Sekti Rama 13 vjet pas lindjes e 8 vjet pas ardhjes në pushtet

Sekti Rama 13 vjet pas lindjes e 8 vjet pas ardhjes në pushtet

Nga Kastriot Islami - 13/06/2018

PPSH feston 77 vjetorin e themelimit të saj; në fakt PPSH nuk ekziston më sepse është transformuar në PSSH dhe në Sekte të Rilindjes.

PSSH feston 27 vjetorin e ndryshimit të emrit nga PPSH në PSSH; edhe PSSH ka pushuar realisht së ekzistuari sepse ajo është shndërruar në Sekt të Rilindjes.

SEKTI RAMA feston 13 vjetorin e krijimit të tij nga PSSH kur në krye të Sektit të Rilindjes erdhi në 2005 Edi Rama.

SEKTI RAMA feston 5 vjetorin e ardhjes në pushtet në vitin 2013.

Kurse Rama ka qenë 11 në krye të Bashkisë së Tiranës(2000-2011), 5 vjet në krye të Qeverisë (2013-2018) dhe 13 vjet në krye të Sektit të Rilindjes(2005-2018).

TIPARET E SEKTIT RAMA

Rilindja është një organizim SEKTAR. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike. Ajo s’përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të publikut. nRilindja është përfaqësuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh që “partinë” dhe qeverinë e dalë prej saj përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare dhe mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Rilindja s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale. Qeverisja e Rilindjes s’është qeverisje demokratike përderisa drejtohet nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqëson vetëm interesat e një pakice, të kupolës së sja drejtuese. Parimet e ndërtimit, strukturimit dhe drejtimit të saj janë tipike të një SEKTI, prandaj shkurtimisht ajo mund të cilësohet një QEVERISJE SEKTARE apo QEVERISJE e një SEKTI. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe.

3-SHTRESAT KRYESORE TË SEKTIT RAMA

I) SHTRESA e “TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim të trashëgimisë së kaluar përmes zotërimit të disa posteve kyçe e të larta drejtuese nga ish-përfaqësues të lartë e të mesëm (ndoshta të paimplikuar drejtpërdrejtë në “mëkatet” e ish regjimit) të nomeklaturës komuniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve të ish-nomeklaturës shumë të lartë të regjimit të kaluar; përmes kësaj përbërjeje SEKTI synon të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqsimit të ngritur për 50 vjet e mbi të gjitha do të shërbente edhe për “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare por në forma të reja dhe të maskuara me veshje demokratike-perëndimore.

II) SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale. Kjo përbërëse garanton lidhjen e Sektit më krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët dhe me biznesmenët e manjatët. Kjo përbërëse do ti duhej SEKTIT për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe frikësuar kundërshtarët politikë e ekonomikë si dhe opozitën.

III) SHTRESA E MJAFTISTËVE DHE G99-shave: në aspektin etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerëzore janë përdorur individët atipikë të ish-Mjaft e G99. Kjo përbërëse i ka shërbyer SEKTIT për tu shfaqur “modern e bashkëkohor” në sytë e ndërkombëtarëve dhe për tju shitur atyre si “antikomunist” e me prirje liberale e deri perverse. Anëtarë të kësaj shtese gradualisht po zotërojnë postet drejtuese të Rilindjes, të qeverisë së dalë prej saj dhe po marrin drejtimin e bashkive kryesore të vendit.

5-GRUPET KRYESORE TË SEKTIT RAMA

1) POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë Rilindjen, kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqësorin, shoqërinë civile e tjerë;

2) BIZNESMENE TE PASURUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME DHE/OSE KLIENTELISTE me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesnioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shouesh kriminale me politikanët-oligarkë;

3) PËRFAQSUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, apo siç quhen ndryshe MANJATË TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

4) ISH-ZYRTARË TË LARTË, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si agjencitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqësor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve as vitit 2005 me ardhjen e Ramës në krye të Rilindjes, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyçe të administratës publike ose janë përfitues kryesor të fondeve publike, koncensioneve dhe PPP-ve.

5) INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE, të konsideruar si ‘material’ lidhës i amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vendet perëndimore. Pas vitit 2005 e në vijim një pjesë e madhe e tyre janë bërë deputetë, kryetar të bashkive dhe drejtues në poste kyçe të administratës publike.

Shënim: Kjo strukturë dhe përbërje shpjegon gjithçka. Blerjen e votave. Kërcënimin e votuesve. Lidhjen e shtetit me krimin, me klanet mafioze, me sjelljet perverse.

Drejtimin korruptiv dhe klientelist. Lidhjen korruptive shtet-krim-biznes-media. Të gjithë emërimet tipike sektare. Mbrojtjen që i bëhet aëntarëve të kupolës dhe pastrimin permanent nga kundërshtarët. Goditjen dhe eleminimin e kundërshtarëve politikë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kompromentuara më zyrtarë të lartë dhe/ose përfaqësues të vendeve apo institucioneve ndërkombëtare…

syri.net, 13 qershor 2018

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gac14/06/2018 11:23

Edhe komentet i ka shkruar vete K.Islami.

zijadini14/06/2018 07:47

Duhet shembur nga themeli gjithe struktura ekonomiko poltike e ketj sekti. Kane plane te erreta per shqiptaret keta, Dhe nuk i kane qef shqiptaret qe kerkojne standarte europiane cdo dite e me shume, plani i yre eshte qe ti perzene shqiptaret e te marin pabuksa nga bota e ti konandojne lehte. Nuk duan keta njerez me damar e dinjitet. Cdo shtrengese qe behet perdite behet per ti lene pa pune shtresa te gjera biznesi te mesem, po kryhet me shpejtesi nje monopolizim makaber qe po le pa pune gjithe popullsine.

Profesori13/06/2018 23:12

Do t' i shtoja, pa prekur thelbin dhe mesazhet emergjente qe percjell, i nderuar z .professor Islami, ngjyrimin shumepartiak qe ky sekt ka katranosur, por si i behet per te shpetuar te tashmen dhe te arhmen e femijeve tane? Ku jane elitat intelektuale, ku jane drejtuesit me integritet morale dhe politik per te radikalizuar protestat deri ne shporjen e kesaj te keqeje te madhe per kombin tone? Apo ne shqiptaret duhet te presim te tjeret, te huajt , per te na cliruar?

Shto koment

Denonco