Lirimi i Saimir Tahirit dhe mesazhi i SHBA për Ramën

Lirimi i Saimir Tahirit dhe mesazhi i SHBA për Ramën

Nga Bujar Nishani - 30/05/2018

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëroj dhe denoncoj një ditë përpara gjyqit të ish Ministrit të Brendshëm se kërcënime, shantazhe dhe ryshfete, po përdoreshin për ta liruar nga arresti ish-ministrin.

Ky denoncim i Ambasadës u verifikua ekzaktësisht pas një seance flesh të gjykatësve në veting.

Të gjithë shqiptarët normalë nuk është se kishin ndonjë dyshim në atë denoncim të Ambasadës, pasi Qeveria e SHBA është qeveria mike më e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Institucionet ligjzbatuese të SHBA janë institucionet më të afta dhe më të specializuara në hetimin e trafikut të drogave dhe grupeve të trafikantëve.

Për më tepër kjo Ambasadë nuk flet pa patur prova serioze.

Natyrisht prova që nuk i merr nga laboratori imagjinar i Kryeministrit të Shqipërisë.

Por edhe njëherë, si në të gjitha skandalet e mëparshme të kësaj qeverie, propaganda e agjitatorëve të qeverisë nisi tentativën të përgënjeshtrojë apo deformojë deklaratat e Ambasadës së SHBA.

Sipas agjitatorëve të qeverisë ndërhyrjet, kërcënimet dhe ryshfetet e dhëna për pengimin e ligjit ndaj ish Ministri të Brendshëm mund të jenë bërë nga opozita !!!!

Më qesharakë nuk ka se si bëhen.

Por në fakt nuk është aspak thelbi i kësaj situate ky lloj sharlatanizmi.

Thelbi është se lirimin e Sajmir Tahirit e vendosi Kryeministri dhe maxhoranca e tij parlamentare që në momentin kur bllokuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që të kishin mundësinë të mblidhnin provat e nevojshme në banesën e ministrit.

Prova që më pas shqiptarët i panë të hargaliseshin rrugëve të Shqipërisë ndër makinat e fëmijve të oligarkëve të Rilindjes, në prerje 100-she dhe 500-she.

Lirimin e Sajmirit e paralajmëroj Agron Xhafaj gjatë muhabetit me mikun e tij Babalen,... “ ata në Itali, janë zbërthyer fare vëlla”, i thoshte Xhafaj Babales.

Ndaj masat duheshin marrë seriozisht, me çdo kusht e çmim mbi kurrizin, imazhin dhe fatin evropian të vendit.

Kjo nuk është aspak një çështje procedurjale, siç kërkojnë t’jua shesin shqiptarëve, agjitatorët e oborrit qeveritar.

Nën masë arresti apo ndjekje të lirë,

me arrest në burg apo në shtëpi e përcakton qartë kodi procedures penale në varësi të plotë nga rrezikshmëria e kompromentimit dhe ndikimit të hetimit si dhe lloji i veprës penale për të cilën është ngritur akuza.

Por ajo që bën diferencën nuk është proçedura e parashikuar nga ligji por urdhëri dhe pushteti që ka Maliqi.

Ajo që tregon kapjen e sistemit dhe modelin e pandëshkueshmërisë edhe për krime të rënda e flagrante (lëre pastaj për vjedhjet e sofistikuara), nuk është thjesht denoncimi amerikan por fuqia e vërtetë që kanë mbi pushtetin Habilajt, Xhafajt dhe “babalet” e këtij vendi.

Kushdo qytetar tjetër i këtij vendi, nga veriu në jug që do kishte një akuzë të tillë nga Prokuroria do ishte mbyllur në qeli që ditën e parë e do ishte harruar aty brënda.

Për të inkriminuarit e Rilindjes nuk ka ligj, rroftë Maliqi !

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Benca31/05/2018 22:37

O Tepelenas i Krasit qe duket je nje injorant i papunes qe rri gjithe diten duke bere komente. Kjo te le shijen se nje ithtar i paguar nga Rama me parate e krimit e te trafiqeve. Europa e di shume se cfare ka bere dhe po ben Rama. Vetem pas tre muajsh qe patrioti tende Tahiri i Habilajve,italianet kishin filluar ta pergjonin. Ti si kujton se kungull i Krasit qe Europa nuk e di se palloshi i gjate e mblodhi vendin me kanabis per te fituar disa qindra miliona euro, ai se bashku me depresivin Tahiri dhe per te manipuluar zgjedhjet.

Eshte mire te shkosh te Tema e Mero gelbazes, patriotit tend pisanjos dhe te Dita e qelbesirave e mbetjeve komuniste. O mercenar qe vjen te besh komente ne kete portal.

Edhe nje here po te paralajmeroj se do te nxjerr bojen. Do te publikoj emrin tend te vertete. Prandaj me mire largohu para se te diskretitoj o anetar i aleances se qelbesirave, o pinjoll i komunizmit.

Nebil30/05/2018 16:44

DRKLARATA E AMBASADES SE SHBA ISHTE EVASIVE APO DYKUPTIMORE! UNE NUK PRES QE ZOTI LU TE KETE KUNDERSHTIM ME CFARE SHPREHA ME SHKRIM.

krasasi tp30/05/2018 12:19

"Pushteti i bere njesh me shtetin".Kete slogan e perdorte Z.Rama kur ish ne opozite.Kete slogan e thekson opozita e sotme, sa i ngjiret zeri.Po keshtu eshte sipas meje.Demagogjija e metusit te pushtetit, se do beje permbysjen e madhe kur te vije ne pushtet, nuk binde me njeri.Pushteti i bere nje me shtetin dhe me ndihmen e miqve respektiv mund te bejne nje permbysje tjeter.S'ka prova per as per Tahirin, as per Geronin, as per 613 kg kokain, as se kush zhduk dosje, as kush eshte ne hetim.Me rastin e celjes se negociatave, Z.President dhe parlamenti miraton nje amnisti te madhe, ku perfshihen te gjithe.Edhe ata qe hetohen edhe ata qe fshihen ,edhe ata qe jane procese gjyqesore.Ishalla ju shkon ne mend te zbrazni burgjet edhe nga ata fatkeq qe s'kane mbrojtje nga "pushteti i bere njesh me shtetin"qe jane denuar per 5 gr kanabis, apo se mbollen 30 rrenje kanabis.

Shto koment

Denonco