Llogaridhënie me karrige me vete kur ende s’ka filluar qeverisja

Llogaridhënie me karrige me vete kur ende s’ka filluar qeverisja

Nga SYRI.net - 03/06/2018

Rama s’ka filluar ende të qeverisë në mandatin e dytë. Dhe për çudinë e të gjithë organizon takime për llogaridhënie; askush nuk e kupton se çfarë llogaridhënie do të jepet kur s’ka asnjë arritje, vese problem që nga marrja e timonit e tepsisë që po e shfrytëzojnë vetëm disa kokrra.

Rama nuk qëndron më dot në zyrë sepse i duket sikur ajo e ha. Shkresat i firmos dikush tjetër. Madje edhe mbledhjet e qeverisë ose bëhen disa minutësh ose pa u mbledhur qeveria por vetëm duke firmosur dakordësinë në një copë çdo ministër.

Rama bredh nëpër Shqipëri me televizionin e tij ERTV për të shuar zjarret që i kanë shkaktuar ministrat e korruptuar dhe ministrat e lidhur me mafien dhe tarfikantët. I gjëmon nga prapa herë Babales, herë Balilit, herë Geron Xhafajt, herë Saimirit të Habiljave. Por kryesoren në këto spektakle estrade ka vetëm ofendimin e atyre që e kundërshtojnë apo sharjet për opozitën.

Kudo që vete Rama, ekipi i kryeministrisë merr karriket me ngjyrë të kuqe dhe bordurë të argjëndë me vete që të ulen në formë rrethore kryesisht punonjësit e administratës dhe persona të ardhur me autobuzë nga Tirana ose zonat për rreth.

Kudo që vete Rama, duke qëndruar në ndonjë hije peme apo të sajuar, lë të “ftuarit” në diell në mënyrë që ata të mos keni mundësi të reagojnë apo të mos bëjnë asnjë pyetje por që mezi të presin për të mbyllur takimin e llogaridhënie qesharake që edhe ata vetë e kuptojnë se është në formën e një estrade lëvizëse e pa asnjë vlerë ndërkohë që e gjithë zona turfullon nga hallet e shqetësimet e pafundme.

Kudo ku vetë, Rama deklamon shfaqen Uan Men Shou prej karagjozi. Vetëm ai flet dhe pasi sipas një plani flasin disa servilë dhe për ta bërë të besueshme këtë shfaqje flet një ose dy persona që bëjnë gjoja kritika të cilët Rama i ofendon me kujdes duke i thënë pas takimit se e gjitha “ishte lojë”.

Kudo ku vete Rama, tani po pritet me protesta dhe qytetarë të revoltuar që i shpërndan garda e Republikës dhe i fotografon policia sekrete e Xhafës. Në ffund del Taulanti që i shpjegon të “ftuarve” të administratës se “protesta ishte e vogël” dhe protestuesit ishin anëtarë të Bashës apo Monikës. E gjithë nuk ka ku bëhet me qesharake.

Kudo ku vete Rama, përsëritet e njëjta shafqje estrade me protagonist Edi Ramën dhe figuarantë ministrat e korruptuar dhe të inkriminuar. Këto ngjajnë me saktësi me takimet e ministrave të Ramiz Alisë në 1989-1990 kur njerëzit i shporrnin me të shara dhe revolt.

Kudo ku vetë Rama, merr me vete edhe Endri Fugën që kujdeset vetëm për ti bërë makiazhin estradës së Ramës, pra që shefi të dalë sa më bukur duke ofenduar qytetarët por edhe që protestat e qytetarëve të dalin sa më shëmtuar, duke i klasifikuar si të opozitës.

Syri.net/ 3 qershor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tironci03/06/2018 16:47

Nje lloj cirku ne fshat ku nuk kenaqen spektatoret po u thohet me llafe te tjera te lerofsha nenen o popull qe nuk iken jashte te me lesh rehat. Dhe falangat e administrates po nxjerin nderkohe lloj lloj atrificash taksash pagesash qe biznesit te mesem shtyllen e cdo kombi ta shtrengojne ta lene pa pune e te mare rruget e botes. Keshtu plotesohet dhe ekonomikisht tablloja te lerofsha nenen o popull qe sme duron dot.

Shto koment

Denonco