kanë shkrirë gjeninë e tyre krijuese për dekada.

Unë u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që të mbështesim fuqimisht dhe me vendosmëri artistët tanë të shquar që po mbrojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nga paratë e drogës dhe krimit të Edi Ramës dhe klikës dhe puthadorëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azem Hajdari18/06/2018 17:00

ti mbetesh skander beu i shqipnise, duhet pd me i mbeshtet artistat me ludtu komunizmin se kena ngel papune 5 vjet pa leke rrugeve, duhet me u dhane edhe arme e tritol per rrezue diktaturen e edvin droges.

brae17/06/2018 14:36

Drr Berisha sheroi dhe shpetoi kombin shqiptar nga kolera socislkomuniste

Ferr jeta jone nga ty17/06/2018 00:20

Dakort mo... po per vehten tate pse nuk fol?Ti Sali e ke shkaterru minimumi per 100 vjet nuk e merr vehten Shqiperia cfare i ke ba Ti; nuk i radhis dot sepse do shkoje mesazhi shume gjate , ama e dijne shumica e qytetareve shqiptare se cfare u ke bere Ti! na ke bere te vekur more, na degdise neper dyert e evropes! turpi do te te djek per se gjalli e per se vdekuri ky turp do te te konvertohet ne ferrin e perjetshem qe ti e meriton plotesishte!

Loran shehu16/06/2018 19:33

Dr Berisha je nje i pari dhe ngelesh nr 1 gjithmon

Shto koment

Denonco