Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Rama në Vjenë, Shqipëria ‘vendstrehimi’ i emigrantëve nga Lindja

Rama në Vjenë, Shqipëria ‘vendstrehimi’ i emigrantëve nga Lindja

Nga SYRI.net - 31/05/2018

Edi Rama ishte në Vjenë për një takim të kërkuar me urgjencë nga kancelari Kurz  për çështjen e emigrantëve nga Lindja.

Të gjithë rrugët ballkanike duken të mbyllura për këta emigrantë nga Lindja. Ata vijnë nga Lindja përmes një vendi të BE, Greqisë e cila ka marrë përsipër vetëm ti ‘përcjellë’. Emigrantët kërkojnë e të shkojnë në vendet e BE, disa prej të cilave janë shprehur qartë se kanë mbyllur kufirin kurse disa vende të tjera kanë marrë masa të forta për të mos i pranuar.

Për rrjedhojë shumë prej tyre duket do të mbeten e trajtohen në Shqipëri.

Kjo ishte ‘detyra; që iu dha Ramës në Vjenë dhe ky ishte njëkohësisht ‘angazhimi’ që mori Rama nga takimi me kancelarin austriak i cili para medias së tij tha:

Do të vendosim në kufirin e jashtëm të BE, pra në Shqipëri, policë ‘europianë’ që së bashku me Shqipërinë të pengojmë ardhjen e azilkërkuesve në Austri;

këta emigrantë që janë shtura rreth 15 herë dhe që pritet të shtohen për shkak të motit favorizues, të trajtohen pra të mbahen në Shqipëri;

forca të ‘policisë europiane do të vendosen edhe në vendet e origjinës’.

Thënë shkurt e qartë: Shqipëria do të jetë vendi i vetëm në kufijtë e jashtëm të Europës që do të mbajë e trajtojë emigrantët nga Lindja.

Këtë ‘detyrë’ të pritje-mbajtjes-trajtimit të emigrantëve nga Lindja për një kohë të pacaktuar s’e ka pranuar as Greqia (vend i BE), as Maqedonia, as Mali i zi, as Serbia, as Kroacia.

Cila është arsyeja që Rama mori këtë angazhim?

Dhe çfarë përfitimi do të kishte Shqipëria në shkëmbim të marrjes së kësaj detyre të vështirë dhe që mund të ketë edhe pasoja afatshkurtër për stabilitetin e sigurinë e vendit dhe pasoja në demografinë e saj në periudhën afatgjatë kur dihet se Shqipëria po boshatiset?

A është ky angazhimi i ngjashëm me atë të marrjes së një numri shumë të madh Muxhahedinësh?

A është ky vendim i vështirë dhe kompleks i konsultuar në qeveri? Po me Presidentin? Po me forcat politike parlamentare? Mos është vallë vetëm një angazhim Personal i Ramës?

Opozita me pozitivitet duhet të sqarojë të gjithë këto pyetje për të përjashtuar marrjen nga Rama të këtij angazhimi për interesat personale të pushtetit duke i bërë me dije me transparencë publikut këtë angazhim që do të kosto për shqiptarët e ndoshta edhe ndikim në sigurinë e stabilitetin e vendit.

Thjesht për kujtesë, Rama ndonëse mori këtë angazhim në mungesë të plotë transparence, nuk mund të siguronte, qoftë edhe si premtim hapjen e negociatave me Be gjatë vitit 2018!!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco