Qershori i mbramë i Edi Ramës

Qershori i mbramë i Edi Ramës

Nga Edi Lesi - 31/05/2018

Qershori ka rezultuar muaji më me fat deri tani për Edi Ramen, muaj që ka shënjuar gurët kilometrike të karrierës së tij. Qershor 2013, fitoi zgjedhjet. Qershor 2017 rifitoi pushtetin, me ato që u njohën si zgjedhje shumë të diskutueshme.

Me shume se kaq, nuk ka se ç'të pretendojë dikush që merret me politike.

Ky qershor ku sapo kemi shkelur, ndryshon shumë me të mëparshmit, dhe të gjitha gjasat janë që mos të ketë për Edi Ramën të njëjtën shije. Gjasat janë që të jetë i hidhur, përmbysës për të.

Megjithëse rravgon nëpër Europë, si në qershorin e Leopold Bloom të James Joyse, njësoj, asgjë heroike nuk ka në këtë rrugëtim të gjatë për tu kthyer në fund në Itakë pa lavdi.

Sepse Edi Rama ka zgjedhur jo vetëm të mos konsiderojë elementin kryesor për hapjen e negociatave, që është realiteti dhe punët në Shqipëri, po për më tepër, me vetëdije ngjan se këtë aspekt po e përkeqëson çdo ditë.

Duke e lënë krimin, drogën, lidhjet e qeverisë me trafikun, si çështje e brendshme e parëndësishme, ai po tenton çdo ditë nëpër qendrat e Europës, të shesë një mall kallp, të paketuar bukur. Kjo nuk ka se si të funksionoje. Na pranoni siç jemi, thotë ai, se i rregullojmë pastaj gjerat. Vetëm thoni ‘Po’, vetëm hapni negociatat. Nuk i kushton BE-së asnjë cent.

E mbrojti deri në fund ministrin që u bë i njohur botërisht për lidhjen me kryebandën e kanabisit, dhe tani i thotë Europës, pse nuk hap negociatat kur nuk do shpenzosh asgjë. Tahiri, krimi, droga, qenkan çështje të imëta të brendshme. Punë të tijat si me thënë, s’ka çi duhet Brukselit.

Duke e reduktuar hapjen e negociatave si një aferë, Edi Rama po e zhvesh nga çdo gjë solemne që ajo ka, që ka të bëjë me vlerat e Europës, si shteti ligjor, demokracia, transparenca, llogaridhënia, etj.

Rama nuk po bën asnjë përpjekje edhe në ditët e mbetura deri me 28 of June, për të treguar të paktën vullnet politik lidhur me kriteret që kërkon kontinenti i vjetër.

Kërkesa e tij për hapjen e negociatave, ngjan në thelb me një thirrje të dëshpëruar; thoni Po, që unë të vazhdoj karrierën. Karriera e tij, më e rëndësishme se integrimi, se e ardhmja e Shqipërisë. 

Pikërisht tek kjo thirrje e përsëritur, thoni Po, një Po nuk iu kushton asgjë, vetëm hapni negociatat, pastaj të bëhet ç’të bëhet, nga ky refren, mbërrijmë në qershorin e mbramë të Edi Ramës. Ai po e paraqet dhe vete tani, në mënyrë ulëeritëse, se një ‘Jo’ nga Europa, është një përmbysje në fatin e tij politik.

Të gjitha shenjat janë që negociatat nuk hapen, që vendet anëtare në Këshillin e Europës nuk do thonë Po.

Ky do te ishte pa asnjë diskutim, një refuzim i qeverisë, jo i Shqipërisë, nga BE. Saktësisht një refuzim i Edi Ramës. Qershorin e shkuar, Europa vendosi ti japë edhe një shans, ia njohu zgjedhjet dhe e mbajti në krye.

Po, kaq shumë është qelbur puna me krimin, me drogën, me sundimin si vezir i lindjes, sa nuk kaloi as një vit, dhe në qershorin e 2018, e njëjta Europe me gjasë ka vendosur ti thotë ‘Jo’ Edi Ramës.

I konsumuar totalisht në opinionin e brendshëm dhe para qytetareve, i gjendur në varferi idesh, vizionesh e batutash, një goditje edhe nga Brukseli do të ishte fatale për të. Ndaj, ky ngjan vërtetë të jetë Qershori i mbramë i Edi Ramës, pas shumë syresh që kanë sjellë jo pak mbrothësi për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu03/06/2018 16:56

Bohet qerpici edhe me m...
Dhe keshtu ne jemi ne avrope.

gac01/06/2018 10:36

Rama e ka katandis Shqiperine shume me mire se para 5 vitesh.

gac01/06/2018 10:35

cfare ka ndryshuar me para 4-5 vitesh.Asgje.Por ka ndryshuar nje gje qe kete qe thoni ju sot per E.ramen nuk ua ka mbajtur ta thoni edhe gjysmen e saj ne kohen e S.Berishes.Tani flisni lirshem ,shani lirshem,Prandaj ndodh ky konkluzion i Juaji.Kjo nuk eshte liri mediash.Mire ka bere S.berisha qe nuk i ka lene te derdellisin si te duan mediat.

Nebil31/05/2018 20:14

Europa ka aq shume probleme mes saje, sa fillim negociatash me Shqiperine do te qe tallje me vehten e saje!

sandri31/05/2018 18:48

rama thote se vetem te futemi ne europe por s duam as nje euro nuk e kuptojme se per cfare dum neve te futemi ne europe kur s na japin as nje euro vetem per te mburrur rama se une u futa ne europe. dhe te rrime akoma ne kete gjendje te veshtire ekonomike ne fund te fundit eshte shpresa per nje ekonomi me te mire ne vendin tone rama mos te flasi ne emrin e shqiptarve ne menyre te tille.

krasasi tp31/05/2018 16:23

Z.Lesi, celja e negociatave ka nje rendesi kapitale per shqiptaret.Deri ne 28 Qershor une them ta durojme me stoicizmin qe na karakterizon si popull, Z.Rama.Mandej ne varesi te celjes apo jo te negociatave ka dy versione. Nese celen negociatat eshte ne drejten e opozites qe mos te jete bashkepunuese me Z.Rama per implementimin e reformave pasi dialogu politik dhe nje detante e luftes politike sipas kuptimit,sakrifikojme pushtet qe te bejme shtet, eshte i nevojshem.Nese nuk eshte per kete bashkepunim dhe nese opozita gjykon se kredencialet e saj opozitare jane rritur aq sa me zgjedhje te parakohshme siguron nje grup solid prej se paku 78 deputetesh apo me shume, mjetet demokratike per rrezimin e qeverise dhe te Z.Rama, jane Aty te sheshi.Nese ju keni mendim qe opozita te ferkoj duart dhe te beje duva qe mos te celen negociatat, une te siguroj qe kjo nuk eshte as deshira e opozites dhe as e qytetareve, pamvaresisht bindjeve politike.

tironci31/05/2018 15:59

Negociatat po u hapen do jene mire per Shqipnine dhe shqiptaret. Po si e ka katanis Rama Shqipnine vec me hater po na futen se nuk e mertitojme kurre me ket qeveri te pjerdhme qe kemi. Ose do na fusin qe tna kontrollojne me mire se boll shkun borxhet e u bon mal nga lugatlliku qeverise. Ishalla vejn doren ne zemer per shqiptaret e shkrete qe shofin rumun e bullgare ikin gjejn pune e askush si numeron jo 3 muj jo ke thy vizen etj etj sic bojne me shqiptaret. Mallkim do ishte te na digjshin per mut muti si Rama.

gramoz31/05/2018 15:57

Nuk ka asnje ndryshim nga sorra e zeze nexhmije hoxha, edhe ajo identik si ky palloshi thoshte ne vitin 1991, Europa te na pranoje keshtu siç jemi.

Shto koment

Denonco