O me civilizimin, o me barbarët

O me civilizimin, o me barbarët

Nga Andi Bejtja - 13/06/2018

Beteja e vjetër dhe e paralajmëruar për Teatrin Kombëtar, ne vetvete është një betejë shumë më e madhe se prishja apo rindërtimi i një godine Teatri:

Nuk është thjesht dhe vetëm asnjë betejë kundra një historie vjedhjeje apo korrupsioni: vetvetiu është një betejë ku vendoset raporti i drejtë apo i shtrembër, që ka një elitë dhe një shoqëri e tërë midis civilizimit dhe barbarisë.

Sot, kjo betejë, edhe pse deri tani ka pak njerëz të përfshirë në të, është një betejë historike dhe historia ka vetëm dy anë: o me civilizimin o me barbarët.

Sot Shqipëria nuk ka as të majtë, as të djathtë, as qendër, sot o je me civilizmin o je me barbarinë.

Mund t’i shpëtosh gjykimit të historisë sot, por askush nuk ka për t’i shpëtuar nesër. Sot ke vetëm dy rrugë për të zgjedhur o të jesh qytetar o barbar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zijadini13/06/2018 16:06

Mir e ka gjetur ky gazetar termin e ripjelljes. Barbare jane me te vertete. Berja atyre kullave te shemtuara eshte tejet barbari. Sot bota po mendon per gjelberimin e qyteteve se ajri piste i qyteteve ka shtuar vdekshmerine, keta barbare bejne kulla bile i bejne mbi kujtesen historike te kombit. Keta barbare vetem dhunen njohin nuk dine as llogjike as pjekuri as qytetari ndaj kot rrekeni me demotrime paqsore. I ka treguar koha qe jane pa buke demostrimet paqesore bile qe kane zhvlersuar dhe opoziten e cila nga presioni madh shteteror spo mer dot formen qe kerkon koha. I duhet dhene fund vjedhjes barbare qe ben klika qeveritare sa seshte vone.

Fieraku13/06/2018 14:16

Talebanet e ripjelljes

Shto koment

Denonco