Loqka ynë i gjatë!

Loqka ynë i gjatë!

Nga Agim Xhafka - 30/05/2018

Ju kujtohen makinat FIAT që lëviznin rrugëve të Shqipërisë? Ato ishin dy llojesh,FIAT polak dhe FIAT italian. Dalloheshin qysh nga pamja. Ato italiane ishin më fine,ato polake si kuti shkrepse të Shkodrës. Më tej,ato italiane ecnin më shpejt dhe defekt bënin rrallë,ato polake më shumë rrinin në servise. Ato italiane harxhonin më pak benzinë,ato polake të grinin në karburant.Kaq ndryshonin sa populli yne trim,liridashës dhe plot humor thoshte:

-FIAT-i polak e ka fuqinë te borija. FIAT-i italian e ka fuqinë te motori.

Kështu po ndodh me qeverinë tonë. Ndërsa shifrat e ekonomisë janë shqetësuese,del në tv lajmi se Edi Rama magjepsi Parisin. Ose bëhen analiza se ky kryeministër po bën reforma të papara,shembuj për globin. Ose,hahaha,te Uji i Ftohtë në Tepelenë do ngrihet një klub.

E di që Rama nuk shkon as dy ditë në muaj në zyrë. E urren punën që nuk duket për publikun,atë që sjell produkt,si milingonat qe nuk rreshtin para dimrit. E di që nuk ia ka haberin postit që mban. E di që mbledh njerëz hallexhinj e këta i mësojnë që ta lavdërojnë pa pushim,por ja që FIAT-i që ia ke shaluar po të xhiron në vend. Ke në punë veç borijen,o derëzi. Të tjerat i ke për mysybet. Shendetësi edhe me lekë,edhe mizerje,arsim edhe me lekë,edhe ububu,emigracion masiv çdo vit  e më shumë,eksporte përherë e më pak,drogë mbill e shit në cdo cep të globit,të drejta të njeriut shkelur me çizmen e pushtetit...Pa vazhduar me ekipin tënd mbushur me myteberë të shekullit të shkuar,të pashkolluar dhe të pagdhendur. Ia nise me Rucin,shkove te Ulsiu,iu,iu,ngrite në karrierë Taulant rrenacakun e licensuar e pa numëruar Roshë,Termetë, e ukubetë plot.

Edvin,mos u lodh,a të q.. udhët,se më keq nuk e bën dot. Vendi e ka kapur fundin,nuk e çon dot më poshtë. E ke shtrirë në taban të detit.Largohu sa më shpejt e merr ca faje përsipër se po u vonove do marrësh përgjegjësi për krime.

Ka pesë vjet qeveria që na lodhi me borijen e zhurmëshme. Ty,ty,ty, nga mëngjesi në mëngjes. Plot duar mbi timon që veç e shtypin. Për motorin nuk pjerdh askush. U ndryshk e nuk lëviz makina më.Dridhet gjasme timoni majtas djathtas,bije borija,por bën prapa Shqipëria.

Në zhurmën e FIAT-it tonë pa motorr japin një dorë dhe pacavuro-analistët që i bijen gjithë ditën me dorë. Pér një garazh,për një biçikletë,për ca udhëtime ia valojnë muhabetit si dikur biroja e Enverit që fliste për lumturi kur ne në darkë te shtëpia na sillnin tallonin e pakos javore të gjalpit.

E besoj që Rama nuk dorëhiqet,por besoj se më keq se kaq ai nuk do të na bëjë. Na varfëroi,na prishi rrugët,na futi duart  në xhepa,na mbuloi në borxhe për tre breza,pra s’ngeli gjë pa përdorur. Por shpirtin nuk na e merr dot.. E para,se nuk ia japim,dhe e dyta se s’ka ç’i duhet.

Kryeministër të zhurrmave gjen nëpër glob,por me borije kaq zëfortë dhe me borije kaq të nikeluar veç njoni e ka,Edvini ynë,loqka ynë e gjatë! Bjeri,bjeri dhe cakohë sa të të bjerë pas veshit...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Loqka30/05/2018 22:55

Ç'loqkë a derëbardhë? Ai është kar i tëri.

Liu30/05/2018 22:35

Te ishte burie ishte mire por ajo e te gjatit eshte sirene treni cek

Xha Paro30/05/2018 18:39

Agim o djale, Agim o shpirt i Parandilit. Shume holle e ke tjerre.

Shto koment

Denonco