Refreni i Ramës ‘Arritën barbarët’ dënon me vdekje negociatat

Refreni i Ramës ‘Arritën barbarët’ dënon me vdekje negociatat

Nga Ilir Nikolla - 30/05/2018

Letra e fundit që Edi Rama hodhi në bursën e integrimit të shqiptarëve në Evrope ishte një polici ndërkombëtare që do të përpiqet t’i ndalojë “djemtë e shqipes” të shkojnë ku të munden, ku të duan apo ku të ëndërrojnë. Precedentët e epokës moderne, pra të epokës pasi “bijtë e shqipes” fituan të drejtën të fluturojnë ku tju dojë e bardha zemër, flasin për mos-qeverimin fuqiplotë të ish-komunistëve.

 Pas zulmës së 2010-s, shqiptarët arritën atë që fizikanët e quajnë “ekuilibër dinamik”, pra, largimin vjetor nga Shqipëria të të njëjtit numër shqiptarësh (afërsisht), me atë që kthehej në atdhe.

Por, gjatë vizitës së Edvinit në Vjenë, për herë të parë në epokën moderne, pra ne epokën “Berisha”, kryeministri i Shqipërisë negocion me autoritetet e Perëndimit, qe të garantohet “Ndalimi i shqiptarëve që të arrijnë vendet e Perëndimit”.

Edi Rama ka në përkujdesje vetëm parandalimet që atij i duken se i pengojnë propagandën brukseliste, prandaj në vizitat e tij të fundit nëpër BE, pika e pare e bisedimeve nuk është lehtësimi i lëvizjes së shqiptarëve, por ndalimi i saj, ose në rastin më anti-kryeministror, taksimi adekuat i kësaj lëvizjeje.

 Shfaqjet propagandiste ku Edi Rama tregohet një kryeministër i paaftë të tregojë se sa shqiptarë largohen nga vendi apo sa “latitantë” fshihen në të, është një stratagjemë për të fshehur jo-qeverimin e vendit, apo më keq akoma, administrimin e tij prej narko-strukturës.

Rama në Vjenë po rrëfen nevojën urgjente që ka për status-quo, nevojën qe ka për fasadën e kontrollit të kufijve, shtypjes së kriminelëve dhe ortakërisë me “të iluminuarit” e korruptuar të Evropës.

Kjo nevojë është një hall i madh politik, është një kapsllëk që rrezikon mbijetesën, prandaj, propaganda e tipit “arritën barbarët e Shqipërisë, prandaj më mbani” është një butafori që rrëfen mungesën e alternativave, mungesën e ministrave rezervë...dhe ç’është më fatalja, mungesën e kamikazëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber31/05/2018 15:16

Po pyetjes se pse Shqiptaret votuan per Edi Ramen ne 2010 a i pergjigjet kush? Kush jua solli ne maje te hundes? Prape nga ata qe na sollen Ramen do presim ne? PS, PD, LSI jane te gjithe pjese e mocalit te felliqur nga i cili vuan ky vend, nuk pritet shpetim nga asnje prej tyre.

Shto koment

Denonco