Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve

Një falsifikim monstruoz i historisë!

Një falsifikim monstruoz i historisë!

Nga Sali Berisha - 12/06/2018

Të dashur miq, sot Partia e Punës së Shqipërisë, me emër të ri Partia Socialiste e Shqipërisë feston 77 vjetorin e themelimit të saj në Tiranë nga armiqtë e egër të kombit shqiptar, si kal troje i lëvizjes serbe në Shqipëri!

Me këtë qëndrim unë kam ndërmend të respektoj plotësisht vendimin e Kongresit të fundit të PPSH, i cili më 12 qershor të vitit 1992 vendosi jo shkrirjen e PPSH por ndërrimin e emrit, pagëzimin e saj si Partia Socialiste e Shqipërisë dhe shpalli këtë të fundit trashëgimtare juridike të PPSH!

Kjo është e vërteta e pamohueshme historike, të cilën mjerisht jo të paktë janë ata që duan t’a falsifikojnë!

Duke theksuar këtë të vërtet dhe duke dënuar falsifikimin e neveritshëm të historise, nuk dua në asnjë mënyrë të mohoje rolin dhe kontributin e veçantë të një grupi të rinjsh si Ilir Meta, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Zela etj, të cilët në drejtim të forumit rinor të kësaj partie kontribuan ndjeshëm së bashku me disa drejtues të PS në reforminimin e saj. Por kontribut historik në reformimin e PPSH me emër të ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili në një garë elektorale brenda partisë e shkëputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e një njeriu dhe u rizgjodh nga anëtarë pa funksione drejtuese në krye të saj. Ai gjithashtu anëtarësoi PPSH me emër të ri në Internacionalen Socialiste, arritje këto thelbësore për PSSH dhe vendin në tërësi.

Por sot në këtë përvjetor deklaroj me bindjen më të madhe se nën udhëheqjen e Edi Ramës, PSSH është shndërruar në një fatkeqësi të vërtet kombëtare, në parti de fakto antieuropiane dhe antidemokratike. Kjo parti në harkun kohor 6 vjeçar ka shkatërruar vlerat dhe standartet europiane, votën e lirë dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin. Nën udhëheqjen e Edvin Kristaq Ramës, PSSH, me lidhjet e krimit dhe drogës të udhëheqjes saj, përzënien masive të rinisë shqiptare nga vendi, shndërrimin e drejtësisë shqiptare në degë të ekzekutivit dhe Edvin Kristaq Ramës në Krye Krye Krye.., mbylli për herë të dytë në tre vite dyert e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

PSSH nën drejtimin e Edi Ramës është sot njëlloj si në ditët me të zeza të saj në kohën e diktaturës hoxhiste; një parti antshqiptare që po shet interesat, territorin, detin Greqisë dhe nën diktatin e kësaj të fundit është zotuar të fshijë nga faqja e dheut fjalën Çamëri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari dhe tejkaluar në tradhti kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha.

Për të gjitha këto ju bëj thirrje të gjithë socialistëve që ndjehen atdhetare dhe besojnë në vlerat dhe të ardhmen europiane si të ardhmen më të mirë për vete, fëmijët dhe vendin e tyre, të braktisin sa më shpejt këtë parti të rrezikshme, çiflig i apatridit, kreut të meduzës të mafies dhe krimit të organizuar Edvin Kristaq Rama dhe klikës së tij! sb

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

XXIK13/06/2018 04:02

Ne pushtet i solli pa besia e tradhetia e e atyre qe sabotuan PDne e puna e meshefte e ish sigurimsave dhe trashegimtareve te tyre, qe kur e pane qe ne demokraci ata nuk e pesuan si ata qe denoi udheheqesi i tyre katil, nuk lane gje pa bere per ta sabotuar demokracine e PDne. Sot ja tek i kemi si kopje e shemtuar e drejtimit komunist te pushtetit, qe prodhimin e ka dhene me kohe, por qe duhet nje revolucion tjeter demokratik per shporrjen e qelbesirave.

mondi12/06/2018 22:35

qeverisja jote i solli ne pushtet

Shto koment

Denonco