Patriotizmi hipokrit

Patriotizmi hipokrit

Nga Klodian Tomorri - 02/06/2018

Nje kengetar grek vjen ne Tirane ne nje koncert teresisht privat dhe me cmim biletash teresisht transparent pa detyruar askend te paguaje. Kjo quhet antishqiptarizem. Madje turmat u turren per ta bojkotuar, mes te tjerash edhe per cmimin e larte te biletes.

Nje kengetar shqiptar vjen ne Tirane i paguar nga para publike, te kamufluar ne kanale private ne menyre teresisht jo transparente. Askush nuk di sa dhe si. Ky quhet patriotizem.

Pasneser do vije nje tjeter kengetare shqiptare, po me dore te rende, por patriote aman, qe do te paguhet qindra mije euro nga taksapaguesit e saj te varfer, serish permes nje skeme te kamufluar me kanale private. Prape, edhe ky quhet patriotizem.

Tek kengetari grek paguan vetem ata qe donin te shkonin ne koncert. Nuk u detyrua askush te paguaje jashte vullnetit te tij. Tek kengetaret shqiptare pagoi dhe fakir fukarai qe nuk i bie mendja kurre per koncert se nuk e lene hallet.

Ja ky eshte patriotizmi hipokrit.

Te gjithe ne ndihemi shume krenar nga kengetaret shqiptare qe bejne fame dhe nderojne emrin e Shqiperise neper bote. Ata i japin shume Shqiperise. Por dikush me te drejte mund te pyese;

A nuk munden, qe qofte edhe nje here te vetme, te vijne ne Memedhe pa u kujdesur per perfitimet ekonomike? A nuk munden qofte edhe nje here te vetme, ne shenje mirenjohje te kendojne falas per bashkeatdhetaret e tyre, njerezit me te varfer te Europes? 

Ky popull dhe keta njerez do vazhdojne t’i duan dhe te krenohen me ata pergjithmone, pavaresisht cdo gje. Por po ashtu edhe ato dy pyetjet me siper do te jene te drejta gjithmone, pavaresisht cdo gjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco