Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Pse fushatës anti-Basha qeveria i shtoi edhe policë

Pse fushatës anti-Basha qeveria i shtoi edhe policë

Nga Edi Lesi - 01/06/2018

Fale televizioneve informative ke shansin te besh nga divani udhetime te shpejta neper bote dy tre here ne dite. Meson zhvillime jo te mira per rrudhjen e demokracise ne Venezuele apo Rusi, ku pushteti i sunduesve sa vjen e rritet, nderkohe qe dite te veshtira perjetojne opozita dhe kundershtaret e regjimeve. Teksa ben nje xhiro te tille neper vende e hapesira, del flash, nje lajm nga Shqiperia. Marre nga gazeta Panorama. Forcat speciale te policise gjurmojne shefin e opozites, Lulzim Basha, prej disa ditesh. Lajmi qendron. Lajmi ne nje fare menyre pohohet nga PD, e cila ka dhe prova. Nuk pergenjeshtrohet nga qeveria, dhe ketu nuk mund te cilesohet si qendrim nje tekst halucinant i kryeministrit ne FB. Del sigurisht ajo komunikata e zakonshme e policise qe i duhet se sben ta mohoje.

Pra Edi Rama paska hequr dore nga metodat delikate e perfide te fushates se vazhdueshme anti-PD.

Edi Rama paska kaluar ne ato; te shemtuarat, brutalet, masa policeske.

Deri tani, kishte ndjekur mesimet e marra te Kronikë në Gur e Kadaresë, ku plakat e qytetit gjenin një marifet për ti bërë njerëzit të harronin hallet e mëdha si kriza e bukës. Ato shpiknin magjitë e zeza dhe mbështillnin rreth tyre të madh e te vogel qe sakaq kapeshin me një dhimbje tjetër koke dhe linin pas atë të barkut bosh.

Te kronikat e Shqipërisë sot, mbushur me 1 mijë kriza, me skandale qeveritare te njepasnjeshme, me mallkimin e drogës që po merr forma të tjera dhe më të rënda, me deshtimin e pritshem te negociatave, hilja e vjetër e Edi Ramës, shpikja e magjisë, mesa duket nuk ben me pune. Skema; prodho lajme, fut duart ne realitet, nxit propaganden, e sidomos mbaj ne kembe me presion e stimuj, me para e cte mundet, nje sulm te panderprere ndaj opozites, me cdo mjet e nga cdo front, ngjan se ka zvogeluar efektet prej perdorimit te dendur.

Lajmi i fundit flet se Rama ka hedhur hapa te tjere, duke vene skuadra te policise speciale qe te ndjekin kudo kreun e opozites dhe familjaret e tij.

Ky eshte nje zhvillim i keq, nje alarm per lirite dhe garancite ne vend. Nese qeveria ka kaluar vijen e kuqe dhe nuk ka me skrupuj te gjurmoje e survejoje me police shefin e opozites, ne shkelje te ligjit e kushtetues, merret me mend se si i trajton ajo qytetaret e zakonshem.

Po pse kjo fushatë mirëfilli asgjesimi politik, kercenimi dhe shantazhi ndaj opozites dhe kreut te saj. Nese qeveria, nese Edi Rama ka bere per Shqiperine ate qe nuk ka bere kush tjeter per 25 vjet, pse duhet te jene te shqetesuar per alternativen, per fatet e saj.

Nëse falë qeverisë po jetojmë mrekulli të rritjes ekonomike, të vendeve të reja të punës, të rendit e sigurisë, të integrimit europian, nëse falë kësaj qeverie shqiptarët begatojnë e rrisin mirëqënien, meqë prej kësaj qeverie punët shkojnë përditë e më mirë, një mbrothësi që nuk e kemi parë as në ëndrrën më të cartur, pse atëhere Rama e dashka patjetër kryetarin e opozitës nen sulm te vazhdueshem, te survejuar edhe me police te forcave speciale.

Me këto rezultate spektakolare që ka, me reformat e mëdha që ka realizuar, qeveria duhet të ishte e qetë se populli të cilit i shërben nga mëngjesi në darkë, do tia kthejë këtë investim në besimin e radhës, në momentin e parë të votimit, pavarësisht pales tjetër.

Po pikërisht këtu është problemi. Rama e di fort mirë se cpo i bën vendit e popullit, e di mire si do votonin njerezit ne rastin me te pare, ndaj nuk i ka ngelur tjetër, vetëm të godasë opozitën, përfaqësuesit dhe kreun e saj. E ka të pamundur të ndryshojë, të përmirësohet apo të bëhet ai cka nuk është. I vetmi shteg, lufta e pandalshme ndaj PD me gjithë instrumentat e shumta që ka në dorë, sidomos me polici dhe prokurori.

Hapi i fundit, rrethimi me reparte speciale, perpjekja per te frikesuar kundershtarin kryesor, me c’rast kedo tjeter, eshte jo vetem i pamenduar mire, por dhe kunder-produktiv. Qytetaret dhe shqiptaret kane leshuar shume ne keto 28 vite, kane lejuar e toleruar mjaft qeveri qe u kane rene ne qafe, po eshte e sigurte qe nuk do pranojne nje kthim pas ne kohen e pergjimeve e shantazhimeve me polici sekrete qe perdoret privatisht nga kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco