‘Rruga e Arbrit’, ose propaganda qeveritare si mashtrim

‘Rruga e Arbrit’, ose propaganda qeveritare si mashtrim

Nga Avni Nezaj - 13/06/2018

Më në fund, Rruga e Arbrit do të bëhet! O Zot e perendi çfarë lajmi i rëndësishëm, çfarë lajmi i papritur, çfarë surprioze për të gjithë jetuesit e anës rrugës së Arbërit.

Lajm më të mirë se ky nuk ka. Eshtë sikur të kishte zbritur zoti nga qielli në tokë. Çfarë lumturie. Erdhi zhvillimi, do zhduket varfëria, do kemi më shumë bukë, ujë, mirëqenje. Televizorët do punojnë më mirë e.... edhe me ngjyra

Apo jo?

Por cila është historia e një propagandë të shfernuar deri në neveritje. Një propagandë qeveritare tipike e së majtës dhe në mënyrë të veçantë e kesaj qeverie me një kryminister që ka 5 vjet që qeveris dhe vetëm manipulon opinionin me investime fantazmë e projekte që kanë kohë që kanë nisur pa ardhur ai në pushtet, e që tani po u vihet vula.

A ju kujtohet fushata e para 6 vjetëve kur Rama premtonte rrugën e Arbërit vetëm pas pak muajsh sapo të merrte votat. Propagandë shqeto mashtruese e asnjëherë nuk e bëri as si projekt të plotë.

I duheshin votat e vazhdimisht sa herë do ti duhen votat ai do të këndojë refrenin propagandues që manipulon e mashtron votuesit, edhe ata të vemendshëm.

Rruga e Arbrit, u tha, u nis, biles e kemi nisur ne, tha kreu i qeverise.

Më pas tha kemi nisur negociatat, kemi bërë projektin, kemi mbush fletët, kemi gati fondet, projekti është duke u montuar, është gati, po presim dronin që të filomojmë luginat nga do ta kalojë traseja.....

Projketi u printua me ngjyra dhe ka dalë i bukur u tha në një takim tjetër. Por këtë vit se bëmë dot por do ta bëjmë vitin që vjen. Por projektin e kemi ama......

Në takimin tjetër me votuesit dhe me përfaqësus të biznesit sepse duhet tu mbushet mendja top njerëzve që do ta bëjmë rrugën prandaj merren edhe biznesmenët me vehte, thuhet se  projekti pasi u printua dhe doli i bukur, mori vlerësime edhe nga ndërkombëtarët sepse ...ka dalë bukur...

Procesi vazhon, negociatat vazhdojnë, pasi u printua dhe ka dalë shumë bukur, po bëjmë pak reklamë se rruga do të dalë me standarate europiane. Po, po, me këto standarte pasi nuk mund të shkojmë në Europë me një rrugë që projekti i ka dale i bukur dhe rruga pa standarte....kurrsesi

Në takimin tjetër shpjegues që nuk mund të quhet propagandë ose manipulim përmes mashtrimit u tha se rruga do të ketë dy korsi. Shyqyr, u qetësuan degjuesit se me një korsi do kishte probleme parakalimi.

Në takimin tjetër që u transmetua LIVE në mediat tona të pavarura nga publiku, u vlerësua si shumë e rëndësishme që rruga të jetë e shtruar më asfalt pasi këtyre rrugve me pluhur u ka dalë moda, e prishi rregullin Sali Berisha që i shtroi cep me cep të Shqipërisë. Na hoqi baltën na mori në qafë.....

Në takimin shpjegues te disatin me radhë por kësaj here jo në kohë fushate pasi bashkia kishte ndërruar brekët, u vlerësua nga vete kryeministri ynë i gjatë, që rruga do të jëtë e gjatë. Dhe do të jetë e gjatë disa kilometra. Fjalimi u prit me duartrokitje por edhe me asnjë lloj ndërprereje publicitare nga mediat tona televizive, që me zor i kemi...

Në takimin tjetër shpjegues, propagandistik ishte ministri i rrugëve i cili tha se paratë po bëhën gati sikur po i nxirrte nga xhepi tij. Mediat serish aty, të njëjtët dëgjues serish aty. Shqyr edhe paratë po gjenden, po s’ka gja se janë nga taksat tona. E ministri po e shet se ishte lodhur e keputur për te berë zbulimin e madh të .....parave.

Dhe mashtrimi manipulativ vazhdon. Nganjëherë përsërisin ndonjë të vjeter padashur të shkojnë më tej se edhe këtë rrugë e nisi qeveria e PD. Por jo... ka ndryshime, nuk është aty traseja, e kemi levziur në disa cepa, në disa hyrje dalje luginash etj, pra ka ndryshime.... thelbesore.... Një ndryshim i madh për shembull ështe se rrethimin e rrugës ata e kishin programuar me hekur të gjerë 20 cm dhe ne do e kemi 21 cm... eshtë për të qeshur dhe për të qarë. Çfarë manipulimi.

Por saga vazhdon projketi i PD e kishte nxjerrë shumë të gjerë duhet ngushtuar. Këtu duhet të këtë kundërshtuar Erioni i Tiranës pasi i ka qejf biçikletat e ndoshta do kishte mendura ndonjë “korsi”.

Pak muaj më vonë dolën qeveritarët lokal të PS dhe thanë se rruga do të bëhet. Kishin harruar që e kishin përsëritur me dhjetra herë këtë refren. Por proganda është art i mashtrimit dhe manipulimit.

Hop doli në skenë droni. I futen një të filmuar maleve e luginave e futen në studio xhirimin dhe i mveshën një rrugë mes për mesi e ja nisen popullit nëprmjet mediave serioze. Populli e pa dhe u bind se rruga do bëhej.

Pastaj doli sërish e sërish, vetë kreu i qeverisë që pyeti popullin se si dukej nga droni rruga e re....që do bëhej

Njerëzit duke tundur koken i thoshin se mire duket po kur.......

Na votoni tha ai, se do ta bëjmë.

Njerzit e hanë mashtrimin e ngjyrosur me propagandë edhe televizive e mediatike. E votojnë.....por rruga kurrkund...

Tani ka dalë teoria e 3 P (parti, para, pordhë) dhe pritet që se shpejti projketi i miratuar, i printuar me ngjyra i firmosur dhe i shoqëruar me një DVD me flmime të plota nga droni dhe me një relacion për 99 takime shpjeguse e premtuese me banorët të jete gati për realizim. Të shpresojmë jashtë manipulimit e mashtrimit qeveritar. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tironci13/06/2018 18:00

A cja paske qenis mir ktij palles tone, tlumt pena.

Shto koment

Denonco