Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sergio Mattarella, një burrë që nuk dorëzohet

Sergio Mattarella, një burrë që nuk dorëzohet

Nga Hans-Jürgen Schlamp - 02/06/2018

Nga Hans-Jürgen Schlamp

I qetë si gjithmonë, me fjalë të qarta e pak emocione, Presidenti i Italisë Sergio Mattarella deklaroi të dielën e kaluar në mbrëmje se përpjekjet për formimin e qeverisë për momentin kishin dështuar. Me flamurin italian, atë të Bashkimit Evropian dhe me emblemën e Repubblica Italiana pas shpine, ai tha se qeveria nuk mund të formohej për shkak se duke vepruar ashtu do të sillte rreziqe të mëdha financiare për vendin. Këto rreziqe, shpjegoi, e bënin të pamundur për të të pranonte Paolo Savonën, ministrin e financave të emëruar nga Lega Nord dhe Movimento Cinque Stelle, partitë që do të formojnë qeverinë e re.

Në ditët e mëparshme, tha Mattarella, fjalimet anti-evropiane të mbajtura nga i emëruari si ministër kishin shkaktuar rreziqe të larta në bonot qeveritare dhe kishin çuar në një rënie në bursë që e kishte dëmtuar tashmë Italinë dhe do ta dëmtonte edhe më tepër vendin. Presidenti shtoi se ishte përgjegjësia e tij të mbronte kompanitë dhe popullin italian nga dëmtime të mëtejshme. Pikë.

Po kush është Sergio Mattarella?

Ai ka qenë i panjohur për shumë, pavarësisht se ka kaluar gjysmën e jetës në politikë, të paktën deri sa u zgjodh president më 2015, si kandidat kompromisi pas katër tentativash. Mattarella është lindur në Palermo më 1941. I ati, Bernardo, një Kristian Demokrat konservativ, shërbeu si ministër disa herë, ndërsa vëllai vëllai i tij i madh, Piersanti, ka qenë kryetar i qeverisë rajonale në Sicili dhe u vra nga mafia më 1980.

Sergio u rrit në shtresën e lartë në një mjedis jashtëzakonisht politik. Krerë qeverish italiane ishin miq të shpeshtë në shtëpinë e prindërve të tij dhe, para se të bëhej Papa Pali VI, Giovanni Battista Montini drekonte shpesh në shtëpinë e tyre. Mattarella studioi për drejtësi dhe ka qenë profesor i të drejtës parlamentare në Universitetin e Palermos për pak kohë e më pas i hyri politkës si Kristian Demokrat, ashtu si i ati. Ai ishte në ballë të një aleance të formuar midis Komunistëve, Kristian Demokratëve dhe Demokratëve të Majtë gjatë viteve ’90. Ka qenë edhe në ballë të Partito Democratico (PD) që do të ngrihej nga ajo lëvizje. Ai gjithmonë ka mbetur një figurë e qetë, por edhe e vendosur. Kundër Silvio Berlusconit, për shembull. Më 1990, ai dha dorëheqjen nga posti ministror si protestë kundër një ligji që do të favorizonte planet televizive të Berlusconit. Më pas dha dorëheqjen nga posti i kryeredaktorit të gazetës së Partisë Kristian Demokrate, Il Popolo, më 1994, për shkak se lideri i partisë, Rocco Buttiglione, kishte hyrë në aleancë me Berlusconin.

Ai ka shërbyer si ministër, zëvendëskryeministër dhe në shtatë legjislativa në palrament. Kur më pas shkoi në “Shtëpinë e Pleqve për Politikanët e Lartë”, siç quhet me tallje Gjykata Kushtetuese në Romë, ai mbetej sërish i panjohur për një pjesë të madhe të popullsisë. Kjo ndryshoi vetëm pasi u zgjodh president tre vjet më parë. Por edhe në këtë rol ai ka qëndruar vetvetja, i qetë e jospektakolar, por edhe i vendosur. Tani, në rolin e mbrojtësit të Kushtetutës, ai është bërë politikani më popullor i Italisë.

Shumë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë ndryshuar gjatë periudhës së kaluar në gjykatën më të lartë të Italisë. "Ajo që themi ne, bëhet”, tha dikur privatisht një anëtar i gjykatës. “Vetëm qiellin kemi sipër”. Kjo përgjegjësi peshon shumë, por edhe ndihmon për të rritur guximin. Ndoshta kjo është forca shtytëse pas veprimit të vendosur të Sergio Mattarellës. Është një lloj nderimi për ligjin, sidomos për Kushtetutën. Një moskompromis i detyruar. Kushtetuta, në fund të fundit, i jep presidentit një sasi të madhe pushteti.

Si kryetar i shtetit, është presidenti ai që vendos për kryerjen e zgjedhjeve. Ai miraton prezantimin e projektligjeve të qeverisë në parlament, dekreton ligjet dhe u jep fuqi ligjore dekreteve e urdhërave. Ai mundet edhe të shkrijë njërën apo të dyja dhomat e parlamentit pas konsultimit me kryetarët e tyre. Ai është kryekomandanti i forcave të armatosura, drejton Këshillën e Lartë të Drejtësisë dhe mund të dekretojë falje e reduktojë dënime. Është detyra e tij të sigurojë që veprimet e qeverisë janë në përputhje me ligjin.

Para së dielës, ai kishte paralajmëruar disa herë se shumë nga platformat polike që mbroheshin nga dy partitë fituese do të dhunonin ligjet ekzistuese nëse implementoheshin. Për shembull, dhuratat zgjedhore shumëmiliardëshe, përfshirë uljen e taksave, uljen e moshës së pensionit dhe dhënien e një të ardhure bazë për të gjithë.

Të ardhurat e vendit nga taksat nuk do të mjaftonin për të mbuluar këto shpenzime, siç kërkohet nga ligji. Më e keqja, as nuk e kishin ndërmend ta bënin, thonë lojtarë me peshë brenda Legës dhe Pesë Yjeve. Kjo lloj qasjeje e zemëroi shumë juristin kushtetues Mattarella. Por ishin deklaratat anti-BE dhe kërcënimet për tërheqje nga euro nëse rregullat financiare të Brukselit nuk do të mund të “rinegocioheshin” ato që nuk i lanë zgjidhje tjetër presidentit. Marrëveshjet e Italisë me BE dhe anëtarët e tjerë të BE dhe eurozonës kanë fuqi ligjore. Nuk mund t’i hedhësh në kish me slogane nga Salvini e Di Maio të tilla si "ne do të mbrojmë interesat e italianëve” apo "tregues si spread apo GDP nuk kanë rëndësi për ne” apo duke kërcënuar me mospagim borxhesh nëse ndodh më e keqja.

Çfarë duhej të bënte ai si mbrojtës i Kushtetutës? T’ua dorëzonte vendin këtyre ligjshkelësve potencialë pa bërë asnjë rezistencë? Apo të të ndalte gjithçka, të paktën për ca kohë, me shpresën se mund të formohej një tjetër koalicion qeveritar për të parandaluar dëmet e mëtejshme për popullin italian dhe Evropën?

Në këtë aspekt, këmbëngulja kokëfortë e koalicionit Lega-Pesë Yjet për të emëruar kundërshtarin polemizues të BE-së Savona mund ta ketë ndihmuar planin e emergjencës të Mattarellës. Më e pakta, ia lehtësoi shpjegimin e pozicionit të tij. Për Salvinin, pavarësisht se sa shumë mund të ketë protestuar për vendimin, zhvillimi i ri nuk është edhe aq jokomfort. Tashmë ai do të ketë zgjedhjet e reja me të cilat ka kërcënuar vazhdmisht deri tani. Marrë nga Der Spiegel – Përgatiti d.i/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Albi02/06/2018 17:16

Ky te pakten u tregua i qarte ne ate ,qe qeverine nuk e zgjedhin qytetaret por tregjet. Nuk po kuptojne asgje. Trump me populizmin e tij ekstrem ia nenshtroi tregjet prespektives se mases se madhe te votuesve dhe cili eshte rezultati? Papunesi me e ulet ne 20 vjet, boom ne vleren e aksioneve, nje ekonomi qe merr fryme me mire se kurre. Besojini per nje here te vetme agjenteve te vertete te tregut; mases se madhe te kosumatoreve,punetoreve, fermereve, atyre qe realisht prodhojne vleren te ciles i vendosin kufinj arbitrare arrogantet e mbushur me vetveten si merkel dhe elita e bisnesmeneve dhe bankierve qe e rrethojne ,qe nuk lodhen duke ja futur kot dhe nuk mbajne pergjegjesi asnjehere. Matarela eshte shume plak per te kuptuar qe paradigmat kane rene. E thone ato qe kuptojne gjithcka para te gjithe tjereve: Amerikanet. Muzgu i perendive te finances eshte realitet. Ra miti i fundit i perendimit.

Shto koment

Denonco